I DASHURI I TE DASHURVE
Eshte verė,
Petalet e mendimeve te mia,
Hudhen ne boten plot vrerė,
E une ende te pres.
Soditem per cdo dite,
Pas seciles fjale hyjnore,
Trembem si i dehur,
Pertej afisheve tua i dashuri Pejgamber....
Ne drenesine e kohes ,
Endem , vyshkem , jehoje,
Do te doja njemije jeta,
Ne afrinė Tende...
Mbresat e mia prej robi,
Jane liri , pavarsi , trimeri,
Do te hudhem ne vallen e engjujve,
Per hir te te Dashurit tim....
Soditja ime ne ty,
Eshte jete mbi jete,
Deri ne majet e Arsh*t,
Do te pres si devocion...
Kalimthi harmonizova jeten,
E per vdekjen nuk ka gri,
Lulet e vyshkura si hormon ndjenje,
Me mallengjejne per ne Amshim...
Te heshtesh para jetes ,
E te flasesh ne Amshim,
Do te krenohem me Ummetin,
Tha i Dashuri im...
Te mallkuarit me afsh te gjuanin,
E ti i buzeqeshur i ledhatoje,
Edhe nje fjale brenge eshte me me vlere,
Se gjithe mllefi i pavlere...
Do te doja te te afrohem ,
Aty ku ska njeri ,
Te jemi vetem ne te dy ,
Si gershere ny per ny...
Era e Fortė e Jetes,
Me nxine perball joshesit tim,
Per nje fjale humba Perjetesine,
Te lutem Ndermjeteso o i Dashuri im...
|