Kur'ani ėshtė fjala e Allahut dhe nuk ėshtė i krijuar
Kurdo qė Allahu dėshiron tė flasė Ai flet. Ky i folur as nuk i ngjan tė folurit tė krijesave tė tij e as nuk mund tė krahasohet me tė. Superioriteti i tė folurit tė Allahut ndaj tė folurit tė krijesave tė Tij ėshtė njėlloj si superioriteti i Allahut mbi krijimin.
Kush thotė se Kur'ani ėshtė i krijuar ėshtė kefėr sipas konsensusit tė dijetarėve Islamė duke pasur parasysh qė ai deklarohet kefėr pasi i aplikohen kushtet dhe ndalesat e tekfirit nė tė njėjtėn kohė dhe me dije tė saktė dhe gjykim tė drejtė nga persona tė ditur dhe pa u nxituar.
Kurani ėshtė fjala e Allahut qė i ėshtė shpallur Rrasulit dhe nuk ėshtė i krijuar. Ai erdhi nga Allahu dhe Atij do ti rikthehet. Ёshtė e folura e Allahut si gėrmat po ashtu edhe kuptimi i tij.
Allahu vėrteton se Kurani ėshtė fjala e Tij kur thotė:
E nėse ndonjė nga politeistėt kėrkon strehimin tėnd, jepi mbrojtje qė ai tė mund tė dėgjojė fjalėn e Allahut (Kuranin)
Ai dėshmon se Kurani ėshtė i shpallur kur thotė:
I Bekuar ėshtė Ai qė i shpalli Kriterin (Kuranin) robit tė Tij
Allahu dėshmon se Kurani nuk ėshtė i krijuar:
Er-Rahmen! Ёshtė ai qė ua mėsoi ( ju ) Kuranin. Ёshtė Ai qė krijoi njeriun
Pra Allahu bėri dallim mes tė krijuarės dhe asaj qė nuk ėshtė e krijuar. Ai bėri dallim mes njeriut dhe Kuranit duke thėnė pėr Kuranin Ёshtė ai qė ua mėsoi ( ju ) Kuranin dhe pėr njeriun Ёshtė Ai qė krijoi njeriun. Sikur Kurani tė qe i krijuar Allahu do tė thoshte: Er-Rahmen! Ёshtė ai qė krijoi Kuranin. Ёshtė Ai qė krijoi njeriun por Allahu nuk e thotė diēka tė tillė. Nėse Allahu nuk e thotė diēka tė tillė si munden njerėzit tė marrin guximin dhe tė thonė se Kurani ėshtė i krijuar? Allahu na ruajtė nga diēka e tillė. Allahu e ka bėrė tė qartė dallimin mes krijimit dhe Kuranit kur thotė:
"Vėrtetė Atij i pėrket Krijimi dhe Komanda.
Pra Allahu e ka veēuar komandėn nga Krijimi dhe Kurani ėshtė nga komanda e Allahut pasi Allahu dėshmon pėr kėtė kur thotė:
Kėshtu tė zbresim shpallje ty nga komanda jonė
Kjo ėshtė komanda e Allahut qė Ai tė ka shpallur ty
Prova qė Kurani fillon nga Allahu ėshtė se Ai e ka lidhur atė me Vehten e Tij. Dhe e folura nuk i lidhet dikujt veē atij qė e flet atė.
Prova qė Kurani do ti rikthehet Allahut ėshtė nė trasmetimin nga Ibn Maxha dhe Hakim nga Hudhejfa nė formė Marfu ku thuhet: ... dhe libri i Allahut do tė ngrihet brenda njė nate kėshtu qė nuk do tė mbetet as edhe njė ajet nga ai nė tokė.... (Hakim thotė se hadithi ėshtė sahih sipas kriterit tė Muslim-it dhe Dhahabi ėshtė dakort me tė. Albani thotė nė Es-Sahihah: Dhe ėshtė sikurse qė tė dy kanė thėnė (ėshtė sahih). Po ashtu ky hadith ėshtė i vėrtetė edhe nė formė Maukuf si thėnie e Abu Hurrejrės dhe Ibn Masudit).
