Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-02-07, 18:33   #208
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Nė vazhdėn e pasurimit tė jetės fetare dhe veēanėrisht me rastin e afrimit tė muajit tė madhėruar tė Ramazanit, Myftinia Lezhė, organizoi me dt. 22.09.2006 tubimin me temė: “Agjėrimi i Ramazanit, edukim pėr ndėrgjegjen njerėzore”.
Aktiviteti filloi si zakonisht me pėrshėndetjen e Myftiut tė rrethit z. Tomorr Ballabani. “Esenca e fesė i shėrben mirėkuptimit dhe ngritjes morale e shpirtėrore, tha z. Ballabani. “Muaji i agjėrimit, ka vazhduar mė tej ai, shėrben pėr afrimin dhe vėllazėrimin mes dy besimeve.”

Simpoziumi ka vijuar me dy temat e pėrgatitura me kėtė rast. Mbi temėn “Agjėrimi dhe trajtimi i tij historik” ka referuar znj. Iris Maēi, pėrgjegjėse e Sek. tė Gruas nė KMSH. Nė fjalėt e saj ajo ėshtė shprehur se agjėrimi nuk njihet vetėm nė Islam, pėrkundrazi zanafilla e tij ėshtė shumė e hershme. “Nė tė gjitha fetė ka pasur agjėrim, ose njė adhurim tė ngjashėm me tė. Argumenti mė i madh pėr ekzistencėn e agjėrimit edhe para ardhjes sė Islamit ėshtė ajeti kuranor: “O ju qė besoni. Agjėrimi ėshtė bėrė obligim pėr ju ashtu siē ishte obligim edhe i atyre qė ishin para jush, qė ju tė jeni tė devotshėm.” ka sqaruar znj. Maēi.

Ndėrsa temėn “Agjėrimi, edukim pėr ndėrgjegjen njerėzore”, e ka trajtuar z. Gazmend Qinami. Nė fjalėt e tij z. Qinami ka bėrė se agjėrimi ėshtė shkruajtur si recetė nga vetė Allahu, si formė adhurimi e lutjeje dhe gjithashtu si njė periudhė stėrvitjeje, qė tė zhvillohet mė shumė devotshmėria dhe bujaria mes njerėzve. “Ramazani ėshtė varfėri e obliguar, sepse tė gjithė njerėzit janė tė barabartė e ndjejnė vuajtje tė njėjta. Nga vuajtjet lind mėshira kurse nga mėshira drejtėsia. Sa e bukur do tė ishte koha, sikur tė ishte krejt Ramazan, kjo sepse ai realizon gjėrat mė tė rėndėsishme nė shoqėri; barazinė dhe rehatinė” ka mbyllur fjalėn e tij z. Qinami.

Njė nga momentet mė pikante tė kėtij tubimi kulturor, ishte pėrshėndetja e tė ftuarve. Tepėr mbresėlėnėse kanė qenė fjalėt e pėrcjella nga Don Antonio Sharra, misionar katolik nė zonėn e Lezhės. “Kėto fjalė qė dėgjuam sot nuk janė vetėm fjalė, por janė mesazhe qė pėrcillen dhe jetohen brenda kėtij muaji”, ka thėnė ai. Njė tjetėr mesazh ishte edhe ai i Padėr Otavio Vitale, Ipeshk i Lezhės, i cili pasi ka falėnderuar organizatorėt, i ka ftuar tė gjithė tė pėrjetojnė emocionet e kėtij muaji tė begatė. “Unė i bėj thirrje ēdo njeriu, pa dallim feje, qė nė kėtė muaj tė provojė tė agjėrojė, nė mėnyrė qė tė gjejė paqe”.

Deputeti i Lezhės, z. Preē Zogaj, gjatė fjalės sė tij ka vlerėsuar maksimalisht virtytin e tolerancės qė karakterizon popullin tonė teksa ėshtė shprehur: “Shembulli i tolerancės mes besimeve fetare, mbetet njė virtyt i pashtershėm i popullit tonė. Ne e shpallim botėrisht kėtė traditė dhe pėrpiqemi ta lartėsojmė atė”. Nė kėtė pikė ėshtė ndalur edhe z. Bardh Nica, kryetar i Qarkut Lezhė. “Harmonia ndėrfetare, -ka deklaruar ai -nė qoftė se ka arritur aty ku ėshtė sot, ėshtė falė kontributit tė kėtyre klerikėve, qė pėrcjellin vlera dhe mesazhe universale. Unė lexoj Kuranin dhe Ungjillin dhe konstatoj se ata kanė njė emėrues tė pėrbashkėt, rrugėn pėr te Zoti”.

Tė pranishmit i ka uruar edhe ministri i Drejtėsisė, z. Aldo Bumēi, i cili, duke u ndalur kryesisht nė vlerat e muajit tė Ramazanit, ėshtė shprehur se drejtėsia ėshtė e rėndėsishme, por nė kėtė muaj prioritet yni duhet tė jetė mėshira, falja dhe pranimi i njėri-tjetrit.

Urime pėr besimtarėt muslimanė kanė bėrė edhe z. Njazi Reēi, prefekt i Lezhės, pėrfaqėsuesi i PD, z. Tonin Uldedaj, sekretari i PS pėr Lezhėn, z. Gjovalin Kadeli, z. Salvador Kaēaj, president i Komitetit Olimpik Shqiptar etj.
Nė mbyllje, pėrmes njė kokteji tė rezervuar nga organizatorėt, pjesėmarrėsit kanė pasur rastin pėr tė zhvilluar biseda miqėsore dhe shkėmbyer urimet e rastit mes njėri-tjetrit.

Tetor, 2006
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė