Bexhet Pacolli: Do te negocioj me Mosken per Kosoven
Kryetari i Partisė Aleanca pėr Kosovėn e Re (AKR), Behxhet Pacolli ka deklaruar se ėshtė i gatshėm tė ndėrmjetėsojė lidhur me qėndrimin e Rusisė pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, nėse njė gjė e tillė kėrkohet nga udhėheqėsit e aktualė vendorė nė Kosovė. ...
Pacolli qė nuk e ka fshehur edhe dėshirėn e tij pėr tu bėrė president i Kosovės, ka deklaruar gjatė njė interviste se do tė ndihmojė tė bindė Moskėn pėr tė mos ndalur pavarėsinė e Kosovės.
Por Pacollli ka kėrkuar qė pėr njė gjė tė tillė ti jepet mandate nga krerėt e Kosovės qė po merren me cėshtjen e statusit.(ne Honkshin Politikanet me e bo kete Kryetar haha.)
Pacolli ėshtė njė nga biznesmenėt mė tė mėdhenj kosovarė qė operon jashtė vendit tė tij.
Aktualisht Pacolli me kompaninė e tij ka arritur tė rikonstruktojė ndėrtesat kryesore qeveritare nė vendet ish sovjetike, pėrfshi edhe vete ndėrtesėn e Kremlinit.
Nuk dihet se sa ndikim mund tė ketė Pacolli nė administratėn e Putinit, por dihet se ai ka lidhje mjaft tė forta qė kanė rezultuar tė suksesshme.
Moska ėshtė vendi i vetėm qė deri tani duket se do tė mbajė peng pavarėsinė e mundshme tė Kosovės nė Kėshillin e Sigurimit.
Kremlini e ka kundėrshtuar prerė pavarėsinė e Kosovės me argumentin se njė gjė e tillė mund tė krijojė precedent tė rrezikshėm pėr vende tė tjera nė botė
|