Provat qė Kurani ėshtė me gėrma dhe fjalė janė tė shumta qoftė nga Kurani, qoftė nga Sunnah. Mjafton tė pėrmendim se 29 sure tė Kuranit fillojnė me gėrma tė veēuara si p.sh. Elif, Lam, Mim apo Ja, Sin etj.
Prova se kėto janė gėrma tė veēuara gjendet tek hadithi i trasmetuar nga Tirmidhi dhe Ibn Maxha se Rrasuli tha: Kushdo qė reciton njė gėrmė nga libri i Allahut, do ti quhet njė vepėr e mirė dhe njė vepėr e mirė ka vlerė dhjetė fish. Unė nuk them se Elif, lam, mim ėshtė njė gėrmė, por po them se Elif ėshtė njė gėrmė, Lam ėshtė njė gėrmė dhe Mim ėshtė njė gėrmė. (Albani thotė se hadithi ėshtė Sahih).
Po ashtu trasmetohet nga Ibn Ebi Sheibah dhe Ibn Xharir Et-Tabari nė tefsirin e tij nga Shuajb ibn el- Hibhab qė ai tha: Kur dikush recitonte nė prani tė Abul-Alijah-s ai nuk thoshte: nuk recitohet kėshtu, por thoshte kurse unė e recitoj kėshtu. Kėshtu qė unė ia pėrmenda kėtė Ibrahim En-Nakhait e ai mė tha: Unė e shoh se shoku juaj ka dėgjuar thėnien (e Aliut), kush nuk beson njė fjalė tė tij nuk e beson tė tėrin. (Zinxhiri i trasmetimit ėshtė sahih).
Po ashtu trasmetohet nga Ibn Kudamah nė Mjaftueshmėria nė Akidah (qė sė shpejti do tė jetė e mundur tė gjendet nė shqip nė dashtė Allahu) se Aliu ka thėnė: Kush nuk beson nė njė gėrmė tė tij (Kuranit) nuk beson nė tė tėrin.
Po ashtu trasmetohet nė Musenefin e Ibn Ebi Sheibės se kur e pyetėn Aliun nėse a mund tė lexohej Kurani kur je xhunub? Aliu tha: As edhe njė fjalė e tij.
Po ashtu Ibn Kudamah trasmeton nė Mjaftueshmėria nė Akidah se Myslimanėt kanė rėnė dakort unanimisht pėr numrin e sureve, ajeteve, fjalėve dhe gėrmave tė Kuranit.
Muatezila-t, Xhahmijah-t dhe Ashairah-t mohojnė tė folurit e Allahut dhe shtrembėrojnė kuptimin e ajeteve tė Kur'anit lidhur me kėtė ēėshtje.
Imami i Ahlus-sunahs Ahmed Ibn Hanbal (Allahu ia ndristė fytyrėn e tij ditėn e gjykimit dhe ia rristė gradėn) u persekutua si rrjedhim i kundėrshtimit qė ai i bėri teorisė sė kufrit qė "Kur'ani ėshtė i krijuar". Ai (Allahu e mėshiroftė) qėndroi i patundur ndaj torturave tė tė devijuarve dhe ēimentoi pozicionin e Ahlus-sunnah wal xhamasė rreth vėrtetėsisė dhe realitetit rreth Kur'anit. Ai qėndroi i patundur nė pozicionin e saktė se Kur'ani ėshtė fjala e Allahut e pėrjetėshme dhe e pa krijuar.
Salih (I biri i Ahmed ibn Hanbal) thotė se i ati ka thėnė: " Xhahmijah pėrbėhet nga tre sekte. Njė sekt thotė se Kur'ani ėshtė i krijuar, njė tjetėr thotė qė ėshtė fjala e Allahut dhe heshtin dhe tjetri thotė qė recitimi ynė i Kur'anit ėshtė i krijuar. Nuk duhet tė falemi pas atyre qė heshtin e as pas atyre qė thonė se Kur'ani ėshtė i krijuar".
Ahmed Ed-Dawraki ka thėnė se ai pyeti Ahmed ibn Hanbal rreth atij qė thotė se recitimi im i Kur'anit ėshtė i krijuar: Ai iu pėrgjigj: "Kjo ėshtė mė djallėzore se thėnia e xhahmiahs. Kush thotė kėshtu thotė se Xhibriili foli dhe erdhi tek Rrasuli me ē'ėshtė e krijuar (me Kur'anin)".
Ē' thonė Ahlus-sunnah rreth tė folurit tė Allahut?
Ahlus-sunnah thonė se Kur'ani ėshtė fjala e Allahut dhe nuk ėshtė i krijuar. Dhe Allahu flet kur dėshiron dhe e folura e Allahut nuk ėshtė si e folura e krijimit tė Tij por superiorioriteti i tė folurit tė Allahut ndaj tė folurit tė krijesave tė Tij ėshtė njėlloj si superioriteti i Allahut mbi krijimin. Dhe e folura e Allahut ėshtė nga sifatet e Allahut me vehten e Tij. Ai flet me tė sipas Dėshirės dhe Fuqisė sė Tij dhe flet kurdo dhe sa herė tė dojė dhe si tė dėshirojė Ai qė tė flasė rreth saj dhe me gėrma dhe tinguj tė dėgjueshėm. Ai as nuk ka pushuar sė foluri e as nuk do tė pushojė sė foluri. Pra e folura e Tij nuk ėshtė diēka e re qė Ai sapo paraqet pasi nuk qe aty mė parė. Po ashtu pjesė tė veēanta dhe fjalė tė pėrcaktuara paraqiten si tė reja nė lidhje me kohėn qė Ai flet. Kjo ndodh ngaqė e folura e Tij ėshtė e lidhur me Dėshirėn e Tij. Pra kur Ai Dėshiron, Ai flet pėr ēfarė tė dojė dhe siē dėshiron Ai tė flasė rreth saj. Dhe ēfarėdo thėnie e Tij qė Ai flet ėshtė e stabilizuar me vehten e Tij dhe nuk ėshtė krijesė e ndarė nga Ai siē thonė Muatezilat e as nuk ėshtė e aplikuar tek Ai sikurse jeta siē thonė Ashairaht pėrkundrazi i bindet Dėshirės dhe Fuqisė sė Allahut. Dhe se Allahu i foli Musės, Ademit, Rrasulit (natėn e miraxhit sipas Bukharit dhe Muslimit) etj... dhe do t'u flasė robėve tė Tij Ditėn e Gjykimit pa pėrkthyes apo ndėrmjetės siē ėshtė trasmetuar nga Adi ibn Hatim qė Rrasuli tha: "S'ka askush nga ju veē se Allahu do t'i flasė atij Ditėn e Gjykimit pa pasur pėrkthyes mes Tij dhe tij. Ai (robi) do shohė nė anėn e djathtė tė tij dhe nuk do shohė veē veprave tė tij dhe do shohė nė tė majtėn e tij dhe nuk do shohė veē veprave tė tij. Dhe do shohė pėrpara tij dhe xhehenemi do jetė vėnė para tij. Prandaj kush mundet tė shpėtojė fytyrėn (vehten) e tij nga xhehenemi qoftė me njė gjysėm hurme arabie (duke dhėnė sadaka)le ta bėjė kėtė. (Hadithi trasmetohet nga Bukhari,Muslim, Tirmidhi, Ibn Maxha, Ahmed e tė tjerė).
Provė se Allahu ka tė folurin si Sifat tė Tij ėshtė duaja e Rrasulit:
Kėrkoj strehim nė Fjalėn e plotė tė Allahut nga sherri i asaj qė Ai ka krijuar
(Sahih Muslim nga Abu Hurreira).
Dhe dihet se tė kėrkosh strehim nga diēka apo dikush tjetėr veē Allahut ėshtė shirk i madh. Dhe hadithi ėshtė sahih prandaj nuk ka pikė dyshimi se Rrasuli e ka thėnė diēka tė tillė dhe ua ka mėsuar sahabave tė tij. Dhe Rrasuli ėshtė i pastėr nga kufri dhe shirku. Kush thotė se tė folurit e Allahut nuk ėshtė nga sifatet e Allahut, po e akuzon Rrasulin me shirk e me kufr dhe kush e bėn diēka tė tillė ėshtė kefėr sipas koncensusit tė tė gjithė ymetit Islam.
Po ashtu provė ndaj atyre qė mohojnė tė folurit e Allahut ėshtė thėnia e Allahut drejtuar Musės:
Vėrtetė Unė jam Allahu! Askush nuk ka tė drejtė tė adhurohet veē Meje! Pra mė adhuro Mua!
E diēka e tillė ėshtė e pamundur tė thohet nga dikush tjetėr veē Allahut. Kush pretendon se diēka e tillė ėshtė thėnė nga Xhibriili apo nga ndonjė engjėll tjetėr po i akuzon engjėjt me kufr dhe mosbindje ndaj Allahut. Allahu thotė pėr engjėjt dhe tė dėrguarit e Tij:
Allahut i bėjnė sexhde ēka nė qiej e ēka nė tokė dhe engjėjt dhe ata nuk janė arrogantė (pėrpara Allahut)
Nuk ėshtė e mundur qė njė njeri tė cilit i ėshtė dhėnė Libri dhe Urtėsia(syneti) dhe pozicioni si profet qė ai tu thotė njerėzve: bėhuni adhuruesit e mi nė vend tė Allahut, pėrkundrazi ai do thotė: bėhuni adhurues tė Zotit tė vėrtetė, pasi ju e keni mėsuar kėtė nė libėr dhe e keni studiuar sinqerisht. As nuk do tu thonte qė merrni engjėj e profetė si zota. A do tu shpinte ai nė kufr pasi tė ishit myslimanė?
Mesihu (Isa) kurrė nuk ėshtė i pakėnaqur me tė qėnėt e tij rob i Allahut e as engjėjt mė tė afėrt (me Allahun). Ata qė urrejnė adhurimin e Tij dhe janė arrogantė Ai do ti mbledhė qė tė gjithė sė bashku (e do ti japin Atij llogari)
...Nėse ndonjėri nga ata tė thoshte: Unė jam zot veē Tij(Allahut), atė Ne e shpėrblejmė me xhehenem. Kėshtu i shpėrblejmė Ne zullumqarėt. (
Pra Allahu dėshmon se engjėjt dhe tė dėrguarit e Tij janė tė devotshėm ndaj Allahut dhe tė pastėr nga mosbindja, kufri dhe shirku. Kush thotė se Xhibriili apo ndonjė engjėll tjetėr i tha Musės: Vėrtetė Unė jam Allahu! Askush nuk ka tė drejtė tė adhurohet veē Meje! Pra mė adhuro Mua! po i akuzon ata me shirk e kufr dhe po hedh poshtė dėshminė e Allahut. E tė bėsh kėtė ėshtė Kufr qė tė nxjerr automatikisht nga feja.
Kush thotė se ėshtė zjarri apo shejtani ėshtė ai qė i foli Musės, po mohon tė qėnit e Musės, profet i Allahut dhe kush bėn kėtė ėshtė kefėr sipas koncensusit tė ymetit Islam.
Allahu pėrmend tė folurit e tij nė shumė vende nė Kur'an.
"...njė pjesė e tyre e dėgjonin fjalėn e Allahut..."
"..Disave nga ata Allahu u foli direkt.."
" ..E kush ėshtė mė i vėrtetė nė thėnie se Allahu?"..
