12-02-07, 19:45
|
#6
|
.:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:.
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
|
Marrur nga: http://www.sportishqiptar.com.al/spo...m.php?ID=42932
Vetė¬m 56 sekonda iu deshė¬n Muriqit tė she¬mbė pė¬r tokė boksierin Derek Reid. Tani sfidon kampionin e botės  14-12-2006
Elvir Muriqi si Muhamed Ali: Kurani me jep fuqi
Sporti Shqiptar
Nata e boksit nė Nju-Jork, nė ringun e "Paradise Theater" nė Bronks, ka pasur protagonistė disa prej boksierėve mė tė spikatur tė peshave tė ndryshme nė SHBA. Nė mesin e boksierėve mė tė spikatur u rikthye pas njė pauze shumė tė gjatė edhe boksieri shqiptar, i njohur me emrin "Kosova Kid", Elvir Muriqi. Boksieri ynė Elvir Muriqi, i cili ka 32 fitore nga kė¬to 19 prej tyre me nokaut dhe vetėm 3 prej tyre me humbje ka fituar nė njė duel qė nuk ka zgjatur mė shumė se 56 sekonda ndaj amerikanit Derek Reid, ēka tregon se ai aktualisht ė¬shtė pa dyshim boksieri mė i suksesshė¬m shqiptar nė SHBA. Dueli ėshtė zhvilluar nė tetė raunde, nė peshėn gjysmė tė rėndė. Derek Reid, me 13 fitore (11 prej tyre nokaut) dhe 6 humbje nuk ka mundur t'u rezistojė goditjeve tė ish-kampionit tė Nju-Jorkut, "MY Golden Gloves" Elvir Muriqi. Shqiptari, pas kėsaj fitoreje, ka qe¬nė i ftuar disa herė nė televizionin mė prestigjioz tė sportit nė Amerikė¬, ESPN, si dhe ėshtė njė nga kandidatėt nė garė¬n e kėtij televizioni "Fight of the Year". Muriqi ka arritur ta mposhtė dhunshė¬m me grushtet e fuqishme qė nė fillim tė duelit kundė¬rshtarin e tij Derek Reid. Atij nuk i janė dashur mė shumė se 56 sekonda pėr ta shtrirė nė tapetin e ringut Derek Reidin. Meqenėse dueli u zhvillua nė njė lagje qė dominohet tėrėsisht nga shqiptarė¬t nė Nju-Jork, adhurues tė shumtė ndoqė¬n duelin dhe kanė entuziazmuar sallė¬n me thirrjet e fuqishme: "Muriqi... Muriqi... shqipe...shqipe..." Flamuri ynė kuqezi valvitej nga shqiptarė¬t nė ringun e "Paradise Theater".
Pė¬r koincidencė, edhe vetė boksieri ynė Elvir Muriqi nė njė intervistė nė faqen e tij tė internetit, thoshte para meēit me Derek Reid: "Nju-Jorku ė¬shtė krejt kuqezi nė kė¬to ditė festive pė¬r flamurin tonė kombė¬tar. Nju-Jorku di tė flasė edhe shqip. Bronksi ėshtė i shqiptarė¬ve. Tash edhe Manhatani." Nė intervistėn e tij tė gjatė, Elvir Muriqi, pas duelit i pyetur pėr fitoren deklaroi: "Besimi! Besimi nė Zot, nė tė cilin unė besoj. Kam njė Kuran shqip dhe e lexoj shpesh kur jam vetėm. Mė pė¬lqen. Gjej njė qetė¬si shpirtė¬rore. Tani e kam kuptuar pse legjenda e boksit, Muhamed Ali, e ka pasur kė¬tė besim. Me siguri edhe ai si unė ka gjetur qetė¬sinė. Atje marr fuqi pė¬r tė luftuar nė ring, ndėrsa nė jetėn e pėrditshme pė¬r tė luftuar pėr drejtat dhe liritė e njerė¬zve, pė¬r tė qenė promotor i barazisė dhe drejtė¬sisė pė¬r vlera jo vetė¬m nė Amerikė¬, por kudo nė botė¬".
Muriqi, shqiptari qė po ēudit boksin amerikėn
Elvir Muriqi ka lindur mė 29 mars 1979 nė Pejė (Kosovė¬). Aktualisht ėshtė boksier i ringut profesionist nė peshėn gjysmė tė rė¬ndė. Boksieri shqiptar, karrierėn e tij nė ringun profesionist e nis me trajner Teddy Atlas (ish-trajner i Mike Tyson) dhe menaxher Frank Locascio. Ai renditet i 63 i nga 559 nė botė dhe ka nofkė¬n "Kosova Kid". Muriqi ka 30 fitore (19 KO) dhe 3 humbje. Elvir Muriqi ėshtė 26 vjeē dhe prej 8 vjetėsh ėshtė boksier profesionist. Ai e ka nisur karrierėn e tij si kikboksier nė qytetin e tij tė lindjes, nė Pejė¬, derisa emigroi nė SHBA, atje ku hodhi dhe hapat e parė nė boksin profesionist dhe u bė i njohur si "The Kosova Kid", me trajner Teddy Atlas (ish-trajner i Mike Tyson). Nėn drejtimin e kėtij trajneri, shqiptari zhvilloi shumė duele tė suksesshme nė peshėn gjysmė tė rė¬ndė. Por qė prej prej ndarjes nga trajneri Atlas ai humbi 2 nga 3 duelet e fundit. Kjo me sa duket ndikoi psikologjikisht te shqptari i ringut amerikan, i cili pas kėsaj kaloi njė vit tė plot pa boksuar. Nė janar tė 2006-ės u publikua lajmi se Elvir Muriqi i rikthehet ringut, duke kaluar te njė klub serioz nė SHBA i quajtur "Starboxing" ku bokson dhe tani. Pikėrisht kėtu duket se ai e ka gjetur serish veten dhe suksesin e tij me fitoren e fundit ndaj amerikanit Reid.
Muriqi sfidon kampionin e botės
Pas fitores sė tė premtes nė mbrėmje ndaj amerikanit Derek Reid, Elvir Muruqi kėrkon titullin kampion i botės nė pehės gjysmė tė rėndė: "Jam i gatshėm tė dal nė ring pėrballė boksierit mė tė mirė tė kategorisė sime, Antonio Tarver. Shpresoj qė ta bėj kėtė realitet qė me 24 shkurt", ka thėnė "Kosova Kid".
|
|
|