Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-03-07, 08:07   #33
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

El-Ahnes ibėn Shurejk Es-Thekafi ishte njėri prej atyre tė cilėve Resulull-llahu a.s. i kishte bėrė mirė, edhe pse kėtė nuk e kishte meri­tuar. Kėtė e vėrteton edhe Kur'ani, qė e pėrshkruan kėtė njeri me shtatė cilėsi. All-llahu xh. sh., thotė:
"Mos dėgjo askend qė betohet rrejshėm dhe ėshtė pėrbuzės shpifarak qė banė fjalė ndėr njerėzit, qė ėshtė koprrac, i pafre­nueshėm, mėkatar i madh, qė ėshtė i vrazhdė, e pėrveē kėsaj ėshtė kopil." (68, 10-13)
Edhe Ebu Xhehli vinte nganjėherė tek Resulull-llahu a.s. pėr tė dėgjuar kėndimin e Kur'anit, e pastaj vazhdonte me tė vjetrėn. Nuk pranonte fenė, e as qė bindej. Nuk frikėsohej, e as qė pėrmirėsohej. Ai e mundonte Resulull-llahun a.s. - bėnte ezijjet me fjalė, i largonte tė tjerėt nga rruga e All-llahut, e pastaj shkonte me mburrje pėr atė qė ka bėrė, i gėzuar pėr tė keqen qė ia ka bėrė dhe pėr ēka do tė mbahej mend. Pėr Ebu Xhehlin Kur'ani thotė:
"Ai nuk ka besuar dhe nuk ėshtė lutur (falė namazin).(75, 31)"[1]
Qė nga dita e parė ia ndalonte Resulull-llahut a.s. tė falej nė Harem. Njė herė e takoi nė namaz afėr mekami i Ibrahimit dhe i tha:
"O Muhammed, a nuk ta kam ndaluar tė bėsh kėtė!" Resulull-llahu a.s. u hidhėrua dhe me zė pak sa tė lartė iu kėrcėnua. Nė kėtė Ebu Lehebi tha: "Me ēka mė kėrcėnohesh kėshtu? Pasha Zotin, nė kėtė luginė unė kam mė sė tepėrmi shoqėri." All-llahu xh.sh. shpalli:
"E, ai le ta thėrrasė shoqėrinė e vet" (nė ndihmė)" (96, 17).[2]
Nė njė traditė tjetėr thuhet se Resulull-llahu a.s. e ka kapur pėr jake dhe e ka shkundulluar duke i thėnė:
"Vaj halli pėr ty! Vaj halli pėr ty!" (25, 34).
Armiku i All-llahut xh.sh. tha: "Po mė kėrcėnohesh, o ti Muham­med? Pasha Zotin, nuk mund tė mė bėni gjė, as ti e as Zoti yt, sepse unė jam njeri i madh."[3]
As pas kėtyre ndodhive Ebu Xhehli nuk zgjohej nga agonia e lajthitjes, por edhe mė tepėr zhytej nė baltė. Muslimi transmeton nga Ebu Hurejre: "Ebu Xhehli ka pyetur se a do tė bie Muhammedi a.s. nė sexhde nė prezencėn tuaj?" "Po". Ebu Xhehli tha: "Pasha Latin dhe Uzatin (idhuj) nėse e bėn kėtė, do ta shkeli nė qafė, e hundėn do t'ia fus nė pluhur." Ai shkoi tek Resulull-llahu a.s. dhe e takoi atė duke u falur. Deshti ta gjuan nėn kėmbė, por tė gjithė tė pranishmit u habitėn kur ai u zmbraps duke u mbrojtur me duar prej diēkaje, andaj e pyetėn:
"Ēfarė tė ndodhi?" Ai u pėrgjigj: "Nė mes meje e tij pashė njė hendek ku gafullonte zjarri, e duart e mia sikur tė ishin flatra, tė cilat do tė digjeshin aty." Resulull-llahu a.s. tha: "Sikur tė mė prekte me dorė, engjėjt do ta rrėmbenin dhe do ta bėnin copė e grimė."[4]
Kėsi lloj torturash pėrjetonte Resulull-llahu a.s. nga armiqtė e vet, qoftė nga Mekasit autoritativ, qoftė nga njerėzit e thjeshtė, me gjithė mbrojtjen tė cilėn e gėzonte nga Ebu Talibi. Sa u pėrket myslimanėve tė tjerė, e sidomos ata mė tė dobėtit dhe tė pambrojturit, kėto tortura ndaj tyre kanė qenė edhe mė tė mėdha, kurse metodat edhe mė brutale.
Njėkohėsisht ēdo fis i ndėshkonte njerėzit nga mesi i vet qė e kishin pranuar fenė Islame. Metodat kanė qenė tė tmerrshme dhe tė llojllojshme. Ata myslimanė qė nuk kishin dikėnd tė vetin, pėrjetonin vėrsuljen e horrave kurejshitė, sė bashku me zotėrinjtė. Pėrdornin metoda tė ndryshme tė keqtrajtimit, andaj, vetėm edhe njė pėrfytyrim i tyre, ēdo njeriut fisnik do t'ia plaste zemrėn.
Kur Ebu Xhehli dėgjonte se ndonjėri prej njerėzve autoritativ ka pranuar Islamin, i kėrcėnohej atij se sė pari do ta shkatėrronte materia­lisht, e pastaj edhe moralisht. E nėse ky qėllonte i varfėr dhe i pambroj­tur atėherė e rrahte, e maltretonte, e pastaj i nxiste edhe tė tjerėt tė veprojnė kėshtu.[5] Xhaxhai i Uthman b. Affanit e mbėshtjellte kėtė nė hasure nga fletėt e palmės, e pastaj e ndizte zjarrin nėn te.[6]
Kur nėna e Mus'ab b. Umejrit kupton se djali i saj kishte pranuar Islamin, sė pari e bėri tė vuante nga uria, e pastaj e pėrzėnė prej shtėpie, edhe pse ishin tė pasur. Lėkura e tij, pas kėtyre vuajtjeve, i ishte mble­dhur sikurse ajo e gjarprit. Bilalli, rob i Umejje b. Halef El-Xhume­hijit, e pranoi Islamin, kurse Umejja ia vuri lakun nė qafė e konopin ia dha fėmijėve nė dorė pėr ta tėrhequr kodrave tė Mekės, pėrderisa nė qafė nuk i mbetej prerja nga laku. Pastaj, ia shtrėngonte lakun me njė dorė e me tjetrėn e rrahte duke e goditur me shkop. E detyronte tė ulej nė shkretėtirė nė mesditė kur Dielli pėrcėllonte. E bėnte tė vuante nga uria, e mė sė vėshtiri ishte kur, lakuriq e shtrinte nė rėrėn pėrcėlluese e nė gjoks ia vėnte njė gur tė madh dhe i thoshte:
"Do tė qėndrosh kėshtu, pasha Zotin, derisa nuk vdes ose nuk e mohon Muhammedin, e pėrsėri tė besosh nė Latin e Uzatin."
Bilalli, pėrkundėr gjendjes sė vėshtirė qė pėrjetonte thoshte: "Zoti ėshtė Njė! All-llahu ėshtė Njė! Ėshtė Njė!"
Njė ditė, gjersa Bilalli e vuante kėtė lloj torturimi, aty pari kalon Ebu Bekri, e sheh tėrė kėtė dhe e blenė Bilallin nga Umejja. Kėtij ia jep njė rob tė zi e tė ri, si kompensim pėr Bilallin. Ndėrkaq pėrmendet se e ka blerė pėr pesė apo shtatė okė argjend. Pastaj Ebu Bekri e liron Bilallin.[7]
Amėr b. Jasiri ishte rob i Benu Mahzumėve. Ky, baba i tij dhe nėna e tij, e pranojnė Islamin sė bashku. Ata kaluan edhe mė keq se Bilalli. Mushrikėt - jobesimtarėt - idhujtarėt apo politeistėt e Mekės, nė krye me, pėrsėri, Ebu Xhehlin, i shpienin kėta nė shkretėtirė, gjatė vapės mė tė madhe tė ditės, i lidhnin pėr drunj dhe i linin ashtu.
Njė ditė Resulull-llahu a.s. kaloi pranė tyre dhe u tha: "Kini durim, o familje e Jasirit! Vendbanimi i juaj do tė jetė Xhenneti." Jasiri vdes nga plagėt. Gruan e Jasirit e mbyt Ebu Xhehli, duke ia shpuar zemrėn me hu. Kjo ėshtė shehid i parė i Islamit. Amri tėrė kėtė e shikonte me pėrvuajtėri, nė zemėr pėrjetonte dhembje tė padurueshme pėr shkak tė prindėrve tė vet. Ebu Xhehli vazhdon ta torturonte Amrin, herė me uri e herė me gurė tė nxehtė qė ia vėnte nė gjoks, e pastaj i hudhte ujė pėrmbi tė pėr t'i shuar gurtė e zjarrtė nė gjoksin e ti. Kurejshitėt i thoshin:
"Nuk do tė lėmė tė qetė, pėrderisa nuk e shanė Muhammedin dhe deri sa nė zemrėn tėnde nuk ndien dashuri ndaj Latit dhe Uzatit."
Ai, pėr shkak vuajtjeve tė rėnda, iu premtoi kėtė, e ata pas prem­timit tė tij, e lirojnė, ndėrsa ai, shkon tek Resulull-llahu a.s. duke qarė dhe duke kėrku­ar ndjesė. All-llahu xh.sh., pastaj shpalli:
"Ai qė mohon All-llahun pasi qė pat besuar - pėrpos atij qė ėshtė i detyruar me forcė, por qė zemra e tij ėshtė plotė besim (nuk ka mėkat) - si edhe pėr ata qė e hapin zemrėn pėr mohim, pėr ta ka zem­rim nga All-llahu dhe pėr ata ka dėnim tė madh." (16, 106).[8]
Ka qenė i torturuar edhe Ebu Fukejheti, i quajtur Efleh, rob i Mekasit Abdu-d-Darit. Atij ia lidhin kėmbėt, dhe kėshtu tė lidhur e tėrhiqnin zvarrė pėr tokė.
Vuajtje tė ndryshme, azabe - keqtrajtime - i ka pėrjetuar edhe Habab b. El-Ereti, rob i Ummi Enmares, bijės sė Seba'a El-Huza'aijes. Mushrikėt e tėrhiqnin pėr flokėsh, pastaj ia shtrembėronin qafėn gjersa nuk i kėrsitnin vertebrat (rrotullat) e qafės, e pastaj ia ngarkonin njė gur tė madh qė tė mos mund tė ēohej.[9]
Disa gra e kishin pranuar Islamin: Zun-Nejra, En-Nehdija me tė bijėn e vet dhe Ummu Ubejsa. Tė gjitha ishin robėresha. Edhe kėto mushrikėt i keqtrajtonin nė mėnyra tė ndryshme. Po ashtu, Islamin e pranon robėresha (e blerė) e familjes Benu Muemmel, me origjinė nga Benu Adijjėt. Umer b. El-Hattabi e rrahte derisa i mėrzitej - asokohe ende ishte mushrik - e pastaj thoshte: "Nuk do tė pushoj gjersa nuk lodhem mirė."[10]
Ebu Bekri i blenė kėto robėresha, e pastaj i liron sikurse qė e ka liruar Bilallin dhe Amir b. Fuhejrehin.[11]
[1] Fi Dhilali-l-Kur'ani: 20/212.

[2] Fi Dhilali-l-Kur'an: 30/208.

[3] Fi Dhilali-l-Kur'ani: 29/313.

[4] Transmeton Muslimi nė "Sahihun" e vet.

[5] Ibni Hisham: I/320.

[6] Rahmetun li-l-Alemin: I/57.

[7] Rahmetun li-l-Alemin: I/57; Telkihu-l-Fuhumi, f. 61; Ibni Hisham: I/317-8.

[8] Ibni Hishami: I/319, 320; Fikhu-s-Sire nga Gazaliu, f. 82; Rivajeti i El-Avfit nga Ibėn Abbasi, tė shikohet Muhtesar Siretu-r-Resulull-llahu nga En-Nexhdi, f. 92; Rahmetun li-l-Alemin: I/57; Min Iaxhazu El-Tenzil, f. 53.

[9] Rahmetun li-l-Alemin: I/57; Telkih Fuhumi ehli-l-Ether, f. 60.

[10] Rahmetun li-l-Alemin; I/57; Ibni Hisham: I/318.

[11] Ibni Hisham: I/318, 319.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė