Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-03-07, 07:56   #22
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Martesa me Hatixhen

Kur u kthye Resulull-llahu a.s. nė Mekė, Hatixhja u befasohet shumė me suksesin e arritur nė tregti. Mejseri i tregon pėr bujarinė dhe besnikėrinė e Resulull-llahut a.s. dhe i thotė se kjo ka qenė njė nga shkaqet e fitimit tė madh. Hatixhja njėkohėsisht qe e kėnaqur dhe e befasuar. Ishte e vejė dhe gjer atėherė e kishin kėrkuar shumė pasanikė tė njohur, zotė­rinjtė e Mekės, por ajo i kishte refuzuar, sepse dėshi­ronte t'i pėrkushtohej vetėm tregtisė. Por, atė qė ndjeu ndaj Resulull-llahut a.s. nuk mundi ta fshihte prej shoqes sė vet Nefises, bijės sė Menijjetit. Nefiseja nuk heshti pėr kėtė por drejtpėrdrejtė vajti tek Resulull-llahu a.s. dhe i tha haptazi qė tė martohet me Hatixhen. Ai u pajtua me kėtė dhe bisedoi me xhaxhallarėt e vet, tė cilėt pajtohen dhe me anė tė ungjit tė Hatixhes i fejojnė. Menjėherė pas fejesės u bė edhe martesa. Nė aktin e kurorėzimit ishin tė pranishėm Benu Hashimitėt dhe paria e Medarve. Kjo ndodhi vetėm dy muaj pas kthimit tė tij nga Shami, kurse versioni mė i saktė ėshtė pas njėzet ditėsh. Hatixhja atė­herė ishte dyzet vjeē. Nė atė kohė ishte gruaja mė e dalluar e Mekės, sipas origjinės, pasurisė dhe mendjemprehtėsisė. Kjo ėshtė gruaja e parė me tė cilėn ėshtė martuar Resulull-llahu a.s. dhe gjatė jetės sė saj nuk ka pasur tjetėr grua.[1]
Hatixhja i ka lindur tė gjithė fėmijėt e Resulull-llahut a.s. pėrveē Ibrahimit. Mė sė pari u lind Kasimi, sipas tė cilit e kanė quajtur Resu­lull-llahun a.s. Ebu Kasim. Pastaj ėshtė lindur Zejnebja dhe Rukija, mandej Ummu Kulthum dhe Fatimja, e pastaj djali Abdullahu tė cilin e kanė quajtur i "Miri" dhe i "Pastėrti". Djemtė i kanė vdekur nė djalėri kurse tė gjitha vajzat kanė pėrjetuar Islamin dhe Shpalljen, dhe janė bėrė mysli­mane, muhaxhire. "Muhaxhire" do tė thotė se tė gjitha janė shpėrngulur nga Meka nė Medinė, pėrkatėsisht, kanė bėrė hixhretin. Megjithatė, tė gjitha vajzat i kanė vdekur gjatė jetės sė Resulull-llahut a.s. pėrveē Fatimes, r.a., e cila vdes gjashtė muaj pas babait tė vet.[2]
Ndėrtimi i Ka'bes dhe ndodhia e gjykimit

Kur Resulull-llahu a.s. ishte tridhjetė e pesė vjeē, kurejshitėt ven­do­sėn tė ndėrtojnė Ka'ben e cila gjer atėherė ishte njė grumbull gurėsh nė njė truall pak sa tė ngritur. Ishte e lartė nėntė arshin qė nga koha e Ismailit a.s. Nuk kishte kulm, andaj disa vjedhės e kishin vjedhur njė arkė me ari e cila gjendej asokohe brenda kėtij grumbulli. Pėr shkak tė traditės sė vet dhe vlerės sė madhe historike, si dhe theme­let tė cilat i ka vėnė Ibrahimi a.s. Ka'ben gjithnjė e kanė vizituar tė gjithė kalimtarėt e Mekės. Ngjante qė shumė prej tyre tė merrnin me vete nga njė copė dhe apo gur si simbol shenjtėrie dhe bereqeti. Pesė vjet para pejgamber­llėkut tė Resulull-llahut a.s. Ka'ben e kaplon pėrmbytja pas shpėrthimit sė pendės Arem. Kurejshitėt u frikėsuan sepse Ka’bja ishte gati tė rrėnohej, andaj vendosėn ta rindėrtojnė duke i ruajtur themelet dhe ven­din e saj tė mėparshėm. Vendosėn qė ta ndėrtojnė vetėm me pasurinė e fituar nė mėnyrė tė ndershme - pa pėrzierje tė kamatės, ryshfetit, tė hollave tė vjedhura dhe tė plaēkitura. Ata frikėsoheshin t'i rrėzojnė mbeturinat ekzistuese tė Ka'bes. Kėtė e filloi El-Velid b. Mugire El-Mahzumi, e tė tjerėt pas tij pasi qė, gjatė spastrimit kėtij nuk i ndodhi asgjė e keqe. E rrėzuan gjer nė themel tėrė atė qė kishte ndėrtuar Ibra­himi a.s. E pėrpiluan edhe planin e ndėrtimit tė Ka'bes. Ēdo fisi i caktuan se sa do tė sjellte gurė dhe cilėn pjesė tė murit do ta ndėrtonte, kėshtu qė tė gjithė tė jenė pjesėmarrės nė ndėrtim. E sollėn njė ndėrtues Romak, tė quajtur Bakum, dhe ndėrtimi shkonte sipas planit gjersa nuk erdhėn nė lartėsi tė vendit ku duhej vendosur Haxherul-esvedin (Gurin e Zi). Ēdo fis e konsideronte vetėn tė privilegjuar qė kėtė punė tė ndershme ta bėnte ndonjėri prej tyre. Grindja mes tyre zgjati katėr apo pesė ditė dhe kanosej rreziku qė tė shpėrthente pėrleshje e pėrgjakshme rreth tempullit tė Shenjtė nė tokėn e Shenjtė. Nė tėrė kėtė tollovi mė i maturi ishte Ebu Umejje b. El-Mugire El-Mahzumi, i cili jep kėtė propozim: personi i parė, i cili paraqitet nė dyert e Haremit tė Ka'bes le ta zgjedh kėtė problem dhe le tė vendos.
All-llahun xh.sh. ka dashur qė ky person tė jetė Resulull-llahu a.s. Kur e panė brohoritėn: "El-Emini, El-Emini (sepse ka qenė i njohur me kėtė ofiq, qė nė pėrkthim do tė thotė: i besueshėm, besnik), jemi tė kėnaqur qė ky tė vendos, ky ėshtė Muhammedi!"
Kur u afrua Resulull-llahu a.s. mė afėr, ata ia parashtruan ēėshtjen dhe kėrkuan zgjidhje nga ai. Resulull-llahu a.s. kishte zgjidhje: Ai kėr­koi njė copė pėlhurė, e shtriu nė tokė dhe mes e vuri "gurin e Shenjtė", pastaj u tha kryeparėve tė fiseve tė ngatėrruara tė afrohen, ta kapin nga njė kind tė pėlhurės dhe tė gjithė sė bashku ta ngrisin "gurin e Shenjtė" gjer tek vendi ku do tė vendosej. Pastaj Resulull-llahu a.s. e mori atė me duar tė veta dhe e vuri ku duhet. Ky ka qenė veprim i mirė me tė cilin ishin tė kėnaqur tė gjitha palėt.
Kurejshitėve iu harxhohet pasuria e pastėr - hallall pėr ndėrtim, andaj nga ana veriore e ndėrtuan murin nė lartėsi prej gjashtė arshinėve, sot i quajtur muri-Hatim apo muri i Gurit. Nė kėtė mur e bėnė derėn dhe e ngritėn nga toka qė tė mos mund tė hyjė nė Ka'be kush tė dojė, por vetėm ai, tė cilit i lejohet. Kur ndėrtimi i Ka'bes arrinė lartėsinė pesėm­bėdhjetė arshin, e bėjnė plafonin tė mbėshtetur nė gjashtė shtylla. Me kėtė ndėrtim Ka’bja merr trajtėn e vet katrore mė pėrmasa pėrafėrsisht tė njėjta: Lartėsia ėshtė pėrafėrsisht pesėmbėdhjetė metra, gjatėsia e murit nė tė cilin ėshtė Haxherul-esvedi ėshtė dhjetė metra, sikurse edhe muri tjetėr kundruall kėtij. Guri gjendet nė lartėsi prej 1,5 m. nga fundamenti ku bėhet tavafi. Muri ballor nė tė cilin gjendet dera, ėshtė i gjatė dymbėdhjetė metra sikurse edhe ai kundruall tij. Dera e Ka'bes ėshtė vendosur dy metra nė lartėsi nga toka. Nga ana e jashtme Ka'ben e rrethon rrethi prej gurėve nė lartėsi njėzet e pesė centimetra e nė gjerėsi tridhjetė centimetra. Kėto janė, nė realitet, blloqe gurėsh nga godina e parė, e qė janė ruajtur nė kėtė mėnyrė.[3]
Jetėshkrimi i shkurtėr para pejgamberllėkut

Resulull-llahu a.s. nė rininė e vet ka qenė i prirur me virtyte mė tė mira qė mund t'i posedojnė njerėzit. Ka pasur njė koeficient tė lartė inteligjence qė ėshtė shprehur nė ēdo lėvizje tė tij, ose nė ēdo iniciativė tė tij. Nuk ka pasur dėshirė tė fliste shumė. E kishte andje vetmimin (veēi­min), qė e praktikonte nė momentet e meditimit dhe hulumtimit pėr drejtėsi dhe pėr tė gjitha ato gjėra qė janė tė arritshme pėr mendjen e njeriut. Meditonte pėr natyrėn, bukuritė e saja, ligjet e natyrės, pastaj pėr njeriun si individ dhe si pjesėtar tė shoqėrisė. Pastaj mendonte pėr besimin, ē'ėshtė ajo qė besonte populli i tij, kujt ose ēkafit i pėrkulej dhe i lutej, pėrse merreshin me herezi, me magjira (shorte, falle) etj. Nėse vėrente se diku punohej mirė, atėherė edhe ai ngarendte nė ndih­mė, ndėrsa nga veprat e kėqija largohej. Nuk pinte alkool, nuk e hante mishin e kafshės tė therur nė altar, nuk i festonte festat e idhujve. Ka qenė i pari qė ikte nga shirku apo politeizmi. Nuk duronte dot kur dikush bėnte be me idhujt Latin dhe Uzatin. Nuk ka dyshim se Resu­lull-llahun a.s. e ka ruajtur pėrcaktimi i All-llahut xh.sh. Nėse ndodhte qė te ai tė zgjohet ndonjė ves i keq njerėzor, ose tė niset pas ndonjė zakoni tė padenjė pėr te, atėherė paraqitej kujdesi Hyjnor qė ta ruante nga ēdo gjė qė nuk vyen.
Ibni Ethiri rrėfen: "Resulull-llahu a.s. ka thėnė: "Kurrė nuk kam qenė i interesuar tė bėj atė qė bėnin arabėt paraislamik, pėrveēse nė dy raste, e nga tė dyjat All-llahu xh.sh. mė ka nxjerr nga situata. Pastaj kjo nuk mė ka ndodhur gjer nė fillim tė Shpalljes me tė cilėn All-llahu xh.sh. mė ka nderuar. Njė mbrėmje i thashė njė djaloshi, i cili ruante delet me mua nė kodrat e Mekės: "A dėshiron tė kujdesesh pėr delet e mia, e unė tė shkoj nė aheng nė qytet, sikur edhe djelmoshat tjerė?" U pėrgjigj po. Unė u nisa, dhe kur mbėrrijta tek shtėpia e parė nė Mekė, dėgjova muzikėn, e pyeta: "Ē'ėshtė kjo?" Ata mu pėrgjigjėn: "Martohen dy tė rinj." U ula tė dėgjoj, e All-llahu xh.sh. mi mbylli veshėt e unė fjeta. Nė mėngjes mė zgjoi nxehtėsia e diellit dhe u ktheva tek djaloshi, i cili mė pyeti se si kisha kaluar? Unė i tregova, e pastaj vendosa qė edhe natėn e dytė tė veproj kėshtu. Kur nė mbrėmje hyra nė Mekė, mė ndodhi sikurse natėn e kaluar. Pas kėsaj ndodhie mė nuk lejova tė mė okupoj e keqja."[4]
Transmeton Buhariu nga Xhabir b. Abdullahu i cili thotė: "Kur ėshtė ndėrtuar Ka’bja, Resulull-llahu a.s. dhe Abbasi kanė shkuar tė bartin gurė. Abbasi i thotė Resulull-llahut a.s.: "Vėre petkun (izarin - pjesėn e posht­me) tėnd nė qafė qė tė mos rrjepet lėkura nga gurtė." Resulull-llahu a.s. u gjunjėzua, i ngriti sytė kah qielli, pastaj u ngrit e tha: "Izari im, izari im" dhe e shtrėngoi petkun rreth veti."[5] Nė versio­nin tjetėr tė hadithit qėndron: "Pas kėsaj kurrė mė nuk ėshtė dukur ndonjė pjesė e turpshme e trupit tė tij."[6]
Resulull-llahu a.s. ėshtė shquar nė fisin e vet me gjuhė tė bukur, sjellje tė mirė dhe me virtyte fisnike. Nga pamja ka qenė mė i bukuri nė fis, dhe me ahlak - moral mė tė bukur. Ka poseduar butėsi, pėrzemėrsi. Gjithnjė e ka folur vetėm tė vėrtetėn. E plotėsonte ēdo premtim ndėrsa amanetin e besuar e ruante. Populli i vet e quante El-Emin, ndėrsa pėr tė ka thanė nėna e tė gjithė besimtarėve, Hatixhja r.a.: "Bartė pėrsos­mėri, e pėrfiton (ngushėllon) tė humburin, e gostit mysafirin dhe ndih­mon nė brenga."[7]

[1] Ibni Hisham: I/189-190; Fikhu-s-Sira nga M. Gazaliu, f. 59; Telkihu Fuhumi ehli-l-Ether, f. 7.

[2] Ibni Hisham: I/190-191; Fikhu-s-Sira, f. 60; Fet’hu-l-Bari: VII/507.

[3] Ibni Hisham: XII/192-197; Fikhu-s-Sira nga Gazaliu, f. 62, 63; Sahihu-l-Buhari: I/215; Historia e popujve islam: I/64, 65.

[4] Ekziston mospajtim rreth asaj se a ėshtė ky hadith sahih. Hakimi dhe Zehebi e njehin nė sahih, ndėrsa Kethiri nė Daif. Shih: El-Bidajetu ve-n-nihajetu: II/287.

[5] Sahihu-l-Buhari - kaptina mbi ndėrtimin e Ka'bes: I/540.

[6] Vepra e njėjtė krahas me shpjegimin e Kastalanit.

[7] Sahihu-l-Buhari: I/3.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė