Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-03-07, 07:08   #34
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Mushrikėt ia vishnin disa as'habėve tė Resulull-llahut a.s. lėkurėn e devesė e pastaj e lėnin nė rėrė, e disave ia vishnin parzmoren e hekurt dhe e lėnin nė shkėmbinjtė pėrcėllues.[1]
Regjistri i tė munduarve nė rrugė tė All-llahut xh.sh., ėshtė shumė i gjatė ndėrsa vuajtjet e tyre nuk i kap dot mendja e njeriut. Ata, sikurse edhe ēdo kush tjetėr pėr tė cilin dėgjonin se ėshtė mysliman, kalonin nėpėr shtigje tė njėjta gjembash.
Shtėpia e Erkamit

Ka qenė urtėsi e madhe qė gjatė kėtyre ngjarjeve tė trishtuese Resulull-llahu a.s. ndalon tė shfaqurit dhe proklamimin publik tė Isla­mit. I urdhėron myslimanėt qė tė takoheshin vetėm fshehtazi. Ēdo tubim publik pėrsėri i shtyente mushrikėt tė shprehin agresivitetin e vet pėr tė penguar Resulull-llahun a.s. t'ua mėsonte njerėzve fenė, Kur’a­nin, urtėsinė dhe edukatėn.
Ekzistonte po ashtu frika nga konfrontimi i hapėt ndėrmjet dy palėve armiqėsore, me ide tė ndryshme. Kjo edhe ka ndodhur nė vitin e katėrt tė pejgamberllėkut. shokėt e Pejgamberit a.s., tuboheshin nė vende tė fshehta pėr ta kryer namazin. Njė herė, kėtė e vėrejnė disa jobesimtarė dhe pas ofendimeve tė rėnda i sulmojnė. Nė pėrleshje e sipėr, Sa'd b. Ebi Vekkasi e godet njėrin prej mushrikve dhe e pėrgjakė.
Kjo ka qenė gjakderdhja e parė nė mbrojtjen e Islamit.[2] Po qe se konflikti do tė zgjaste mė tepėr, dhe do tė ndodhte mė shpesh, atėherė kjo sigurisht do tė shkaktonte shkatėrrimin e myslimanėve, e njėherit edhe shkatėrrimin e fesė sė tyre.
Prandaj urtia e All-llahut xh.sh., urdhėron fshehjen. Shumica e myslimanėve e mbanin sekret idenė e tyre, praktikimin e fesė si dhe tubimet e veta.
Pėr sa i pėrket Resulull-llahut a.s. ai kėtė e bėnte sheshazi para syve tė mushrikve, dhe asgjė nga kjo nuk mund ta pengonte. Vetėm qė fshehtazi takohej me myslimanėt, mė tepėr pėr shkak tė sigurisė sė tyre dhe tė Islamit, se sa pėr vetėn e vet.
Nė Safa gjendej shtėpia e Erkam b. Ebi-l-Erkam El-Mahzumit. Ka qenė e vogėl dhe larg syve tė zullumqarėve. Resulull-llahu a.s. e cakton kėtė shtėpi pėr interpretimin e fesė dhe tubimin e myslimanėve. Kjo ka ndodhur nė vitin e pestė tė pejgamberllėkut.[3]
Hixhreti i parė nė Abisini

Torturat ndaj myslimanėve kanė filluar nė gjysmėn apo nė fund tė vitit tė katėrt tė pejgamberllėkut. Torturimi, edhe pse i rėndė, ende nuk ka pasur karakter tė pėrgjithshėm. Nė vitin e pestė tė pejgamberllėkut torturat, dhunimet, nga dita nė ditė, nga muaji nė muaj, bėheshin mė tė mėdha dhe mė tė ashpra.
Kjo zgjati gjer nė gjysmėn e kėtij viti, kur myslimanėve u ndalohet banimi nė Mekė. Myslimanėt janė kėshilluar qė tė mendojnė pėr ndonjė dredhi, me ndihmėn e sė cilės do tė shpėtonin nga kjo e keqe e madhe. Nė kėtė moment vendimtar pėr myslimanėt, All-llahu xh.sh., shpallė suren "El-Kehf"-"Shpella" si pėrgjigje mushrikve nė pyetjet qė i bėnin Resulull-llahut a.s. Ndėrkaq, kjo sure pėrmbanė tri rrėfime kur'anore, nė tė cilat All-llahu xh.sh. u ofron myslimanėve kėshilla me pėrmbajtje tė pasur dhe tė rėndėsishme.
Rrėfimi mbi grupin nga "Shpella" preferon hixhretin nga qendra e pabesisė dhe armiqėsisė, pėr shkak tė intrigave dhe fitnellėqeve tė mund­shme kundėr Islamit. I Lartėsuari thotė:
"Kur t'i braktisni ata dhe idhujt qė i adhurojnė ata pėrveē All-llahut, strehohuni nė shpellė, se Zoti juaj do t'ju begatojė juve nga mėshira e Tij dhe do t'ju pėrgatisė pėr veprėn tuaj, atė, nga e cila do tė keni dobi" (18, 16).
Rrėfimi i dytė ėshtė mbi hazreti Hidrin dhe Musain a.s. Kjo tregon se tė gjitha gjėrat dhe tė gjitha rrethanat nuk vijojnė dhe nuk japin rezultate sikurse duket nė shikim tė parė. Ndonjė herė mund tė ndodh qė tė dal ndryshe.
Ky rrėfim, nė mėnyrė simpatike, udhėzon nė atė se lufta e cila ėshtė duke u pėrgatitur kundėr myslimanėve do tė pėrjetojė transformim total, dhe se do tė kthehet kundėr zullumqarėve jobesimtarė, nėse ata nuk e pranojnė Islamin, e nė favor tė myslimanėve tė dobėt, numeri­kisht tė pakėt dhe tė papėrgatitur pėr luftė.
Rrėfimi i tretė ėshtė mbi Dhulkarnejnin. Ky na mėson se toka i takon All-llahut xh.sh., dhe Ai ndanė kujt do prej robėrve tė Vet. Kur'­ani thotė se shpėtimi i vėrtetė arrihet vetėm me ndihmėn e All-llahut xh.sh., pra duke besuar, e jo me pabesim. Gjithashtu na udhėzon nė atė se All-llahu xh.sh. vazhdimisht do tė kujdeset pėr besimtarėt e Vet. Kohė pas kohe, Ai nga mesi i tyre do t'i zgjedh ata tė cilėt do t'i mbro­jnė tė dobėtit nga Jexhuxhi dhe Mexhuxhi[4] i kohės vijuese. Dhe gjithsesi, mė tė meritueshmit qė tė trashėgojnė sundimin nė tokė do tė jenė robtė e mirė tė All-llahut xh.sh. Pas kėsaj, ėshtė shpallur sureja "Ez-Zumer" e cila udhėzon pėr hixhret. Nė tė thuhet se toka e Zotit nuk ėshtė e ngushtė:
"Ata tė cilėt bėjnė vepra tė mira nė kėtė botė do tė kenė shpėrblim tė mirė, e toka e All-llahut ėshtė e gjerė." (39, 10).
Resulull-llahu a.s. ėshtė njoftuar se Nexhashiu - Negusi, mbreti i Abisinisė, ėshtė njeri i drejtė, dhe se nė vendin e tij tė gjithė njerėzit janė tė trajtuar njėsoj, pa marrė parasysh racėn, pėrkatėsinė kombėtare dhe atė klasore. Askush nuk ėshtė i nėnshtruar nė atė vend. Pėr kėtė arsye i urdhėron myslimanėt qė tė shpėrngulen nė Abisini dhe ta ruajnė besimin e vet nga turbullirat.

[1] Rahmetun li-l-Alemin: I/58.

[2] Ibni Hisham: I/263; Muhtesar Siretu-r-Resul nga Vehhabi, f. 60.

[3] Vepra paraprake e Abdul Vehhabit, f. 61.

[4] Jexhuxhi dhe Mexhuxhi - pėrfaqėsuesit e zullumqarėve dhe jobesimtarėve)
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė