PLANI I AHTISARIT: MARRJE E RREZIKUT MBI VETE, PA ASNJĖ GARANCI - CAVEAT EMPTOR
Si mund tė mendohet qė propozimi i cili dobėson kapacitetin e qeverisė qendrore tė Kosovės pėr qeverisjen e territorit tė saj dhe nė tė njėjtėn kohė lehtėson tė gjitha llojet e marrėveshjeve ligjore dhe ekstra-ligjore midis Beogradit dhe komunave serbe, do tė shpjerė nė paqe dhe stabilitet nė Kosovė dhe nė Evropėn juglindore?
Si mund tė sigurojė njė plan i tillė se Mitrovica dhe pjesa tjetėr e veriut do tė ngelin pjesė integrale e Kosovės, kur Kosova nuk e ka mundėsinė madje as tė fillojė me sovranitetin e duhur fillestar?
Nga Shirley Cloyes DioGuardi, Kėshilltare e Ēėshtjeve Ballkanike e LQSHA
I dėrguari i Kombeve tė Bashkuara, Marti Ahtisari u ka kėrkuar shqiptarėve tė Kosovės dhe negociatorėve serbė qė nė Vjenė pėr disa javė me radhė ti shqyrtojnė elementėt e Propozimit tė tij pėrmbajtjesor pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, nė mėnyrė qė kah fundi i marsit ti bėjė rekomandimet e tij finale para Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė.
Mė 20 shkurt, Ahtisari deklaroi nė njė kėshill tė pėrhershėm tė Organizatės pėr Siguri dhe Bashkėpunim tė Evropės - OSBE, se Ėshtė pėr keqardhje, por gjasėt qė palėt tė arrijnė njė kompromis pėr statusin e Kosovės, pothuajse nuk ekzistojnė fare.Ėshtė e vėshtirė tė besohet qė Ahtisari mund tė ketė besuar ndonjėherė se serbėt dhe shqiptarėt do tė mund tė pajtoheshin pėr njė zgjidhje tė pėrbashkėt pėr Kosovėn, aq mė shumė kur dihen pėrpjekjet e Serbisė gjatė gjithė shekullit tė njėzet pėr okupimin, dėbimin dhe vrasjen e shqiptarėve.
Dredhitė qė qėndrojnė pas refuzimit serb
Duke i vėnė kapak intransigjencės disamujore, mė 14 shkurt, parlamenti serb votoi me shumicė votash hedhjen poshtė tė propozimit tė Ahtisarit dhe miratoi njė rezolutė qė saktėsonte se ky propozim nė kundėrshtim me ligjin hap themelet pėr krijimin e njė shteti tė ri tė pavarur nė territorin e Serbisė. Kryeministri Vojislav Koshtunica ritheksoi thirrjen e tij pėr ndėrprerjen e marrėdhėnieve diplomatike me tė gjitha ato vende qė do ta njohin pavarėsinė e Kosovės.
Komuniteti ndėrkombėtar duhet ta ketė kuptuar tashmė se vendimi qė mori vjeshtėn e kaluar pėr shtyrjen e zgjidhjes sė statusit final deri pas zgjedhjeve serbiane tė 21 janarit nuk pati asfarė ndikimi nė zgjidhjen e statusit pėrfundimtar.
Tė gjitha partitė politike serbe, me pėrjashtim tė partisė sė vogėl liberale demokratike, tė udhėhequr nga Ēedomir Jovanoviq, kundėrshtojnė pavarėsinė e Kosovės. Zgjedhjet nė Serbi i fituan radikalėt, qė udhėhiqen nga Vojislav Shesheli i akuzuar pėr krime tė luftės. Rezultati paraqet tė kundėrtėn e asaj qė kėmbėngulte Perėndimi, se po qė se Kosova hiqej nga lista e angazhimit parėsor, nė Serbi do tė triumfonin forcat demokratike.
Nė tė vėrtetė, thirrja dhe kėrkesa e Beogradit pėr shtyrjen e zgjidhjes sė statusit pėrfundimtar deri pas zgjedhjeve ishte njė kurth pėr blerjen e kohės me qėllim tė pėrshpejtimit tė angazhimit tė tij disa miliardėsh nė Uashington dhe Bruksel, pėr dėmtimin e imazhit tė popullit shqiptar dhe dobėsimit tė mbėshtetjes Perėndimore pėr pavarėsinė e Kosovės.
Mospranimi i propozimit tė Ahtisarit nga Beogradi, ėshtė po ashtu njė dredhi mashtruese, njė dredhi e llojit qė synon tė krijojė iluzionin e Serbisė viktimė. Kjo ėshtė e vėrtetė e pamohueshme, me qė propozimi i Ahtisarit i jep Serbisė pikėrisht atė qė ka kėrkuar: Njė Kosovė me mė shumė autonomi dhe mė pak pavarėsi nėpėrmjet planit tė decentralizimit, i cili do ti mundėsojė Beogradit tė ruajė kontrollin mbi serbėt e Kosovės dhe nėpėrmjet kėsaj do ti mundėsojė asaj ta mbajė Kosovėn tė destabilizuar me qėllim qė, nė fund tė fundit, tė rivendosė kontrollin e saj mbi njė pjesė apo mbi tėrė territorin e Kosovės. Refuzimi serb i planit tė Ahtisarit ėshtė njė dredhi e re pėr shtimin e presionit mbi komunitetin ndėrkombėtar pėr tė fituar koncesione tė tjera nga shqiptarėt gjatė raundit tė fundit tė negociatave.
Nė anėn tjetėr, me insistimin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, tė cilat shqiptarėt i pėrqafojnė si shpėtimtaren e tyre nga okupimi dhjetėvjeēar dhe lufta gjenocidale e Milosheviqit, kryeministri i Kosovės, Agim Ēeku, ka pranuar propozimin e Ahtisarit. Ēeku dhe pjesa tjetėr e shoqėrisė sė shqiptarėve tė Kosovės janė prirė tė besojnė se plani do ta jetėsojė pavarėsinė de facto nėn mbikėqyrjen ndėrkombėtare.
Atyre u ėshtė thėnė dhe po u thuhet vazhdimisht se pranimi i planit tė Ahtisarit nga pala shqiptare ėshtė veprim thelbėsor pėr tė siguruar njohjen e Kosovės nga komuniteti ndėrkombėtar.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|