.:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:.
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
|
FJALA E SEKRETARIT TĖ PĖRGJITHSHĖM TĖ LIGĖS BOTĖRORE ISLAME - RABITĖS, ZOTĖRI PROFESOR ALI EL-HAREKANIT
Falėnderimi i qoftė All-llahut xh.sh., Sunduesit tė botėve, Krijuesit tė qiejve dhe tė Tokės, Dhuruesit tė territ dhe tė dritės, salavati e selami i All-llahut xh.sh. qoftė mbi Muhammedin a.s. i cili ėshtė vulė e tė gjithė Pejgamberėve, i cili ka ditur tė gėzojė dhe tė paralajmėrojė, tė premtojė dhe tė kėrcėnojė. All-llahu e ka nxjerr njerėzimin me tė nga errėsira nė dritė dhe e ka shpjerr nė rrugėn e drejtė, sirati mustekim, nė rrugėn e Zotit tė gjithėēkaje qė ekziston nė qiej dhe nė Tokė.
A nuk po i kthehet, pra, ēdo gjė All-llahut?!
Kur All-llahu i Lartmadhėruar e ka pajisur Pejgamberin a.s. me shef'at, dhe i ka caktuar pozitė tė veēantė ndėr Pejgamberėt, Myslimanėt i ka porositur qė ta donė atė dhe pėr Vete i ka bėrė tė dashur pasuesit e tij, ka porositė kėtė:
"Thuaju (o Muhammed!): "Nėse e doni All-llahun, atėherė ejani pas meje, qė All-llahu t'ju dojė dhe t'ju falė mėkatet..." (Ali Imran, 31)
Kėto fjalė tė All-llahut janė porosi pėr myslimanėt qė me tėrė qenien e vet tė pėrpiqen dhe ta duan Resulull-llahun a.s.
Arsyet pėr ta dashur vazhdimisht Resulull-llahun a.s. shtohen shumėfish nga dita nė ditė, e ato gjenden nė personalitetin, karakterin dhe nė veprėn e tij.
Andaj, qė nga fillet e para tė Islamit, myslimanėt fuqishėm qenė mishėruar me Resulull-llahun a.s., imituan atė dhe ēdo herė theksonin vlerat dhe virtytet e tij, ndaj filluan edhe tė shkruajnė rrugėn e jetės sė tij - "Siretu Resulull-llah a.s."
Jetėshkrimi i shkėlqyeshėm i Pejgamberit a.s. bazohet nė fjalėt, veprat dhe karakterin e tij shembullor. Aishja r.a. thotė:
"Sjellja e tij ėshtė sipas Kur'anit", ndėrsa Kur'ani ėshtė Libri i All-llahut xh.sh., Fjala e Tij universale, andaj kush sillet kėshtu do tė jetė njeriu mė i mirė, personalitet i formuar dhe ndėr krijesat mė tė dashura tė All-llahut xh.sh.
Edhe sot myslimanėt i bashkon dashuria e madhe dhe e pakufishme ndaj Pejgamberit a.s. Andaj, kush e donė ate (Pejgamberin a.s.) edhe lexon edhe shkruan pėr te.
Kėshtu u lind ideja qė tė mbahet kongresi i Parė Islam, kushtuar studimit tė jetės, punės dhe veprės sė ndershme tė Resulull-llahut a.s.
Ky kongres u mbajt nė Pakistan nė vitin 1396 h. Liga islame - Rabita - ofroi shpėrblime nė tė holla me vlerė prej 150.000. rijal saudit pėr pesė veprat mė tė mira mbi jetėshkrimin e Resulull-llahut a.s. me kėto parashtresa:
1. Qė studimi tė jetė i plotė dhe t'i pėrfshijė saktėsisht ngjarjet historike sipas rendit kronologjik;
2. Tė jetė origjinal dhe i pabotuar mė parė;
3. Qė autori t'i numėrojė tė gjitha veprat klasike etj. me tė cilat ėshtė shėrbyer;
4. Qė autori tė shkruajė posaēėrisht autobiografinė e vet tė plotė, me kualifikim profesional dhe t'i pėrmend punimet e veta shkencore ose veprat e botuara, nėse i ka;
5. Qė studimi tė jetė i shkruar qartė ose i shtypur;
6. Tė jetė i shkruar nė gjuhėn arabe ose nė ndonjė gjuhė tė gjallė;
7. Studimi do tė pranohet nga fillimi i muajit rebiul th-thani 1396. h. gjer nė fillim tė muajit muharrem tė vitit 1397. h.;
8. Studimi do t'i dorėzohet sekretariatit tė pėrgjithshėm tė Rabitės islame nė Mekė, nė zarf tė vulosur qė do tė regjistrohet nėn numrin e veēantė serik;
9. Punimet do t'i kontrollojė komisioni i veēantė profesional i pėrbėrė nga dijetarėt e kėsaj fushe tė shkencės.
Kjo proklamatė ka qenė stimulim qė nė konkurs tė marrin pjesė tė gjithė ata, tė cilėve All-llahu xh.sh. u ka dhuruar dashuri ndaj Resulull-llahut a.s. e qė e kanė studiuar personalitetin, punėn dhe veprėn e tij, e veē kėsaj kanė pasur prirje pėr tė shkruar.
Nė selinė e Rabitės fillojnė tė arrinė punimet e shkruara nė gjuhėn arabe, urde dhe nė gjuhė tė tjera.
Nė konkurs arritėn 171. punime prej tė cilave: 84. studime nė gjuhėn arabe, 64. nė gjuhėn urde, 21. nė gjuhėn angleze, njė nė gjuhėn franceze dhe njė nė gjuhėn hamite (afrikane).
Komisioni profesional, pas leximit dhe shqyrtimit tė gjitha punimeve i zgjodhi pesė mė tė mirat, autorėt e tė cilave u shpėrblyen.
Kkėta janė:
1. Fitues i shpėrblimit tė parė, profesor Safijju-r-Rahman El-Mubarekfuri, ligjėrues nė Universitetin Selefik nė Indi. Vlera e shpėrblimit ėshtė 50.000. rijal saudit;
2. Fitues i shpėrblimit tė dytė, dr. Mexhid Ali Kani nga Universiteti Krahinor Islamik Nju Dehli - Indi. Vlera e shpėrblimit 40.000. r.;
3. Fitues i shpėrblimit tė tretė, dr. Nusajr Ahmed Nasiri, rektor i Universitetit Islamik nė Pakistan. Vlera 30.000. r. s.;
4. Fitues i shpėrblimit tė katėrt, profesor Hamid Mahmud Mensur Lemudi nga Egjipti. Vlera 20.000. r. s.;
5. Fitues i shpėrblimit tė pestė, profesor Abdusselam Hashim Hafėzi nga Medina, Arabia Saudite, vlera e shpėrblimit 10.000. r. s.
Rabita shpalli emrat e fituesve nė Konferencėn e Parė Aziatike nė Karaēi qė u mbajt nė muajin shaban tė vitit 1398. h. dhe pėr kėtė e informoi mbarė opinionin islam.
Kjo ngjarje u shėnua nė Mekė nė solemnitetin e organizuar nga Emir Saud ibėn Abdul-Muhsin ibėn Abdul-Azizi, zėvendės i mėkėmbėsit tė qarkut tė Mekės, mė 12. rebiul-evvel tė vitit 1399. h.
Sekretariati i Rabitės nė kėtė solemnitet ka bėrė tė ditur se do t'i botojė studimet e shpėrblyera nė disa gjuhė botėrore. Sipas kėsaj, lexuesit tė nderuar i ofrojmė veprėn qė ka fituar shpėrblimin e parė, tė autorit sheh Safijju-R-Rahman El-Mubarekfuri, profesor nė Universitetin Selefik nė Indi. Do tė botohen edhe veprat e tjera tė shpėrblyera, duke lutur All-llahun e Lartėsuar qė nga tė gjithė ne t'i pranojė veprat tona, tė kryera posaēėrisht nė emėr tė Tij. All-llahu xh.sh. ėshtė Sundues i mirė dhe Ndihmės i mirė.
Salavati dhe selami qofshin mbi Resulull-llahun a.s., familjen e tij, as'habėt e tij dhe ithtarėt e tij.
Sekretari i pėrgjithshėm i Rabitės
Muhammed ibėn Ali El-Harekan
|