Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-03-07, 01:02   #2
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim


Konceptet metafizike tė islamit dhe kristianizmit dhe roli i tyre nė formimin e marredhenieve ndermjet tė dy komuniteteve nė Europe


Nė menyre qė tė kuptojme me mire karakterin kujdestar dhe natyren ideologjike tė shume ballafaqimeve tė pershkruara me siper, duhet tė reflektojme ngjashmeritė e pamohueshme metafizike dhe dogmatike ndermjet islamit dhe kristianizmit qė mund tė jetė baza pėr njė dialog tė ndricuar ndermjet dy qyteterimeve nė fushat teologjike, kulturore dhe politike. Eshtė gje e ditur qė tė dy qyteterimet janė tė bazuara nė besimin nė njė Zot. Monoteizmi eshtė thelbi i qendrimit tė tyre fetar ndaj university. Koncepti i njeshmerise eshtė i shprehur saktė dhe me abstraksion tė lartė nė islam ndersa koncepti kristian mund tė shihet si relike tė politeizmit nė konceptin trinitirian tė Zotit. Koncepti islam i Zotit mund tė ndihmoje kristianizmin tė qartesoje konceptin e monoteizmit dhe kritikisht tė evaluoje elementet antropomorfike nė dogmen e trinitetit tė njė Zoti tė vetem.Per me teper tė dyja fetė kanė njė natyre universale dhe tė hapura pėr tė gjithe njerezit. Koncepti i tyre i Zotit nuk eshtė i njė Zoti fisnor, perjashton ēdo lloj diskriminimi nė lidhje me anetaresinė nė njė komunitet besimtaresh. Ky universalitet i mesazhit tė tyre mund tė krijoje njė rivalitet ndermjet tė dy feve, pėr tė arritur tek tė gjithe njerezit, por nė tė njejten kohe theksojnė mendjen e hapur ndaj tė gjitha besimeve tė njerezimit. Njė lidhje speciale nė fushen e teologjise eshtė roli eminent qė islami i atribuon Jezusit nė mes tė gjithe profeteve. Koncepti kristian i Jezusit si i pamekatė eshtė i njejtė me atė tė islamit. (Ndryshimi i vetem qendron nė faktin e vleresimit tė Jezusit si biri i Zotit ose thjesht si profet. Konceptė tė ngjashme ekzistojnė nė tė dyja fetė persa i perket ringjalljes dhe dites se gjykimit.
Megjithe keto ngjashmeri tė dogmes metafizike, kjo nuk eshtė bėrė baza pėr njė dialog tė sinqertė ndermjet tė dy feve. pėr kristianet nė vecanti, ndryshimet dogmatike kanė qenė me tė rendesishme dhe etiketimi i profetit si heretik i ka helmuar marredheniet ndermjet komuniteteve gjatė shekujve. Njė mungese mosbesimi i ka mbizoteruar marredheniet ndermjet komuniteteve, e cila pjeserisht mund tė shihet si rezultat i perplasjeve tė armatosura pėr qindra vjet nė Europe dhe nė Lindjen e aferme. Njė paragjykim armiqesor vazhdon tė karakterizoje shume europianė nė afrimin e tyre ndaj pyetjeve rreth botes islame, dogmes fetare, rregullave sociale, menyres se jeteses etj. Mendimtari pakistanez i lindur nė Austri thote: Europa e ka identifikuar kercenimin politik dhe ushtarak nga superfuqitė muslimanė tė kohes, veēanėrisht asaj otomane, me islamin dmth me mesazhin fetar tė profetit.
Njė tjeter pengese pėr njė dialog dhe mirekuptim tė sinqertė eshtė qė pėr njė kohe shume tė gjatė studimet mbi islamin kanė qenė nė duart e misionareve krishtere tė cilet janė marre me subjektin nė njė menyre apologjetike dhe teper polemike. Kjo krijoi njė imazh tė shtremberuar tė islamit nė aspektet e tij fetare morale dhe sociale. Njė pozicion i tille doctrinal ka pasur njė ndikim teper tė thelle nė perceptimin e europianeve pėr islamin gjer nė ditet e sotme. Njė shprehje e gjetur e Edward Said qė thote: Orientalizmi varet nė strategjinė e tij nė nė njė pozitė superioriteti qė e vendos perendimorin nė njė seri tė plotė lidhjesh tė mundshme me lindorin pa e humbur kurre avantazhin relative. Ky lloj afrimi eshtė njė nder pengesat me tė medha pėr njė mirekuptim nė mes muslimaneve dhe kristianeve nė ditet e sotme.
Ky afrim nė menyre tė plotė deshton qė nė menyre kritike tė analizoje stereotipet ekzistuese si njė trashegimi e perplasjeve tė hershme, por nė tė kundert i forcon keto stereotipe nė formimin e ri tė perplasjes se qyteterimeve sipas se ciles islami portretizohet si njė kercenim pėr sigurinė e Europes, ruajtjen e vlerave dhe lirive liberale. Orientalizmi, profesioni i studimeve islamike, nė shume drejtime formon njė kryqezatė tė re, nen kushtet eurocentrike tė shekullit tė 20te.
Njė nga keto stereotipe qė ka ndikuar nė marredheniet islame-krishtere qė nga koha e kryqezatave dhe lufterat me perandorinė osmanė ka qenė natyra armiqesore e islamit si nė mesazhin fetar ashtu edhe nė atė politik. Ky stereotip vertitet rreth interpretimit kristian tė termit kuranor tė xhihadit, qė mund tė sherbeje si shembull i punes qė duhet bėrė pėr tė paraqitur njė interpretim tė drejtė dhe tė balancuar tė mesazhit islam nė Europe. Dijetaret krishtere mesonin tė tjeret qė nė menyre tė pergjithshme dhe pa kushtė e justifikon luften kunder jobesimtareve, psh kristianet. Fjali tė vecanta nė Kuran janė marre jashtė kontekstit nė menyre tė qellimshme pėr tė provuar natyren agresive tė islamit. E tille e perdorur sureja 8, ajeti 39. Nė menyre tė qellimshme ata nuk e marrin parasysh percaktimin teper tė qartė nė suren 22, ajeti 39 ku lufta eshtė deklaruar e pranueshme vetem nė rast vetmbrojtjeje (Atyre qė po sulmohen me luftė u eshtė dhenė leje tė luftojne, pėr shkak se u eshtė bėrė e padrejte) 5 dhe nė suren 2,190 ku ky parim eshtė shprehur mjaft qarte. (Dhe luftoni nė rrugen e Allahut kunder atyre qė ju sulmojnė dhe mos e teproni se Allahu nuk i do ata qė e teprojne. Njė keqinterpretim i interpretimit tė forces nė mesimet e Kuranit eshtė njė shembull baze i keqkuptimit qė ka krijuar njė atmosfere tė njė mosbesimi tė thelle duke e perzgjatur perceptimin e gabuar tė islamit si njė kercenim pėr qyteterimin kristian nė Europe dhe duke i mohuar tė drejten pėr tė ekzistuar.
Duke qenė i lidhur me paragjykimin e natyres armiqesore tė islamit njė tjeter stereotip eshtė qė islami nuk e pranon lirinė fetare dhe eshtė i papranueshem me qendrimin qendrimin boteror liberal tė njė Europe sekularistė qė pėr me teper e identifikon veten mbi bazat e historise kristiane. Duket qė orientalistet dhe ekspertet e islamit nė menyre tė qellimshme e shperfillin formulimin teper tė qartė nė suren 2,256: (Nuk ka dhunė nė fe). Megjithatė xhihadi nė asnjė lloj rrethanė nuk mundet qė tė provoje natyren armiqesore dhe agresive tė islamit ndaj kristianizmit. Madje edhe stereotipet e tashme tė ketij lloji janė propoganduar nė leksionet akademike dhe tekstet shkollore. Shtremberimet e qellimshme, pakujdesia ndaj fjalive teper tė qarta, apo shkeputja e formulimeve prej kontekstit tė tyre nė Kuran shpreh qartė nevojen pėr njė afrim hermeneutik nė dialogun musliam-kristian nė Europe. Pjesemarresit e simpoziumit: koncepti i monoteizmit nė islam dhe kristianizem (i mbajtur nė Rome me 1981) theksuan nevojen urgjentė pėr tė korrigjuar stereotipe tė tilla, njė nder pengesat pėr njė bashkepunim dhe mirekuptim kuptimplotė ndermjet islamit dhe kristianizmit eshtė ekzistenca e vazhdueshme e stereotipeve false nė tekstet shkollore. Njė program i njė veprimi konkret duhet qė tė elaborohet nė menyre qė tė shqyrtoje dhe tė rregulloje tė gjitha tekstet shkollore nė menyre qė kristianet prej njė moshe tė re mund tė mesojnė kulturen e vertetė tė islamit dhe shakallen e afersise dhe identitetit me kristianizmin. (6)
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė