Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-03-07, 08:17   #45
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

1. Imani i fortė ėshtė kusht i qėndrueshmėrisė pėr pėrballimin e tė gjitha vėshtirėsive. Besimi nė All-llahun xh.sh., Njė tė Vetmin dhe njohja, por njohja e sinqertė e All-llahut xh.sh. Kur imani i paluhat­shėm shkrihet me zemrėn e qiltėr dhe tė hapur atėherė peshon me peshėn e maleve, ndėrsa ai qė ka imanin e qėndrueshėm dhe bindjen e fortė i sheh tė gjitha vuajtjet e kėsaj jete, ēfarėdo qofshin ato, tė ndara nga imani i vet. Leshnja e gjelbėr nė rrugėn e terur ėshtė Islami nė Mekė, fe e cila me iman do t'i thėrrmojė shkėmbinjtė e zjarrtė, kėsh­tjellat e fortifikuara dhe kullat e mosbesimit.
Prandaj, asgjė nuk janė vuajtjet dhe mundimet e pėrjetuara nė kėtė rrugė. Ēka do tė thotė kjo nė krahasim me bukurinė e imanit i cili do t'i nxjerrė tė tėra fundėrrinat nė sipėrfaqe, derisa zemrėn do t'a le tė gėzuar e tė parapėrgatitur. "Kėshtu All-llahu ilustron dallimin e sė vėr­tetės dhe tė pavėrtetės: mbeturinat hidhen, ndėrsa ajo qė u sjellė dobi njerėzve, mbetet nė tokė." (13, 17).
Nga ky shkak thelbėsor rezulton tjetri i cili vetėm i kontribuon pėrforcimit tė durimit. E ky ėshtė:
2. Udhėheqja, tė cilėn njerėzit e pranojnė me zemėr, vėrteton atė se Resulull-llahu a.s. si udhėheqės suprem i bashkėsisė myslimane, jo vetėm i kėtij populli, por i tėrė njerėzimit, kishte moral dhe virtyte tė njė perso­nalitetit komplet i cili me vetėdijen, menēurinė, bujarinė, drejtėsinė dhe sinqeritetin e vet i pėrvetėsonte zemrat e njerėzve. Nder­shmėria, autoriteti, dinjiteti dhe mirėsia flasin pėr njeriun, i cili me tė gjitha kėto virtyte ka arritur nė shkallėn mė tė lartė tė gjinisė njerėzore. Ka qenė person tė cilin domosdo edhe armiku e ka admiruar, e ka ēmuar dhe e ka nderuar.
Kėshtu, njė herė u takuan tre kurejshitė, tė cilėt fshehtazi ēdo njėri prej tyre veē e veē, kishin dėgjuar Resulull-llahun a.s. duke kėnduar Kur'an. Kanė qenė tė mahnitur, sepse ky nuk ishte ligjėrim i rėndomtė, kėto nuk ishin vargje. Njėri prej tyre, duke mos mundur tė mbante fshehtėsinė i tha Ebu Xhehlit: "Ēka mendon ti pėr atė qė kam dėgjuar prej Muhammedit a.s.?" "E, ēka ke dėgjuar ashtu?" "Kemi garuar ne dhe Abdu Menafi rreth nderit dhe pushtetit. Ne i ushqenim tė tjerėt, e edhe ata i ushqenin. Ata ishin tė pasur, e edhe ne ishim tė pasur. Tjera fise i merrnin ata pėr dėshmitarė, por edhe ne, ata kanė ndarė, por edhe ne kemi ndarė. Andaj kur kuptuam se jemi duke imituar njėri tjetrin nė ēdo gjė, madje edhe nė kalėrim, u bėmė sikurse kuajt e robėruar. Ata thanė se kanė njė Pejgamber tė cilit i zbret Shpallja nga qielli. Po a do tė kemi edhe ne Pejgamberin tonė? Pasha Zotin, nėse ata do ta kenė, e ne jo, ne kurrė nuk do ta pranojmė dhe as qė do ta pasojmė atė e as qė do ta pranojmė fenė e tij."
