.:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:.
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Murgesha
Tė kuptohemi sė pari, unė me asnjė veprim nuk kam dyshime pėr kėtė jetė..
|
Edhe une po them e nderuar, te kuptohemi, ketu eshte filozofija e asaj qe une thash. Ti a do e shihje te arsyeshme te dyshoje ne jeten e kesaj bote ne te cilen vec jetojme? Nese e shikojme ne ēfaredo prizmi si ate kuptimor ne esenc, apo ne anen etimologjike, fjala besim perdoret per gjerat e padukshme,... apo te papara nga ne. Perderisa ne jemi duke jetuar ne kete jete, ne s'kemi cka te dyshojme apo te besojme per kete jete, porse qellimi i jetes, dhe influenca/ndikimi i natyrshmerise se njeriut, e meson njeriun te besoje ne nje jete tjeter, te padukshme per ne... jete e drejtesise, kenaqesise, etj... nese jeni muslimane, kjo eshte prej kushteve te besimit, e cila njeherit eshte ne esenc per te pasur besim, apo edhe negacion i prishjes se besimit nese nuk besohet ne te...
Nese e shohim kete jete, "lufte per ekzistence" apo "pa qellim" apo "te jetosh pa synim" me kete i behet shkelje identitetit dhe vleres se njeriut. Njeriu nuk ka ardhur ne kete Bote, apo nuk eshte krijuar pa qellim, apo thjesht kot fare... jo... ai ka qellim te caktuar, ngase ai nuk eshte kafshe te jetoj pa planprogram... Nese ne e plotesojme plaprogramin atehere ne edhe duhet te marrim shperblimin nga Planifikuesi i ketij planprogrami. C'fare vlera do te kishte kjo jete nese nuk do te kishte nje Dite te Gjykimit? Te lindesh, te rritesh, te jetosh, te krijosh familje, lumturi, e me ne fund, ne nje grop varri? Jo, ju lutem, kjo eshte poshtersi ndaj njeriut. Krijuesi yne, Allahu i Gjithefuqishem, qe ka krijuar njerezit ne formen me te bukur, gjithashtu nuk e ka lene njeriun pa qellim, i cili qellim eshte Adhurimi, e adhurim eshte: "Cdo veper e mire, e fshehte apo publike, qe e do Krijuesi yne", e Zoti Meshireplote, e do cdo veper te mire.
Sidoqofte nuk mendoj te zgjatem teper, porse desha te e beje te qarte ate qe thash me par.
Paralajmerimet per te ardhmen, e afert apo te larget, zakonisht iu besohen njerezve e dalluar te Perendise, si Profetet. Profetet na e kane bere te qarte mesazhin hyjnor, dhe ne duhet shkuar rruges se kesaj porosie.
Ti bindesh detyres nuk eshte shtrengese, por liri. Fjala e filozofit te njohur Kantit "t'i mundesh, sepse ti duhet ta besh, nenkupton mundesine e zgjedhjes e kjo eshte liria. Te jetosh ne kete jeten per hir te Krijuesit, duke rrespektuar planprogramin e Krijuesit tone, eshte menēuri, e cila e ka frytin e saj, ngase Krijuesi yne e di me se miri se ēka eshte me pershtatshme dhe e nevojshme per ne, si krijesa te Tij.
Gjate krimit qe bene serbet ne Kosove, ne kohen ekzodusit te vertete, ca te aferm te familjes sime, jane mbytur nga dora e eger e shkaut. Cka mendoni, jeta per ata njerez te mire qe vdiqen ka mbaruar? Cka mendoni, ai qe i vrau do te kete te njejtin perfundim sikur keta te vrarit, ne nje grop varri te qete?
Shpresoj se isha i qarte. Me rrespekt e nderuar
albanian expert
|