Anėtarėsuar: 27-02-07
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 60
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Prishtinasja_
Ooo ti simpatizant i flaket i xhaxhit Enver, nuk te kuptoj fare se si mundesh te mburresh me nje diktator komunistqe ka faj per vrasje dhe ekzekutimet e qindra shqiptareve te pafajshem qe mendonin ndryshe. Nje bandit qe e la shqiperine ne gjendjen e sotme.Me nje fjale : Nje diktator i felliqur!!!
Kam ndegjua dhe kam lexua disa libra rreth tij dhe nuk mund ti kuptoj njerezit si ti qe e "adhurojn" vepren e ti!!
Tung
|
Mė thuaj qfar ke lecu kush shenoj.. TITA apo ndonje sllav tjeter
Juve zojush me me thuj si quhen ato libra se qfar lecuat ju ?
Ėesht koha tasht>>
Atdhetaro-Tradhėtarėt » dhe « Tradhėtaro-Atdhetarėt »
1. Enver Hoxha : Komandant i pergjithshem i Ushtrise NC, udheheqesi kryesor i Partise se Punes per afro 50 vjet. Per 45 vjet rrjesht konsiderohej si figura me e shquar e kombit shqiptar. Aktualisht nga propaganda zyrtare shqiptare, cilesohet si armiku me i madh i kombit shqiptar.Per kete propagande sot te jesh enverist eshte me keq se sa te jesh fashist, te jesh titist. Nuk dihet se ēfarė emėrtimesh do tė marrė mė vonė. Per kombin shqiptar aktualisht eshte me dy emra : « Atdhetaro-Tradhetar »
2. Ahmet Zogu : Ish-mbret i Shqiperise ne periudhen 1928-1939. Nė periudhėn kohore 1945-1991, ka qėne konsideruar si tradhetar i popullit shqiptar, si njeri qe pėrmbysi « revolucionin demokratik te qershorit te vitit 1924 » me ndihmen e Pashiqit dhe shiti Shqipėrinė per interesa te tij personale. Pas ketij viti , fillon rehabilitimi i tij. Nė propaganden zyrtare shqiptare, flitet gjeresisht pėr tė si pėr nje figurė tė shquar.Arrihet deri aty sa te shpallet figure me e madhe edhe se Skenderbeu. Nuk dihet se ēfarė emėrtimesh do tė marrė nė tė ardhmen Aktualisht vazhdon te jete me dy emertime : « Tradhetaro-Atdhetar ».
3. Mitat Frasheri : Ish-kryetar i Ballit Kombėtar nė Shqipėri. Mė vone i ikur nga Shqiperia se bashku me mbeturinat e forcave gjermane. Nė periudhėn kohore 1945-1990, ėshtė cilėsuar tradhėtar i vėndit. Pas pluralizmit, me ardhjen ne fuqi te Partise Demokratike, fillon rehabilitimi i tij dhe cilesohet si nje nder atdhetaret me te medhenj te kombit shqiptar. Zyrtarisht ky emėrtim i ka mbetur dhe pas 29 qershorit 1997. Aktualisht vazhdon te jetė me dy emertime : « Tradhetaro-Atdhetar ».
4. Ali Bej Kelcyra : Njė nga udhėheqėsit kryesor te Ballit Kombėtar ne kohen e Luftes se Dyte Boterore. I njohur veēanerisht per firmosjen e protokollit me gjeneralin fashist italian Dalmaco, sipas te cilit forcat e Ballit nuk do ti luftonin pushtuesit italian. Ne historine e deritanishme ky protokoll njihet me emrin Dalmaco-Kelcyra. Pėr 45 vjet, nė peiudhėn kohore 1945-1990 cilėsohet tradhėtar. Propaganda zyrtare shqiptare e pas vitit 1992, e rehabiliton dhe e quan si nje nder atdhetaret e medhenj te Shqiperise. Zyrtarisht ky titull i ka mbetur dhe pas 29 qershorit 1997. Aktualisht eshte me dy emertime : « Tradhetaro-Atdhetar ».
