Gėzuar PRESIDENT
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
|
Utilitarizimi i Hashimit
Ernest Luma
Profiterėt e situatave tė ndjeshme apo momenteve kur mund tė ndodhė ndonjė kthesė ose thyerje e vogėl apo e madhe nė tė sjellurit dhe kahjet brenda shoqėrive tė caktuara, nuk kanė munguar asnjėherė nė historinė e njerėzimit. Nėse i referohemi Kamysė, te “Murtaja” gjejmė profiterėt e tragjedisė alegjeriane tė kolerės, tė cilėt i ngritnin marramendshėm ēmimet e bukės dhe tė gjėrave mė elementare tė jetės, deri te ilaēet, me vetėm njė qėllim: mirėqenien personale nė kurriz tė fatkeqėsisė sė gjithėmbarshme. Nė skenė vinin nė shprehje metrapazė dhe spekulantė tė nduarndurshėm, me po tė
njėjtin qėllim – pėrfitimin nė shtratin e fatkeqėsisė sė murtajės. Elementė tė tillė gjejmė kudo te
autorėt rrymės sė ekzistencializmit. Por, si personazhe tė gjalla ata i gjejmė edhe mes nesh, mu brenda
spektrit politik tė Kosovės. Nė kompleksitetin e tragjedisė kosovare tė kėsohershme, i tillė u shfaq
Hashim Thaēi. Ky konstatim vjen nga qasja e tij nė opinion, njė ditė pas protestės qė mori pėrmasa tragjike, tė shtunėn e pėrgjakshme tė 10 shkurtit. Por, edhe nga, siē u pa njė ditė mė vonė, qasja e tij me lojėn nėn tavolinė, menjėherė pas kėsaj proteste. Kjo e dyta merrej vesh, midis rreshtave por edhe ashiqare, nisur nga nuancat e deklaratės sė ish-eprorit tė UĒK-sė, luftėtarit tė dalluar tė lirisė dhe zyrtarit tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Daut Haradinajt. “Hashim Thaēi po gėnjen”, ka
thėnė Daut Haradinaj, duke aluduar, nė deklaratėn e tij, nė suflerizmin dhe shpifjet e Thaēit zyrave
tė huaja dhe qarqeve diplomatike pėr kinse “pėrfshirjen e Daut Haradinajt nė organizimin e
protestės sė 10 shkurtit”. Kjo mund tė jetė “loja nėn tavolinė” e Hashim Thaēit, tendencat
dhe synimet e sė cilės duken tė qarta nėse lexojmė gazetave, shohim ekraneve ose dėgjojmė
radiove deklaratėn tjetėr tė tij (atė publike), nė tė cilėn ai nuk e fshehė kėnaqėsinė pėr mundėsinė e
rrėzimit tė Qeverisė sė Kosovės, kur
kėrkon pėrgjegjėsinė e Qeverisė
pėr ngjarjet e 10 shkurtit, e deri te
pėshpėritja tinėzare nė qarqe tė
ndryshme, pėrmes tė cilave krimin
e sė shtunės ia atribuon Qeverisė
sė Kosovės dhe kėrkon hiq mė pak
se rrėzimin e saj.
Do tė ishte marrėzi tė synosh njė
opozitė qė mendon dhe punon
mirė pėr mazhorancėn (qeverinė).
Opozita synon marrjen e pushtetit.
Natyrisht qė edhe vetė lideri mė i
madh opozitar e synon kėtė, krejt
drejt e natyrshėm. Madje, duke u
pėrpjekur tė gjejė apo edhe stėrzmadhojė
secilėn njollė tė qeverisjes,
porse jo nė kurriz tė Kosovės.
Godite qeverinė, por jo dhe
Kosovėn.
Ėshtė krejtėsisht absurde tė kesh
pėrpara njė njeri qė pretendon tė
jetė i pari i vendit, me lojėn e
ndėrskamcave dhe intrigave.
Zatėn, me tė drejtė thuhet qė kjo t’i
ketė kushtuar shumė nė tė gjitha
kombinimet e deritashme pėr marrjen
e timonit nė lidershipin kosovar.
Nė tė gjitha performancat e tij,
personazhi Hashim Thaēi ka qenė
jokonsekuent, i ndryshėm nga
ēasti nė ēast dhe nga vendi nė
vend. Ky nuk ėshtė konstatimi im
personal. Ky ėshtė edhe mendim i
shumė tė tjerėve - gazetarė, politikanė,
kamarierė, qyetarė tė rėndomtė
tė Kosovės, bashkėpartiakė
tė tij, miq dhe rivalė apo kundėrshtarė
tė z. Thaēi.
Nė pėrpjekje pėr t’u ndėrlidhur
me deklaratėn e Daut Haradinajt,
dhėnė mbrėmė nė orėt e vona, pas
fillimit tė pėrhapjes sė thashethemeve
nga Hashim Thaēi se “Dauti
ėshtė bashkorganizator i protestės
sė 10 shkurtit dhe se ai paska pasur
pėr qėllim rrėzimin e qeverisė dhe
shkatėrrimin e institucioneve tė
Kosovės”, tė dhėnat tjera bėjnė tė
ditur pėr njė realitet krejt ndryshe.
Sipas tyre, ėshtė vetė z. Thaēi ai qė
paska synuar kėtė, me njė stratetgji
tė hartuar jo edhe aq mirė, duke
rekrutuar nė mesin e protestuesve
parastrukturat e tij pėr tė djegur,
shkatėrruar dhe krijuar kaos institucional,
dhe pėr t’u fshehur,
njėkohėsisht, nėn siglėn e
Vetėvendosjes. Madje, burime mirė
tė informuara bėjnė tė ditur se pėr
kėtė parakomplot kanė qenė nė
dijeni qarqe tė rėndėsishme
ndėrkombėtare nė Kosovė dhe
vetė Qeveria dhe Kryeministri
Ēeku.
Kuloareve pėrflitej nė
vazhdimėsi dhe pėrflitet edhe tani
ajo qė nuk ėshtė barcoletė:
Hashimi luan me shumė karta. Pėr
njė ngjarje tė caktuar ai ndryshe
flet nė partinė e tij, ndryshe nė
kafene, ndryshe nė gazetė, krejt
ndryshe nė TV e ndryshe nė tė
pame, dasma apo mexhlize.
Lojėrat e tilla nė fushėn politike
nuk janė art i mirėfilltė i politikanit
serioz. Pėr mė tepėr janė mungesa
e zotėsisė reale pėr tė sfiduar gjerta
dhe arritur synimin. Personazhi ynė
ndryshe na shfaqet nė Ekipin e
Unitetit, ndryshe nė qasjen ndaj
qeverisė, ndryshe me rolin nė
demonstratat e Vetėvendsojes,
pėrmes parastrukturave tė tij qė,
sipas burimeve tona mund tė
themi qė synonin zjarrvėnien qeverisė,
ndryshe nė takime me tė pėrfaqėsues
tė qendrave vendosėse
ndėrkombėtare, e ndrsyshe nė
paraqitjet televizive.
10 shkurti ishte mundėsia e
shumėfishtė pėr liderin opozitar, z.
Hashim Thaēi: nė njėrėn anė tė
infiltrojė parastrukturat e veta,
pėrmes tė cilave do tė llomiste qeverinė
(sipas tij) dhe, nė tė njėjtėn
kohė, tė prishte protestėn e
Vetėvendosjes, kurse, nė anėt
tjetėr, “nėn tavolinė” tė sufleronteve
zyrave tė huaja pėr implikim,
siē edhe ka thėnė, tė Daut
Haradinajt nė organzimin e
demonstratės sė 10 shkurtit, e
jozyrtarisht mes njerėzish tė thotė
se Qeveria ėshtė e inkriminuar nė
krejt kėtė, e, nė mbrėmje, “superlojtari”
i politikės sonė tė dalė nė TV e
tė nesėrmen nė gazeta, duke u pėrpjekur
tė shfaqet si “baba i kombit”
apo “si biri i kombit”, tė apelojė pėr
qetėsi, tė ftojė pėr besim “nė ne”
(nė lidershipin - Ekipin e Unitetit).
Por, Kosova ėshtė e vogėl pėr
lojėra tė tilla “tė mėdha”. Kosova
ėshtė e vogėl pėr intriga tė mėdha
e planet nuk mund tė jenė ku ta
dimė se sa tė ruajtura, pavarėsisht
nėse “superlojtari” mund tė
bunkerizohet i vetėm, duke e
ndalė dritėn dhe mbyllur derėn,
mbase qė tė mos e shohė e tė mos
e ndjejė kush, duke i pėshpėritur
vetes se ēka do tė mund tė
intrigonte nesėr.
Pastaj ka diēka mė tė madhe qė
nuk guxojmė ta humbim nė lojėn
politike, e qė “superlojtari”(Hashim
Thaēi) duhet ta dijė: Tė kthejmė
kokėn pas dhe tė shohim se mė e
fuqishme se e sotmja (lufta pėr
pushtet) dhe e nesėrmja jonė me e
pa pushtete, ėshtė vetė e kaluara e
pėrbashkėt – organizimi i luftės
pėr liri, madhėshtinė dhe
shkėlqimin e sė cilės nuk ia vlen ta
zbehim, pėr asnjė ēmim.
Ndėrskamcat nuk duhet tė vijnė
nė shprehje. “Superlojtari” po e
bėn kėtė lojė ndėrskamcash e
intrigash, ashiqare.
Kosova, nė kėto momente ka
nevojė pėr sinqeritet reciprok, jo
pėr shpifje e ndėrskamca. Edhe
nesėr, Kosova nuk do ta meritonte,
ta zėmė, njė kryeministėr
ndėrskamcash, apo njė kryeministėr
qė rrugėn e ndėrskamcave
do ta zgjedhte pėr tė ardhė nė
pushtet.
Me tė drejtė po mė sillet Kamyja
dhe “Murtaja”, nė Kosovėn e kėtyre
ditėve, me gjithė tablon algejriane
tė profiterėve tė kolerės. Ata e
shfrytėzonin tragjedinė e kombit
dhe vendit tė vet pėr tė intriguar e
hartuar plane profiti prej saj.
(Autori ėshtė anėtar
i KQ tė AAK-sė)
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
|