Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-03-07, 08:05   #31
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Metodat e llojllojshme pėr rezistimin e Da'vetit

Kur kurejshitėt panė se Muhammedin a.s. nuk mund ta pengonte asgjė nga interpretimi i fesė sė re dhe pėrhapja e saj, filluan pėrsėri tė mendojnė pėr mėnyrėn e shuajtjes tė veprimtarisė sė Resulull-llahut a.s. dhe as'habėve tė tij. Pėr kėtė qėllim caktuan disa metoda, pėr tė cilat tani do tė bėjmė fjalė:
1. Ironia, qesėndia, tallja, shpotia dhe pėrgėnjeshtrimi kanė qenė mjet pėrdorimi i parė kundėr myslimanėve. Filluan t'i poshtėrojnė me emra fyese, kurse Resulull-llahun a.s. e akuzonin rėndė, duke thėnė se ėshtė i marrė.
Pėrkitazi me kėtė All-llahu xh.sh. thotė: "Ata thanė: "O ti, qė tė ėshtė shpallė Kur'ani, ti je, me tė vėrtetė, i marrė!" (15, 6).
Shpifnin se ėshtė magjistar dhe gėnjeshtar: "Ata janė ēuditur pėr ardhjen e njė paralajmėruesi nga mesi i tyre, dhe jobesimtarėt kanė thanė: "Ky ėshtė magjistar dhe gėnjeshtar." (38, 4).
Ata e pritnin dhe e pėrcillnin me shikime dashakeqe, budallaqe dhe me gjeste tėrbuese. "Pothuaj se, me tė vėrtetė, jobesimtarėt duan tė tė rrėzojnė me shikim kur dėgjojnė Kur'anin, duke thėnė: "Ai, nė tė vėrtetė, ėshtė i marrė!" (68, 51).
Kur e shihnin se ėshtė duke ndejtur me shokėt e vet tė pafuqishėm, thonin me qesėndi: "A kėta na qenkan ata nga mesi ynė, ndaj tė cilėve All-llahu shfaqi mėshirėn e Tij?" (6, 53).
Kėta kanė qenė prej atyre pėr tė cilėt thotė Kur'ani: "Mėkatarėt qeshnin me ata qė besonin; kur kalonin pranė tyre njėri-tjetrit ia bėnin me sy, e kur ktheheshin te familjet e tyre, ata argėtoheshin nė formė tallėse; ata kur i shihnin besimtarėt thonin: Kėta, me tė vėrtetė, kanė humbur. Kurse Ne nuk i caktuam ata pėr kujdestar tė besimtarėve." (30, 29-33).
2. Shtrembėrimi i mėsimit tė Resulull-llahut a.s., shkaktimi i dyshimit, propagandimi i agjitacioneve tė rrejshme, pėrhapja e fjalėve tė pabaza rreth kėtij mėsimi dhe rreth personalitetit tė Resulull-llahut a.s., duke e tepruar nė tė gjitha kėto, ashtu qė njerėzve mos t'u mbetet kohė tė mendojnė pėr kėtė fe. Ata pėr Kur'anin thonin:
"Dhe thanė: "Kėto janė pėrrallat e popujve tė lashtė; tė cilat i ka kopjuar, e i lexohen atij mėngjes e mbrėmje (qė t'i mbajė mend mė mirė)." (25, 5).
"E mohuesit thonė: "Ky (Kur'ani) ėshtė vetėm njė gėnje­shtėr, tė cilėn e ka trilluar ai (Muhammedi), e i kanė ndihmuar nė kėtė (edhe) njerėz tė tjerė" Ata (me kėtė) kanė bėrė zullum dhe akuzė." (25, 4).
Ata thonin: "Atė (Muhammedin) e mėson njė njeri" (16, 103).
Pėr Resulull-llahun a.s. thonin: "Ēka ka ky Pej­gamber? Hanė ushqimin dhe shetitė nėpėr tregje." (25, 7).
Mirėpo Kur'ani nė shumė vende ka pėrgjigje nė propagandėn e tyre.
3. E kundėrshtonin Kur'anin me trillimet e popujve tė lashtė qė me kėto t'i zbavisin njerėzit pėr t'i larguar nga mėsimi i Kur'anit. Ata thonė se En-Nadar b. Harithi, me njė rast u ka thėnė kurejshitėve: "O njerėz! Ju ka mbėrthyer njė situatė ēfarė nuk keni pasur rast tė hasni gjer mė tani. Muhammedi ėshtė ritur nė mesin tuaj. Ka qenė fėmija mė i miri prej jush, mė i dėgjueshmi dhe mė i sinqerti nga tė gjithė ju. Ka qenė personi mė i besueshėm ndėr ju. Kėshtu ka jetuar gjer nė pjekurinė e tij. Atėherė ai ju erdhi me kėtė Shpallje, e ju that: Magjistar! Jo, pasha Zotin, ai nuk ėshtė magjistar, ne kemi pasur rast tė shohim magjistarė tė ndryshėm dhe tė njihemi me punėt e tyre.
Mandej that: Shortar! Jo, pasha Zotin, ai nuk ėshtė kurrfarė shortari. Ne i kemi parė shortarėt, e dimė se ē'punojnė, dhe e dimė se n'ēmėnyrė pėrshpėrisin disa fjalė tė rimuara. Pastaj that se ėshtė poet. Jo, pasha Zotin, ai nuk ėshtė as poet. Ne e dimė se ē'ėshtė poezia, i kemi dėgjuar dhe i kemi njohur tė gjitha llojet e poezisė. Mė nė fund that se ėshtė i ēmendur. Pasha Zotin, as i tillė nuk ėshtė. Ai nuk ėshtė person i pakujdesshėm, i cili nuk din se ē'bėn e ē'flet. O kurejshitė, kontrollone veten. Pasha Zotin, juve ju ėshtė dėrguar njė gjė madhė­shtore dhe ju ka ndodhur njė ngjarje madhėshtore, por nuk jeni tė vetėdijshėm pėr kėtė."
Pas kėsaj, En-Nadari vajti nė Hira dhe atje e mėsoi mėnyrėn e tė folurit tė mbretėrve persian, tė folurit e Rustemit dhe Sfenddijarit, dhe kur pėrsėri dėgjon fjalimin e Muhammedit a.s. nė tubime, ku pėrmend­te emrin e All-llahut xh.sh., dhe u tėrhiqte vėrejtjen njerėzve nė ndėsh­kimet e Tij, ai tha: "Pasha Zotin, as unė nuk flas mė dobėt se Muham­medi a.s." Mandej rrėfente pėr mbretėrit e Persisė, Rustemin dhe Sfenddijarin, e thoshte: "Nė ēka ėshtė fjalimi i Muhammedit a.s. mė i mirė se i imi? Kėtė assesi nuk e kam tė qartė."[1]
Ibni Abbasi, nė favor tė kėsaj, na tregon se En-Nadari i kishte blerė disa kėngėtare - robėresha, dhe kur dėgjonte se ndonjė njeri anonte kah Resulull-llahu a.s., e thirrte nė shtėpinė e vet dhe e obligonte njėrėn prej kėngėtareve qė ta ushqente dhe t'i jepte pije, e pastaj tė kėndonte dhe tė luante aq gjatė, derisa nė zemrėn e tij nuk mbetej asnjė gjurmė e Islamit. Pėr tė All-llahu ka shpallur:
"Po ka njerėz tė cilėt blejnė tregime dėfryese, e me qėllim qė t'i largojnė njerėzit prej rrugės sė All-llahut, pa pasur kurrfarė fakti dhe pėr t'i marrė ato (ajetet e) All-llahut si tallje. Ata me siguri i pret dėnim i turpshėm." (31, 6)[2]
4. Kėrkesa e kurejshitėve pėr tė gjetur njė mesatare tė pėrbashkėt mes mėsimit paraislamik dhe islamik, me kusht qė idhujtarėt t'i braktis­nin disa nga bindjet e tyre dhe disa manifestime religjioze, por qė edhe Pejgamberi a.s. t'i braktiste disa parime islame. Kėtė mė sė miri e shpjegon Kur'ani:
"Ata dėshirojnė qė ti tė bėsh kompromis, e edhe ata tė bėjnė kompromis (nė fe)." (68, 9).
Ekziston njė traditė gojore tė cilėn e transmeton Ibni Xheriri e cila vėrteton kėtė. Pėrkatėsisht, mushrikėt-idhujtarėt i kanė propozuar Resulull-llahut a.s. qė ky t'i adhuronte idhujt e tyre njė vjet e ata do tė adhuronin Zotin e tij njė vjet.
Ekziston edhe njė version tjetėr, transmetuar nga Abd b. Humejdi, se ata i kanė thėnė Muhammedit a.s.: "Nėse ti pranon zotat tonė, edhe ne do tė pranojmė All-llahun tėnd."[3]
Ibni Is'haku transmeton duke u thirrur nė njė varg transmetuesish, e thotė:
"Njė ditė, gjersa Resulull-llahu a.s. bėnte tavaf rreth Ka'bes, i dolėn pėrpara Esed b. Abdul-Uzzaji, El-Velid b. Mugire, Umejje b. Halefi dhe El-As b. Vail Es-Sehmi, kryeparėt e popujve tė vetė, dhe i thanė:
"O Muhammed, hajde tė besojmė nė atė qė beson ti, kurse ti beso nė atė qė besojmė ne, tė bashkohemi ne dhe t'i bashkojmė fetė tona. Nėse feja jote ėshtė mė e mirė se feja jonė ne do ta pranojmė atė, por nėse kjo e jona ėshtė mė e mirė se e jotja, atėherė ti pranoje tonėn."
Asokohe All-llahu i Lartėsuar xh.sh., shpallė:
"Thuaj: O jobesim­tarė! Unė nuk adhuroj atė ēka adhuroni ju. Por as ju nuk adhuroni Atė qė adhuroj unė. Unė nuk jam adhurues i atyre qė ju i adhuroni. Por as ju nuk jeni adhurues tė Atij qė adhuroj unė. Ju keni fenė tuaj, kurse unė kam fenė time!" (El-Kafirun).[4]
Nė kėtė mėnyrė All-llahu xh.sh. e pėrfundoi shantazhin e tyre cinik dhe qesharak, me kėtė zgjidhje tė qartė dhe precize. Ėshtė e mundur tė ekzistojnė disa dallime nė transmetim pėr arsye se propozimet e mush­rikve kanė ardhur njėra pas tjetrės.
Trysnitė dhe persekutimet

Idhujtarėt kanė pėrdorė tė gjitha metodat e pėrmendura. Kėtė e bėnin gradualisht, pak nga pak, nė mėnyrė qė tė pengojnė pėrhapjen e mėsimit islamik. Kjo ka ndodhur nė vitin e katėrt tė pejgamberllėkut tė Resulull-llahut a.s. Nė vitin e parė tė Islamit ata nuk i tejkalonin kufijtė e njerėzores gjatė veprimtarisė sė vet. Por, me kalimin e kohės, kur panė se kjo mėnyrė e veprimtarisė sė tyre nuk po sillte kurrfarė rezul­tatesh, u tubuan sėrish dhe formuan njė komision prej 25 anėtarėsh nga paria mekase.
Kryetar u zgjodh Ebu Lehebi, xhaxhai i Resulull-llahut a.s. Pas mendimeve dhe konsultimeve tė shumta, ky grup njerėzish mori vendimin definitiv kundėr Resulull-llahut a.s. dhe as'habėve tė tij. Vendosėn qė tė mos kursejnė asgjė nė luftė kundėr Islamit. Do ta torturojnė Resulull-llahun a.s. dhe tė gjithė ata qė e pėrqafuan Islamin, dhe do tė ushtrojnė ndaj tyre tė gjitha trysnitė e mundshme, me ndėsh­kime dhe sulme tė ashpra.[5]
Morėn kėtė qėndrim dhe vendosėn ta zbatojnė nė vepėr. Kjo ka qenė lehtė tė zbatohet kundėr myslimanėve, sidomos kundėr atyre qė ishin tė dobėt e tė pambrojtur.
Por a do tė zbatohej kjo ndaj Resulull-llahut a.s.? Kurrsesi! Ai ka qenė mendjemprehtė, i qetė dhe plot dinjitet, personalitet i fortė dhe i qėndrueshėm; i ēmuar edhe nga miqtė edhe nga armiqtė, njerėzit e mėdhenj e nderonin dhe e respektonin, ndėrsa ata tė cilėt ishin mėsuar me paturpėsi dhe pafytyrėsi, ndaj tij kishin sjellje tė ashpėr dhe arogante.
[1] Ibni Hisham: I/299, 300, 358; Tefhimu-l-Kur'ani: IV/8, 9; Muhtesar Siretu-r-Resul nga Nexhdi, f. 117 dhe 188.

[2] Tefhimu-l-Kur'ani: IV/9.

[3] Tefhimu-l-Kur'ani: IV/501, 205.

[4] Ibni Hisham: I/362.

[5] Rahmetun li-l-Alemin: I/59, 60.


Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante