13-03-07, 22:07
|
#53
|
Thjeshtė ,njė zė!
Anėtarėsuar: 01-05-05
Vendndodhja: neutrale
Postime: 25,049
|
VJESHTA NĖ PARAKALIM
Vjeshtė nė natyrė dhe vjeshtė ndėr ftyra tona,
Afshon erė e mekun, lėngon i zymtė dielli,
lėngon shpirt' i smum ndėr krahnore tona,
dridhetjet' e vyshkun ndėr gemba tė njė plepi.
Ngjyrėt e verdha lozin nė vallen e fundme -
(dėshirė e marrė e gjethve qė njė nga njė vdesin!)
Gėzimet, andjet tona, dėshirat e fundme
nėpėr balta tė vjeshtės njė nga njė po shkelin.
Njė lis pasqyrohet nė lotin e qiellit,
tundet dhe pėrgjaket nė pasion tė viganit:
"Jetė! Jetė unė due!" - e frymė merr prej fellit,
si stuhi shkyn ajrin... por nė fund ia nis vajit.
Dhe m'at vaj bashkohet horizont' i mbytun
nė mjegull pėrpise. Pemėt degėt e lagun
me vaj i mshtjellin nė lutje - por kot! e dinė, tė fikun,
se nesėr do vdesin... Vall! A ka shpėtim ndokund?!
Mallėngjehet syni, mallėngjehet zemra
n'orėn e vorresės, kur heshtin damaret,
e vorri inaltohet nėn qiella ma t'epra
me klithėm dėshprimi qė nė dhimbė tė madhe zvarret.
Vjeshtė nė natyrė dhe vjeshtė ndėr ftyra tona.
Rėnkoni dėshirat fėmitė ejetės sė vafun;
rėnkoni nė zije, qani mbi kufoma,
qė stolisin vjeshtėn nėpėr gemba tė thamun.
__________________
Faleminderit qe ekziston !
|
|
|