Si e ndryshojė Islami mjekėsinė
Mjekėt dhe dijetarėt Arab lėvruan bazat e mjekėsisė praktike nė Evropė.
Nė njė kohė civilizimi Islam u pėrhap qė nga India nė lindje e deri nė Oqeanin Atlantik nė perėndim. Ndėrtesat nė Andaluzi siē ėshtė Alhambra nė Granadė, Mezkuita nė Kordoba, dhe Xhiralda ne Sevilė na kujtojnė civilizimin e lashtė arkitektural tė mbetur nė Evropėn Perėndimore. Pak pėr tė kujtuar, megjithatė, nė mes tė viteve 800 dhe 1450
1 civilizimi Islam kishte njė ndikim tė madh nė shkencėn, teknologjinė dhe mjekėsinė Perėndimore. Siē u argumentua kėtė muaj nė Institucionin Mbretėrorė (Royal Institution) nė Londėr, bota Perėndimore e sotme do tė dukej shumė mė e ndryshme pa trashėgimin e dijetarėve Muslimanė nė Bagdad, Kajro, Kordoba e gjėkundi.2
Me pėrhapjen e Islamit pėrgjatė Gadishullit Arabik e deri ne Siri, Egjipt dhe Iran u themeluan njė varg civilizimesh dhe qendra tė studimeve. Dijetarėt arab pėrkthyen njė numėr tė madh tė punimeve filozofike dhe shkencore nga gjuhėt Greke, Siriane (gjuhė e dijetarėve Krishterė tė lindjes), Pahlavi (gjuhė e pėrdorur nga dijetarėt Iranian gjatė kohės para Islame), dhe nga Sanskrishtja nė Arabisht. Njė proces i tillė i pėrkthimeve arriti kulmnacionin e tij me themelimin e institucionit SHTĖPIA E MENĒURISĖ (Bait-ul-Hikma) nė vitin 830 nė Bagdad nga Kalifi Abasit Al-Mamun. Kjo bėri qė arabishtja tė bėhet gjuha shkencore mė e rėndėsishme pėr shumė shekuj me radhė dhe e cila njėherit arriti tė ruajė dhe thithė diturinė qė mund tė humbisej pėrgjithmonė.
Sikurse me asimilimin dhe shpėrndarjen e diturisė nga kulturat e ndryshme, dijetarėt Arab arritėn suksese tė mėdha ku edhe pėrvetėsuan njė numėr tė madh tė rėndėsishme tė pėrparime shkencore dhe teknologjike si nė matematikė, astronomi, kimi, metalurgji, arkitekturė, tekstil dhe agrokulturė. Teknikat e arritura siē janė distilimi, kristalizimi dhe pėrdorimi i alkoolit si njė mjetė antiseptik janė ende nė pėrdorim.
Mjekėt dhe dijetarėt Arab lėvruan bazat e mjekėsisė praktike nė Evropė. Para periudhės Islame, kujdesi mjekėsorė nė mėnyrė tė madhe mundėsohej nga priftėrinjtė nėpėr sanatoriume dhe anekse tė tempujve. Spitalet kryesore Arabe ishin qendra tė edukimit mjekėsorė dhe arritėn tė njoftojnė shumė nga konceptet dhe strukturat tė cilat ne i shohim nė spitalet moderne, siē janė pavonet e ndara veēmas pėr meshkuj dhe pėr femra, higjiena personale dhe institucionale, historiku i shėrbimeve mjekėsore, barnatoret etj.
Ibn El Nafis njė mjek i shekullit tė 13-tė, pėrshkroi Qarkullimin Pulmonar (qarkullimi i gjakut nga zemra nė mushkėri) mė shumė se 300 vite para Uilliam Harveit 3.
Kirurgu Ebu El Kasim El Zahraui shkroi librin Tasrif, i cili u pėrkthye nė gjuhėn Latine dhe arriti tė bėhet udhėheqės nėpėr universitetet Evropiane gjatė kohės sė pas Mesjetės. El Zahraui ishte po ashtu njė patolog, i cili pėrshkroi Hidrocefalusin dhe sėmundjet e tjera kongjenitale gjithashtu edhe zhvillimin e teknologjive kirurgjike siē janė qepjet e zorrės 4,5. Disa e pėrshkruajnė El Razin (Rhazes) i cili lindi me 865, si njė nga mjekėt mė tė mėdhenj tė botės Islame. Ai shkroi librin Kitab Al-Mansuri (nė Latinisht Liber Almartsoris), njė libėr shkollorė 10 volumesh rreth mjekėsisė Greke 6, dhe po ashtu i botuar rreth Li-sė dhe Fruthit. Tekstet e tija vazhduan tė ribotohen deri ne shekullin e 19-tė. Tekstet mjekėsore tė Ibn Ruzhdi (Averroes) po ashtu u pėrdorėn anembanė universiteteve tė Evropės.
Ibn Sina (Avicena) nė Perėndim ishte njohur si princ i mjekėve. Sintezat e tij rreth mjekėsisė Islame, al-Qanun fi'l tibb (Kanuni i Mjekėsisė), pėr shumė shekuj ishte autoriteti final nė ēėshtjet mjekėsore nė Evropė. Megjithėse Ibn Sina arriti pėrparim tė madh nė Farmakologji dhe nė praktikat klinike, me sa duket kontributi mė i madh i tij ka qenė nė filozofinė e mjekėsisė. Ai arriti tė krijojė njė sistem tė mjekėsisė qė ne sot do ta quajmė holistik dhe nė tė cilin faktorėt fizik dhe psikik, ilaēet, dhe dietat ishin kombinuar pėr shėrimin e pacientit.7
Pėrfundimisht, civilizimi Islam i ndėrtuar nga Arabėt morri tatėpjetėn. Nė lindje, lindėn shumė fuqi tė reja: sė pari Mongolėt, tė cilėt nė 1258 shkretuan Bagdadin, qytetin mė tė madh Arab tė asaj kohe, dhe mė vonė Turqit Osman, tė cilėt sollėn pjesė tė mėdha tė botės Arabe nė pamjen e njė perandorie tė re nė shekullin 14tė e tutje. I dobėsuar nga mosmarrėveshjet e brendshme dhe konfliktet civile, me tė arritur tė shekullit 14-tė shumica e qyteteve Islame tė Spanjės u pushtuan nga armatat Krishtere. Granada, shteti i fundit Islam nė Spanjė, iu dorėzua Spanjollėve me 1492, ku udhėheqėsi i saj Boabdil u arratis nė Afrikėn Veriore.8
Pėrcjellja e teknologjisė dhe ideve nga bota Islame tek ajo Perėndimore u ngadalėsua dhe nė 600 vitet e fundit ndryshojė kahjen. Akademikėt dhe politikanėt ende debatojnė arsyet dhe pasojat e rėnies sė shkencės dhe teknologjisė Islame. Megjithatė, trashėgimia e civilizimit Islam qėndron me ne pėr tė bėrė tė mundur rilindjen shkencore dhe kulturore tė Evropės.9
Azim Mexhid, profesor i kujdesit primar
Departamenti i Kujdesit Primar dhe Mjekėsisė Sociale, Fakulteti i Mjekėsisė Imperial College, Londėr W6 8RP
(a.majeed@imperial. ac.uk )
Pėrktheu: Asdren ZAJMI
Referencat
1. HRH Prince of Wales. Islam and the West: speech at Oxford Centre for Islamic Studies, 1993.
www.princeofwales. gov.uk/speeches/ religion_ 27101993. html (accessed 3 Dec 2005).
2. Drabu R, Nanji A, Greenfield S. Science and learning in Islama shared legacy. Royal Institution of Great Britian, London, 1 December 2005.
3. Soubani AO, Khan FA. The discovery of the pulmonary circulation revisited.
www.kfshrc.edu. sa/annals/ 152/mh9422ar. html (accessed 3 Dec 2005).
4. Aschoff A, Kremer P, Hashemi B, Kunze S. The scientific history of hydrocephalus and its treatment Neurosurg Rev 1999;22: 67-93.[CrossRef][ISI][Medline]
5. Al-Hassani STS. Thousand years of missing history. Manchester: Foundation for Science, Technology and Civilisation, 2004.
6. Van Alphen J, Aris A. Oriental medicine: an illustrated guide to the Asian arts of healing. London: Serindia, 2003.
7. Ėear A, Geyer-Kordesch J, French R. Doctors and ethics: the historical setting of professional ethics. Rodopi: Amsterdam, 1993.
8. Fletcher R. Moorish Spain. London: Phoenix, 2001.
9. Bulliet R. The case for Islamo-Christian civilization. Irvington, NY: Columbia University Press, 2004.
<SPAN lang=SQ style="FONT-SIZE: 10pt; FONT-FAMILY: Verdana">