5. Mehmet Shehu : Njė ndėr udhėheqėsit kryesorė nė luftėn antifashiste nacional-ēlirimitare. Pas luftės, emėrohet ministėr i brėndshėm dhe kryeministėr i vėndit deri nė vitin 1981. Pas kėsaj kohe cilėsohet armik, tradhėtar dhe poliagjent. Pėrfundoi me vetvrasje. Nė propagandėn e sotme zyrtare tė shtetit shqiptar nuk ka ndryshuar asgjė nė qėndrimin ndaj tij. Eshtė lėnė nė fuqi vendimi dhe cilėsimi i mėparshėm pėr tė. Prandaj vazhdon tė mbajė dy emėrtimet e sė kaluarės : « Atdhetaro-tradhėtar-poliagjent ».
6. Nako Spiru : Njė ndėr udhėheqėsit kryesorė tė luftės nacional-ēlirimtare dhe tė Partisė Komuniste shqiptare.Pas ēlirimit njė ndėr drejtuesit kryesorė tė shtetit tė ri shqiptar. Vret vehten nė 1947 dhe cilėsohet tradhėtar i popullit. Rehabilitohet nė vitin 1948 dhe cilėsohet atdhetar. Dėnohet pėrsėri pas vdekjes nė vitin 1982 si pjesmarrės nė komplotin e mehmet Shehut. Por nuk lejohet heqja e eshtrave tė tij nga varrezat e dėshmorėve tė kombit. Nė 3 maj 1992 me dekret presidencial ēvarroset nga varrezat e dėshmorėve tė kombit me motivacionin se ka qėnė komunist dhe partizan. Propaganda e sotme zyrtare e shtetit shqiptar ka lėnė nė fuqi emėrtimet e mėparshme tė tij. Eshtė i veēantė nė emėrtimet qė ka : « Atdhetar-agjent-atdhetar-komplotist-i ēvarrosur ».
7. Hasan Dosti : Ish-ministėr i drejtėsisė nė qeverinė fashiste tė Mustafa Krujės. Mė vonė njė ndėr udhėheqėsit kryesorė tė ballit Kombėtar, me cilėsinė e nėnkryetarit tė komitetit qėndror. Cilėsohet armik nė periudhėn 1945-1992. Pas vitit 1992, rehabilitohet zyrtarisht dhe shpallet atdhetar nė periudhėn 1992-1997. Aktualisht propaganda e sotme zyrtare e shtetit shqiptar ka lėnė nė fuqi emėrtimet e mėparshme : « Tradhėtaro-atdhetar ».
8. Ramiz Alia : Ish-komandant i formacioneve partizane gjatė luftės sė dytė botėrore. Mė vonė ish-udhėheqės i rėndėsishėm i Partisė sė Punės. Prej vitit 1985, udhėheqėsi kryesor i Shqipėrisė duke mbajtur dy poste, atė tė Presidentit dhe atė tė sekretarit tė parė tė partisė. Opinioni jashtė Shqipėrisė e cilėson si element demokrat qė bėri tė mundur ndryshimin e pushtetit nė Shqipėri pa gjakderdhje. Nė periudhėn 1992-1997 u bėnė pėrpjekje qė zyrtarisht ti ngjitej emėrtimi « gjenocidist ». Por kryengritja popullore e shpėtoi dhe aktualisht vazhdon nė mėnyrė zyrtare tė ketė vetėm emėrtimin e monizmit : « Atdhetar »
9. Abaz Kupi : Ish-kryetar i legalitetit gjatė luftės nacional-ēlirimtare. Nė fillimet e luftės ishte pjesmarrės nė Konferencėn e Pezės dhe antar i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė ushtrisė antifashiste. Iku nga Shqipėria me ndihmėn e forcave aleate angloamerikane. Pėr 45 vjet ka qėnė i cilėsuar armik e tradhėtar. Nė periudhėn 1992, rehabilitohet duke u cilėsuar zyrtarisht si njė nga atdhetarėt e mėdhenj tė vėndit. Propaganda zyrtare e shtetit tė sotėm ka lėnė nė fuqi dy emėrtimet e mėparshme : « Tradhėtaro-atdhetar ».
10. Nevzat Halili :Ish-anetar i LKJ dhe profesor i gjuhes angleze. Merr pjese aktive ne levizjen pluraliste ne Maqedoni dhe zgjidhet kryetar i Partise me te madhe shqiptare Posperiteti Demokratik. Deri ne nentor te vitit 1993 nga propaganda zyrtare eshte cilesuar si atdhetar dhe demokrat. Po ne kete muaj, nga propaganda zyrtare e Shqiperise u cilesua si « kuisling » dhe i « shitur ». Pas disa vitesh rikthehet pėrØseri nė politike nė krye tė njė partie shqiptare nė Maqedoni dhe ricilėsohet « atdhetar ». Aktualisht mban emertimet « atdhetaro-kuisling-i shitur-atdhetar ». Te shohim a do ti ndryshoje emertimi me vone.
11. Sali Berisha : Ish-antar i partisė sė Punės dhe mjek kardiolog. Nė kohėn e shpalljes sė pluralizmit del nė krye tė Partisė Demokratike. Nė kongresin e parė tė saj, nė shtator 1991 zgjidhet kryetar i partisė. Pas fitores sė 22 Marsit 1992, lė detyrėn e kryetarit tė partisė dhe zgjidhet kryetar i republikės. Nė propagandėn zyrtare shqiptare tė periudhės 1992-1997, mori emėrtime tė tilla si « atdhetar, demokrat i shquar, reformator » etj. Nė maj tė vitit 1992 pėr nder tė tij u kėndua kėnga « Mirse vjen o yll o dritė ». Pas kryengritjes sė marsit 1997 detyrohet tė largohet nga pushteti. Aktualisht propaganda zyrtare e shtetit shqiptar ndaj tij mban qėndrim tė dyzuar dhe tė paqartė. Nė raste acarimesh tė klimės politike cilėsohet « kriminel i veshur me imunitet politik », nė raste tė tjera tė uljes sė tensionit si « partner i rėndėsishėm nė politik ». Pas 14 shtatorit 1998, mori dhe emrtimin « puēist ». Nuk dihet se ēfarė emėrtimesh do tė marrė mė vonė.
12. Ibrahim Rugova : Ish-antar i Lidhjes Komuniste tė Jugosllavisė dhe shkrimtar. Nė vitin 1989 pėrjashtohet nga lidhja e komunistėve. Me krijimin e Lidhjes demokratike tė Kosovės, zgjedhet kryetar i saj. Nė zgjedhjet e 24 majit 1992 zgjidhet president i republikės sė Kosovės, rizgjidhet pėrsėri president i saj nė 22 Mars 1998. Gjatė kėsaj periudhe propaganda zyrtare e ka cilėsuar « atdhetar, demokrat, patriot, yll demokracie » etj. Lėvizja nacional-ēlirimtare qė ka filluar nė Kosovė, ka filluar ta akuzojė pėr bashkėpuntor tė Millosheviēit dhe kolaboracionist. Nuk dihet se ēfarė emėrtimesh do tė marrė mė vonė, veēanėrisht kur tė mos jetė mė president.
13. Rexhep Qosja : Intelektual i shquar i kombit shqiptar. Nė fillimet e pluralizmit nė Shqipėri, Partia demokratike e cilėsonte si njė ndėr atdhetarėt mė tė spikatur duke mbajtur portretin e tij nė mitingjet e shumta qė zhvillonte. I tillė u pranua nga tėrė kombi shqiptar. Pas vitit 1993 nė propagandėn zyrtare tė shtetit shqiptar ndryshoi emėrtimi ndaj tij. Atdhetari zyrtarisht filloi tė cilėsohej « titist, ekstremist, terrorist, enverist etj » U arrit deri atje sa ju ndryshua dhe mbiemri duke e quajtur « Qosiē ». Pas vitit 1997, pėrsėri nė propagandėn zyrtare tė shtetit shqiptar, ndryshoi emėrtimi ndaj tij, duke e konsideruar si njė atdhetar tė madh. Nė festimet e 85 vjetorit tė shpalljes sė pavarsisė, ftohet zyrtarrisht nga pushteti shqiptar dhe nė koncertin e dhėnė, kėndohet dhe njė kėngė pėr tė. Brėnda harkut kohor 1991-1998 ka marrė kėto emėrtime : « Atdhetar-titist-terrorist-enverist-atdhetar-rilindas i madh ». Nuk dihet se ēfarė emėrtimesh do tė marrė nė tė ardhmen.
14. Neritan Ceka : Ish-nėnkryetar i Partisė demokratike. I cilėsuar nga propaganda e vitit 1991 si demokrat dhe atdhetar. Nė fund tė vitit 1991 boton njė deklaratė duke dalė kundėr kursit politik tė partisė sė tij. Nė harkun kohor 1992-1997 nga propaganda zyrtare e shtetit shqiptar trajtohet si agjent, armik i demokracisė. Pas vizitės nė beograd cilėsohet zyrtarisht me anė tė njė komunikate televizive « kuisling dhe i shitur ». Pas zgjedhjeve tė 29 qershorit ndryshon emėrtimi ndaj tij duke u konsideruar si atdhetar. Brėnda harkut kohor 1991-1998, ka marrė zyrtarisht kėto emėrtime : « Atdhetar-armik-agjent-kuisling-atdhetar ». nuk dihet se ēfarė emėrtimi do tė marrė nė tė ardhmen.
15. Fatos Nano : Ish-antar i Partisė sė punės. Ish-kryeministėr i Shqipėrisė nė mars-prill 1991. I cilėsuar nga opinioni i brėndshėm dhe i jashtėm i periudhės tetor 1990-shkurt 1991 politikan reformator dhe ekonomist i prirė drejt ekonomisė sė tregut. Mė vonė Kryetar i Partisė Socialiste. Gjatė vitit 1992-1993, nga propaganda zyrtare konsiderohet si « koka e korrupsionit, destruktiv, progrek, enverist ». Nė 30 korrik 1993 arrestohet. Lirohet nga burgu nė sajė tė kryengritjes populloree tė marsit 1997. Pas zgjedhjeve tė 29 qershorit, ndryshojnė emėrtimet ndaj tij, duke u cilėsuar atdhetar. Aktualisht ėshtė kryeministėr i Shqipėrisė. Emėrtimet zyrtare tė harkut kohor 1991-1998 janė : «Demokrat-i korruptuar-enverist-demokrat-dezertor». nuk dihet se ēfarė emėtimesh do tė marrė mė vonė.
16. Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu. Pėr shekuj dhe dekada tė tėra, legjendė dhe burim frymėzimi pėr shqiptarėt. I shpallur Hero Kombėtar nė periudhėn 1945-1990. Nė periudhėn 1992-1997 fillon atakimi i figurės sė tij. Nė njė nga distertacionet pėr gradėn shkencore doktor i shkencave, ai cilėsohet tradhėtar dhe shkaktar i fatkeqėsive tė popullit shqiptar kur ishte gjallė. Disertacioni me emėrtimin e tij « tradhėtar », miratohet nga organet zyrtare tė shtetit shqiptar. Pra pranohet zyrtarisht se autori i disertacionit kishte tė drejtė. Aktualisht dhe Skėnderbeu ėshtė me dy emėrtime : « Hero-tradhėtar ». Nuk dihet se ēfarė emėrtimesh do tė marrė mė vonė.
Lista mund tė vazhdojė akoma dhe tė zgjatet pambarimisht. Por konkluzioni, gjithsesi ėshtė i qartė :
Pėrfundim i pjesshėm
Kaq shumė « tradhėtarė » dhe kaq pak figura historike tė panjollosura kanė nė themel tė tyre disa shkaqe qė kanė nevojė tė evidentohen dhe tė dihen.
Sė pari :Historikisht po dhe aktualisht, nė cilėsimet « tradhetar, armik apo i shitur », mė shume ka vepruar dhe vepron jo llogjika dhe analiza kombetare, por llogjika dhe analiza partiake, ideologjike dhe personale. Kushdo qė ishte kunder Ahmet Zogut dhe ideologjise monarkiste, ishte tradhėtar dhe i shitur. Kushdo qė ishte kundėr Enver Hoxhes dhe Partise se Punes, ishte tradhetar dhe i shitur. Kushdo qė ishte kunder S.Berishes dhe Partise Demokratike, ishte tradhetar, armik i terbuar i demokracise, apo i shitur.
Ne te tria rastet, pavaresisht nga ngjyrimet ideologjike , thelbi eshte nje dhe i vetem. Drejtuesi kryesor i shtetit dhe partia qe drejtonte dhe drejton ai, ishte njehsuar dhe vazhdon te njehsohet me kombin. Rrjedhimisht kush ishte dhe kush eshte kunder tyre , a priori eshte dhe kunder kombit, pra eshte tradhetar.
Se dyti : Qeveritaret shqipetare as kane njohur dhe vazhdojne te mos e njohin akoma llogjiken e dialogut dhe te doreheqjes. Nėqoftese kjo ishte e justifikuar me periudhat e mėparshme, pasi Shqiperia ne vitet 1928-1939 ishte monarki, dhe pas vitit 1945 diktature proletariati, eshte e pajustifikueshme nė periudhėn 1991-1998, kur te paktėn formalisht quhet vend pluralist. Shėmbulli mė tipik ishte qėndrimi i qeverisė sė periudhės janar-shkurt 1997, e cila pėr tė mos dhėnė dorėheqje, pėr tė mos ikur nga pushteti, shkatėrroi shtetin. Si per qeveritaret e sė kaluarės ashtu dhe per te sotmit : Dialog do tė thotė poshterim dhe doreheqje do te thote dorėzim. Me kete llogjike qe sot perben vijen e sjelljes se qeveritareve shqipetare , kush kerkon dialog dhe kush ben dialog, kush kėrkon dorėheqje, ai menjehere do te akuzohet per fyerje, menjehere do te cilesohet armik i demokracise, menjehere do te akuzohet per destabilizues, per perēares i kombit, tradhetar etj.
Ajo qe ka me tepėr rėndėsi, ne kete ēeshtje eshte fakti se qeveritaret dhe lideret e sotem partiake te Shqiperise , kane shume nevoje te nxjerrin mesime nga e kaluara. Megjithate faktete e deritanishme te zhvillimit te jetes politike ne Shqiperi, tregojne se ata jane shume larg nje gjeje te tille . Perse valle ?
Nuk e kuptojne se ēfare tragjedie po i pergatisin vvendit me nje menyre te tille te vepruarit. Veshtire te besohet, por siē duket atyre u pelqen e kaluara , megjithese bejne sikur e shajne dhe e kritikojnė. Gjejne me komode dhe me te pershtatshme sharjet dhe etiketimet, se sa analizen llogjike, gjejne me reale termat « armik, tradhetar, i shitur », perdorimin e te cilave ua jep posti dhe qenja ne pushtet. Me kete qendrim dhe kete praktike, ata perfundimisht pushojne sė qėni politikanė dhe shnderrohen ne monarke dhe sundimtare. Dhe sa rrėzohen nga posti, sa bien nga posti, menjehere nderrohen vendet. Atdhetaret shnderrohen ne tradhetare dhe tradhetaret ne atdhetare.
Pra me llogjiken e deritanishme « tradhetaret dhe armiqte » do te vazhdojne te shtohen ne Shqiperi. Me kete llogjike, Shqiperia nuk do te kete kurre tradhetare apo atdhetare. Por do te kete qenje me dy koke te quajtur « tradhetaro-atdhetare dhe atdhetaro-tradhetare ».
__________________
Enver Hoxha yll epoke,
Rreze drite vepra jote,
Si vigan nė shekuj rritesh,
I pavdekshėm n'zemėr t'Shqipes
Ēėshtja Kombėtare
|