Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-03-07, 10:31   #18
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Perėndimi pėrmbush sėrish kėrkesat e Beogradit

Nė fund tė fundit, plani i Ahtisarit nuk mund tė funksionojė nė terren dhe ai nuk i shpaguan dot vitet e gjata tė angazhimit tė Perėndimit nė Ballkan, pėr shkak se nė masė tė madhe mbėshtetet nė supozimet qė nė thelb shprehin qasjen e dėshtuar tė politikės sė jashtme tė Perėndimit ndaj ish-Jugosllavisė qė nga fillimi i shpėrbėrjes sė saj, nė fund tė viteve tė tetėdhjeta.
Qasjen nė fjalė e ka karakterizuar vardisja ndaj Serbisė mbi besimin e gabuar se ajo ėshtė makina e ardhshme politike dhe ekonomike e Evropės Juglindore, nė vend qė asaj t’i kėrkohej nė formė tė qartė ta ndėrpriste shfrytėzimin e ēėshtjes sė Kosovės, tė ndahej nga e kaluara e saj e tmerrshme dhe tė shndėrrohej nė demokraci tė vėrtetė.
Nėntorin e shkuar, NATO-ja e pranoi Serbinė nė Programin e Partneritetit tė saj pėr paqen - hapi i parė drejt pranimit tė plotė nė kėtė aleancė ushtarake, duke u tėrhequr kėshtu nė mėnyrė krejt tė pakuptimtė nga kushtet paraprake qė Perėndimi i kishte vėnė Beogradit pėr dorėzimin paraprak tė komandantėve serbė tė Bosnjės, Ratko Mladiē e Radovan Karaxhiq nė Tribunali pėr Krime tė Luftės nė Hagė.
Me gjithė vėrejtjet e Departamentit tė Shtetit, vendimin nė fjalė e ka mbėshtetur Kėshilli pėr Sigurinė Kombėtare tė administratės sė Bushit. Mė pas ky vendim u hapi rrugė animeve nė radhėt e Bashkimit historikisht tė fragmentuar tė Evropės.
Vetėm njė javė mė parė, nė njė takim tė ministrave tė jashtėm tė BE-sė nė Bruksel, komisionari pėr zgjerimin e BE-sė, Oli Rehn tha: “Unė do tė bashkėpunoj me qeverinė e re serbe tė orientuar drejt reformave, qė ėshtė e pėrkushtuar tė pėr tė bėrė njė fillim tė ri nė integrimin evropian. Qeveria e re meriton njė rast tė ri dhe fillim tė ri, pėr kthimin nė shtegun evropian, nė mėnyrė qė tė tejkalohet koha e humbur”. Pastaj, mė 19 shkurt, ministri i jashtėm suedez, Karl Bildt, rekomandoi qė Serbisė t’i ofrohet pranimi nė Bashkimin Evropian, pėr arsye se “po qė se Serbisė nuk i ofrojmė opsionin evropian, rrezikojmė qė kėtė vend ta shohim tė zhytet sėrish nė nacionalizėm. Nė rast tė tillė Serbia do tė mund ta bllokonte zgjidhjen pėr Kosovėn”. Por Serbia nuk ėshtė ndarė nga nacionalizmi ende, prandaj forcimi i iluzionit pėr Serbinė si demokraci ėshtė shėrbim i keq pėr tė gjithė, duke pėrfshirė demokratėt e vėrtetė nė Serbi dhe serbėt e Kosovės, integrimi konstruktiv i tė cilėve nė shoqėrinė e Kosovės po kundėrshtohet me forcė nga Beogradi nė ēdo hap tė rrugėtimit tė kėtij integrimi.
Pėr ta pėrmbushur nevojėn e reformės sė vėrtetė nė Serbi si dhe dėshirėn e shqiptarėve pėr shtet tė pavarur nė tė ardhmen, ėshtė me rėndėsi thelbėsore tė njihet brutaliteti i tė kaluarės. Forcat ushtarake dhe paraushtarake tė Milosheviēit pushtuan Kosovėn nė vitin 1989, duke shpėrbėrė me dhunė asamblenė e saj tė zgjedhur nė rrugė ligjore, duke dėbuar me forcė tė gjithė shqiptarėt dhe duke i kaluar mijėra prej tyre nėpėr duart e policisė, duke i mbyllur shkollat dhe median shqipe dhe duke e zėvendėsuar gjuhėn shqipe me gjuhėn serbe.
Pastaj pasuan dhjetė vjet tė okupimit brutal, duke kulminuar me luftėn gjenocidale tė viteve 1998 - 1999, nė tė cilėn u vranė mbi dhjetė mijė shqiptarė, mijėra tė tjerė u arrestuan dhe torturuan dhe u zhvendosėn e dėbuan nga Kosova mbi njė milion tė tjerė.
Organizatore dhe realizuese tė kėtij terrorizmi shtetėror ishte Serbia, prandaj si rezultat i kėsaj, shikuar nė aspektin moral dhe ligjor ajo ka humbur ēfarėdo preteksti pėr sovranitet mbi Kosovėn qė nė mbarim tė kėsaj lufte.
Prandaj, nė ven qė ta mbėshtesė e pėrkrahė Serbinė, Perėndimi duhet tė insistojė qė ajo publikisht t’u kėrkojė falje Kosovės dhe Bosnjės pėr luftėrat e saj gjenocidale kundėr tyre nė vitet e tetėdhjeta dhe nėntėdhjeta, duhet tė heqė dorė nga kėrkesat e saj pėr Kosovėn dhe pastaj duhet tė transformohet nė njė vend demokratik. Kjo duhet tė jetė arsyeja e shkuarjes pėr rezolutėn e statusit final tė Kosovės.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė