Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-02-07, 10:32   #14
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim

Njė artikull mė objektiv informativ ku nuk do tė keni vėshtirė tė kuptoni se sa jan tė interesuara shoqatat humanitare arabo greke pėr tė mirėn tonė, nė krahasim me kėtė qė na sjellė ky autorė i njėanshėm dhe jo objektiv.


Ata qe kane shkuar ne Tepelene vitet e fundit kane pare Palstren te kthyer ne nje germadhe dhe ne nje rrezik per jeten e banoreve Tepelenas. Megjithate ky artikull nuk do te diskutoje deshtimin e popullit tone per te ruajtur punen dhe investimin popullor, por do te shikojme se Tepelena edhe pse nuk ka ndonje karakter fetar, po cimentohet me kisha dhe xhami.
Memaliaj
Memaliaj ishte dikur nje qytet qe lulezonte nga gjalleria e banoreve Memaliot, dhe nga ekonomia e mire qe gezonte nga Minjera e qymyrgurit. Sot Memaliaj eshte kthyer ne nje qytet fantazme. Jeta kulturore dhe artistike pothuaj ka vdekur dhe popullsia e saj eshte larguar jashte vendit. Por, megjithese ne Memaliaj nuk ka pasur ndonje investim serioz, askush nuk ka ndaluar qe ne pjesen jugore te qytetit te ndertohet nje kishe gjigande ortodokse. Kisha eshte ndertuar bukur me nje ngjyre te verdhe te hapur, aq e madhe duket kisha nga larg sikur popullsia e e Memaliaj te futej aty, kisha nuk do mbushej dot. Eshte gati tragjike qe Memaliaj vuan ekonomikisht dhe dikush ne agjenden ortodokse mendon se Memaliajt i duhet nje kishe. Memaliajt i duhet investimi ne popullin Memaliot dhe jo ne muret e nje kishe.
Tepelena
Shenjat rrugore ne rrugen Gjirokaster - Kakavi jane dhe ne Shqip dhe ne Greqisht. Ky aks rrugor nuk ka pasur shenja kurre dhe njerzit e kane gjetur se ku ndodhej kufiri. Sikur dy-gjuhezimi i gjuheve te qe bere per internacionalizimin e Shqiperise, a nuk do qe mire qe shenjat rrugore te qene ne Shqip dhe Anglisht? Mirepo edhe me naivi nder nesh e kupton se idea e shenjave rrugore ne greqisht ka lindur ne qarqet e propagandes greke. Ashtu si edhe ideja qe Tepelenes i duhet nje kishe ortodokse perballe bashkise eshte nje menyre propagande qe shteti fqinj ushtron mbi jugun e Shqiperise pa mund. Ndertuesi i kishes se re ne Tepelene, duke me treguar themelet e kishes, u mburr se ka hedhur aq shume llac ne themel sa dhe me top ti biesh kishes nuk ka per te rene. Me erdhi keq per Tepelenen, dhe Shqiperine, sepse ne drithmen e materializmit po i shesim shpritin dhe djallit. Tepelenes nuk i duhet nje kishe ne mes te qytetit sepse Tepelenasit nuk jane aspak fetare, aq me pak ortodokse. Por leku i huaj po ben ligjion ne Shqiperi dhe jo Zoti.
Islami godet mbrapa
Plestra nuk kishte ndrushuar qe nga dita kur e shkaterruam, por dicka po ndodhte ne fshehtesine e burokracise Tepeleanse qe do ndryshonte fatin, idene, dhe pamjen e palestres. Tepelena jo vetem qe do kete dy kisha ortodokse por do kete dhe nje xhami atje ku ka qene dikur Palestra. Puna per ndertimin e nje xhamie ne mes te lagjes 15 Shtatori filloi ne nje dite te nxehte vere, por koha e nxehte nuk ndaloi puntoret qe ti ndryshonin pamjes palestres brenda dhjete diteve. Dikush, diku larg mendoi se Tepelenes i duhej nje xhami me shume se investimi ne energji dhe infrastrukture. Popullit te Tepelenes i duhen investime ne fushat qe permiresojne jeten monotone ne Shqiperi, dhe jo kumbare ku do citohen vargje fetare. Duket sikur Tepelena e vogel probleme-shumte eshte kthyer ne nje fushe beteje fetare, ku ideologjia greke dhe ajo arabe perplasen per dominance, ndersa kjo ndodh liderat tane mbushin xhepat amorale ndersa popullsia vuan nen thundren e propagandes fetare.
Feja eshte opiumi i popullit. Kete shpreheje e ka thene Karl Marksi per te shprehur fuqine e demagogjise fetare, ku nje pale vlerash ndryshojne pikepamjen e botes dhe propagandojne ideologjine e dikujt tjeter. Feja i mban njerezit ne erresire dhe ne nje gjendje te droguar, teksa nevojat e tyre jetike abuzohen gjoja ne emer te Zotit. Tepelenes dhe Shqiperise nuk ju duhen fetare, por ju duhen besimtare. Besimtaret jane altruiste qe kuptojne se njeriu duhet ushqyer, mbathur, ngrohur dhe me pas duhet drejtuar per tek Zoti. Fetaret jane aq egosite sa nuk duan t'ia dijne se rinia Tepelenase nuk ka ku te shtyje kohen, por jane te interesuar te perparojne ideologjine e tyre me llac dhe allci. Une shpresoj qe kur xhamite she kishat te ndertohen te mbeten bosh, si te qene varret monotone te luftes propagandistike qe zhvillohet ne Shqiperi. Tepelena nuk ka kohe per thirrje fetare, nuk ka kohe per thirrje ndarse, Tepelenes i duhemi ne. Te kthehemi ne vendlindjen tone dhe me dashurine tone te drejtojme vatren Shqiptare drejt se ardhmes.
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė