Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-02-07, 21:43   #57
Mustaqedredhur
 
Anėtarėsuar: 17-09-06
Postime: 414
Mustaqedredhur i respektuarMustaqedredhur i respektuarMustaqedredhur i respektuarMustaqedredhur i respektuarMustaqedredhur i respektuarMustaqedredhur i respektuar
Gabim

Kryqezatat ishin nje radhe fushatash ushtarake zakonisht te thirrura nga Papa. Ato u zhvilluan ne qindvjecarin e 11 deri ne ate te 13-in dhe ishin Luftera te Shenjta te Romes Katolike per rimarrjen e Jeruzalemit dhe Tokes se Shenjte nga muslimanet.
Ishin hordhi,makineri masakruese.

Kryqezata e pare e cila filloi ne vitin 1096 ishte formuar, ashtu sic e permend edhe Giboni, prej hajdutesh dhe kriminelesh. Kjo ishte pasoje e Keshillit te Klermontit ne vitin 1095 ne te cilin Papa deklaroi qe cdokujt qe do te bashkohej me kryqezatat do t'i jepej nje kompensim i plote i te gjithe mekateve te kryera dhe do te lirohej nga cdo krim.

Kryqezata e dyte u krye 48 vjet me vone pas renies se Jeruzalemit ne vitin 1147 ne menyre qe mbeshtetnin te mbijetuarit e Kryqezates se pare. Portat e qyteteve si ne Evrope ashtu edhe ne Azi u mbyllen ndaj pjesemarresve ne kryqezata, dhe ushqimi u jepej vetem nepermjet mureve duke ua hedhur me shporta. Ky ushqim ishte i cilesise me te dobet dhe shpesh here i papershtatshem per konsumimin njerezor. Ata u pushtuan nga uria. Shume prej tyre vdiqen perpara se sa te arrinin Palestinen. Te mbijetuarit u vrane ne beteje. Jeruzalemi u pushtua prej muslimaneve ne vitin 1187.

Kryqezata e trete e udhehequr mes te tjereve edhe nga mbreti Rikard i Anglise, nuk mundi te rimerrte Jeruzalemin. Rikardi u kthye ne Angli ne vitin 1192 me ata qe i kishin mbijetuar betejes.

Kryqezata e katert zgjodhi nje objekt me te lehte per te pushtuar dhe, pervec faktit qe Kostandinopoja ishte ne duart e Kristianeve, mundi te arrinte deri aty ku dy kryqezatat e para kishin falimentuar. Ne vitin 1203, ata shperthyen ne kryeqytetin e lashte te Lindjes, duke plackitur e vrare. Kishat paten te njejtin fat, dhe trofete e marra prej kishave jo vetem qe me vone u bene shkak per adhurimin e objekteve ne perendim por gjithashtu pasuruan Kishen Katolike Romake.
Mustaqedredhur Nuk ėshtė nė linjė