"...E fjalėt e kujt mund tė jenė mė tė vėrteta se fjalėt e Allahut?"
"..Dhe Musės Allahu i foli direkt".
"...Kur Allahu do tė thotė: O Isa i biri i Merjemes..."
"...Dhe fjala e Zotit tėnd ėshtė pėrmbushur me vėrtetėsi dhe drejtesi..."
"...dhe Zoti i tyre i thirri e u tha: A nuk ua ndalova atė pemė?"
"... dhe Zoti i tij i foli atij (Musės)"
"...jepi strehim atij qė tė mund tė dėgjojė fjalėn e Allahut"
"...Askush nuk mund t'i ndryshojė fjalėt e Tij..."
"...dhe Ne e thirrėm atė nga ana e djathtė e malit dhe tė Na afrohej pėr t'i folur atij"
"...kur Zoti yt thirri Musėn (e i tha): shko tek zullumqarėt..."
"...E kujto ditėn kur do t'u themi: ē'pėrgjigje i dhatė tė dėrguarve?"
"..Ata duan tė ndryshojnė fjalėt e Allahut...etj.
Ē'ka urdhėruar Zoti juaj?
Bukhari trasmeton nė Sahihun e tij nga Abu Hurreira se Rrasuli tha: " Kur Allahu jep njė urdhėr nė qiell, engjėjt pėrplasin krahėt duke shprehur dorezim total ndaj fjalėve tė Tij (krahet e ngjejve) qė tingėllojnė si zinxhirė qė terhiqen mbi shkėmb. Dhe kur frika u largohet nga zemrat e tyre, ata pyesin njėri-tjetrin: Ēka urdhėruar Zoti juaj?(Vini re Allahu u mėshiroftė se engjėjt nuk pyesin ē'ka krijuar Zoti juaj por ē'ka urdhėruar Zoti juaj) Ata thonė qė Ai ka urdhėruar ē'ėshtė e vėrtetė dhe e drejtė e Ai ėshtė Mė i Larti, Mė i Madhi.......
Nė "Fethul- Mexhid" thuhet pasi pėrmendet ky hadith dhe tė tjerė tė ngjashėm me tė: " Kėta hadithe tė nderuara dhe tė tjera si kėto kanė kuptim. Ata konfirmojnė se Allahu ėshtė Mė i Larti dhe mbi krijesat e tij, Lartėsi qė i pėrshtatet Madhėshtisė dhe Lartmadhėrisė sė Tij, dhe se vėrtetė Ai prapė mund tė thotė fjalė po qe se Ai dėshiron, dhe ato mund tė dėgjohen nga egjėjt dhe kjo ėshtė ajo qė njerėzit e synetit besojnė unanimisht, njerėzit e synetit qė kanė kaluar tashme dhe ata qė do vijnė mė pas (tė herėshmit dhe tė ardhshmit) nė kundėrshtim me atė qė xhahmijah-t, ashaira-t dhe muatezila-t besojnė. Prandaj kini kujdes kur shihni apo lexoni ato qė njerezit qė mohojnė, zbukurojnė pėr ne. E ne i kthehemi pėr ndihmė, pėrkrahje e mbėshtetje vetėm Allahut".
O Allahu ynė! Kėrkojmė strehim tek kėnaqėsia Jote nga Hidhėrimi Yt dhe nė faljen Tėnde nga ndėshkimi Yt. Kėrkojmė strehim tek Ty nga Ti. Ne nuk mund tė tė lartmadhėrojmė siē e meriton Ti. Ti je i Lartmadhėruar, ashtu siē e ke pėrshkruar Vehten.
__________________
Kurr mos e dashuroni njeriun qe per juve nuk e ka shkru Zoti ,sepse tere jeten do te ju shoqeroj LOTI....
(`*.ø(`*.ø ø.*“)ø.*“)
.*(`**♥falma_lotin.♥*“)*.
(ø.*“(ø.*“ `*.ø)`*.ø)
|