Ebu Xhehli dinte tė thoshte: "O Muhammed, ne nuk themi se ti je rrenacak, por ajo qė je duke interpretuar ėshtė rrenė."[1] Atėherė All-llahu xh.sh. shpallė: "Ata vėrtetė nuk tė fajsojnė ty se je rrena­cak, por jobesimtarėt i mohojnė fjalėt e All-llahut." (6, 33).[2]
Jobesimtarėt e fajsonin Resulull-llahun a.s. pėr kėndimin e Kur'­anit njė ditė tri herė. Herėn e tretė u tha: "O popull, o Kurejshit, prano­ni Islamin ose do tė bėheni viktimė!" Atėherė nga kėto fjalė frikė­soheshin, prandaj edhe ata armiq mė tė vrazhdė ndaj tij silleshin ashtu siē ėshtė mė sė miri.
Kur i gjuajtėn nė qafė zorrė, ai i mallkoi. E ata pushuan sė qeshuri dhe i kaploi brenga dhe dėshprimi, sepse ishin tė bindur se do t'i arrinte mallkimi dhe do tė ndėshkohen.
Resulull-llahu a.s. po ashtu e ka mallkuar edhe Utejbeh b. Lehebin, e nuk kaloi shumė kohė nga kjo, ky, kur e pa luanin, briti: "Mbytėm, pasha Zotin, sepse mė mbyti Muhammedi edhe pse ai ėshtė nė Mekė." (kurse Utejbehu gjendej nė rrugė pėr nė Sham).
Kur Ubej b. Halefi i ishte kėrcėnuar Resulull-llahut a.s. se do ta mbyste, Resulull-llahu a.s. i ėshtė pėrgjigjur: "Unė ty do tė mbys ty, nė dhashtė Zoti!" Dhe kur Ubeje u plagos nė qafė, nė betejėn e Uhudit (plaga nga prerja nuk ishte e madhe), tha: "Tanimė ai mė pat thėnė nė Mekė: Unė ty do tė mbys. Pasha Zotin, sikur tė kishte pėshtyer nė mua, do tė mė mbyste."[3] (pėr kėtė do tė bėhet fjalė).
Sa'd b. Mu'adhi (gjersa ishte nė Mekė) i pat thėnė Umejjeh b. Halefit: "E kam dėgjuar Resulull-llahun a.s. duke thėnė: "Ata (mysli­manėt) do tė luftojnė kundėr teje." Umejja u frikėsua shumė dhe e dha fjalėn se kurrė nuk do tė dal jashtė Mekės. Kur Ebu Xhehli e detyroi tė shkonte nė Betejėn e Bedrit, bleu devenė mė tė mirė nė Mekė pėr tė ikur. Gruaja i tha: "O Ebu Safvan, a mos ke harruar ēka tė ka thėnė vėllai yt, El-Jethrebij?" Ky tha: "Jo, pasha Zotin, nuk dua tė udhėtojė me tė, nuk do tė shkojė larg."[4]
Kėshtu kanė kaluar armiqtė e Resulull-llahut a.s. Pėr sa i pėrket shokėve dhe miqve tė tij, ata pėr tė merrnin frymė me njė shpirt. Ishte nė zemrat e tyre dhe ishte dritė e syve tė tyre. Mes tyre rrjedhte dashuria e sinqertė sikurse qė uji rrjedhė nė shtratin e vet. I tėrhiqte njerėzit sikurse magneti qė tėrheq hekurin.
Pėr shkak tė dashurisė sė madhe ndaj Resulull-llahut a.s. ēdo njėri mė parė do tė pranonte vdekjen se sa atij t'i mungonte edhe thoni nga gishti, apo edhe thera t'a thumbonte.
Njė ditė Ebu Bekėr b. Kuhafeti ka qenė i sulmuar nė Mekė nga Utbe b. Rebia i cili e rrahu shumė duke e goditur me nallane, duke e shkelur nė fytyrė dhe duke i kėrcyer nė stomak. Nga goditjet e shumta nuk mund tė njihej nė fytyrė. Benu Tejimėt e sollėn nė shtėpi me ēarēaf, duke pritur se do tė vdes. Kah mbrėmja Ebu Bekri erdhi nė veti dhe tha: "Ē'u bė me Resulull-llahun a.s.?" Ata e puthėn dhe e lutėn qė tė qetė­sohet. Pastaj u ngritėn dhe i thanė nėnės sė tij, Ummi-l-Hajr: "Pėrpiqu ta ushqesh, sado pak!" Ajo e stėrpiki me ujė e ai erdhi nė vete dhe pyeti: "Ē'u bė me Resulull-llahun a.s. ?" Ajo tha: "Nuk e di." Ai tha: "Shko tek Ummi Xhemilja, e bija e Hattabit dhe pyet pėr te!" Ajo shkoi tek Xhemilja dhe i tha: "Ebu Bekri pyet pėr Muhammedin, tė birin e Abdu­llahut." Ajo u pėrgjigj: "Nuk di gjė as pėr Ebu Bekrin e as pėr Muha­mmedin e Abdullahut. Nėse don, do tė vij me ty tek biri yt." Ajo i tha: "Eja." Kur arriti nė shtėpi tė Ebu Bekrit e e pa atė tė tėrin nė plagė, klithi dhembshėm e tha: "Pasha Zotin, kėtė kanė mundur tė bėjnė vetėm armiqtė jobesimtarė. Dėshiroj qė All-llahu tė hakmerret pėr ty." Ai pyeti: "Si ėshtė Resulull-llahu a.s. ?" Ummu Xhemi­lja pyeti: "A guxon tė dėgjoi nėna?" Ai tha: "Mos ke frikė nga ajo." Ajo tha: "Ai ėshtė mirė dhe s'ka gjė." "E ku ėshtė ai?" "Nė shtėpinė e Ibnu-l-Erkamit." Ebu Bekri tha: "Pasha Zotin, nuk do tė ha, as nuk do tė pi, pėrde­risa nuk mė dėrgoni tek Resulull-llahu a.s." Ato e qetėsuan.
Kur u qetėsua, dhe kur njerėzit flinin, ato dyja dolėn natėn vonė e morėn Ebu Bekrin dhe duke e mbajtur atė, e sollėn tek Resulull-llahu a.s.[5]
Kur tė bėhet fjalė pėr Resulull-llahun a.s. nga ngjarjet nė Uhud, Hajber dhe situata tė ngjashme, do tė sjellim reflekse tė shprehjes sė dashurisė sė pakufishme ndaj tij.
3. Ndjenja e pėrgjegjėsisė; As'habėt nė tėrėsi e kanė ditur se ēfarė pėrgjegjėsie tė madhe dhe serioze janė duke bartė nė supet e veta. Kėtė pėrgjegjėsi nuk duhet harruar asnjė moment. Pasojat qė rezultojnė nga frika dhe ikja prej pėrgjegjėsisė, do tė sillnin dėme shumė mė tė mėdha se sa situata nė tė cilėn gjendeshin. Dėmi i cili do t'i godaste ata, por edhe njerėzimin, pas ndonjė ikjeje tė tillė, assesi nuk mund tė krahasohet me vuajtjet qė i pėrjetonin si rezultat i kėtij durimi.
4. Besimi nė botėn e ardhshme; Kjo bindje edhe mė tepėr ka ndikuar nė ndjenjat e pėrgjegjėsisė dhe gjithnjė e mė tepėr e forconte kėtė. Bindshėm dhe nė mėnyrė tė paluhatshme myslimanėt besonin se Zoti i botėrave do t'i ringjallė, pėr t'u pėrgjigjur pėr veprat e tyre, edhe pėr tė mirat edhe pėr tė kėqijat, e pastaj ose do tė jenė banorė tė Xhennetit, ku do t'i gėzojnė mirėsitė e All-llahut xh.sh., ose do tė jenė banorė tė Xhehenne­mit, ku do tė pėrjetojnė vuajtje pėrgjithmonė. Ata ēonin jetė tė disiplinuar mes frikės dhe shpresės, duke lutur All-llahun e vet pėr mėshirė dhe duke u frikėsuar nga ndėshkimi i Tij. Ata janė: "tė cilėt shpenzojnė pasurinė e tyre (nė rrugėn e All-llahut) qė u ėshtė dhėnė, dhe zemrat e tė cilėve dridhen nga frika se njė ditė do tė kthehen te Zoti i tyre." (23, 60). Ata e kanė ditur se Dunjallėku, kjo botė dhe tė gjitha tė mirat e saja nuk vlejnė as sa njė flatėr e mushkonjės nė krahasim me Ahiretin - botėn e ardhshme. Kjo bindje e thellė, atyre ua lehtėsonte vuajtjet dhe trishtimet e kėsaj bote, kėshtu qė atyre nuk u kushtonin kujdes e as rėndėsi tė madhe.

[1] Ibni Hisham: I/316.

[2] Tradita e Tirmidhiut nė Tefsiru smet El-En'am: II/132.

[3] Ibni Hisham: II/563.

[4] Sahihu-l-Buhari: II/563.

[5] El-Bidajetu ve-n Nihajetu: III/30.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė