Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-03-07, 16:27   #5
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim

Ibrahim Kelmendi

Prishtinė,10 mars — Ibrahim Kelmendi. Pėr gjeneratėn e re ky emėr s’thotė asgjė. Ndoshta as qė e dinė se ēfarė ka bėrė ky njeri pėr jetėn e tyre. I harruar pėr shumė kohė nė jetėn e diasporės, numėrohet se ka qenė idealisti i parė i sė majtės shqiptare jashtė Kosovės dhe Shqipėrisė. Ėshtė ndėr tė paktė shqiptarė tė diasporės qė ka pas guxim tė vishet me xhins dhe nė njė mėnyrė a tjetėr ka jetuar me jetėn e studentėve gjermanė. Pėr dallim nga tė tjerėt ai ka mundur tė socializohet nė jetėn gjermane dhe nė jetėn e tij ka nxitur polemika dhe debate pikėrisht pėr shkak se nuk ka jetuar vetėm jetėn e refugjatit ose tė punėtorit tė krahut nė Gjermani.
Ka qenė njeriu i parė qė ka thyer heshtjen prej kohėsh pėr meritokracinė e diasporės dhe ka botuar tė dhėna interesante duke anashkaluar distancėn historike dhe duke pėrshkruar gjėra tė rrezikshme pėr procesin i cili ende s’ka pėrfunduar.
Si mik i afėrt i Jusuf Gėrvallės, ai mori guximin ta pėrshkruajė tėrė realitetin e asaj kohe, duke mos kursyer persona dhe personazhe. Libri i tij i titulluar “Atentatet”, pėrfaqėson njė rrezik nė vete pėr tė vėrtetėn e asaj kohe.

Jusuf Gėrvalla


Libri nė njė mėnyrė pėrfaqėson edhe karakterin e hapur dhe shumė tė pėrfolur tė Ibrahim Kelmendit, i cili, si shumė herė ka dalė jashtė kornizave tė “qytetarit” tė diasporės. Shpeshherė, i ngarkuar me teza konspirative gjatė jetės sė tij, ai ikėn nga ajo hapėsirė nė librin e tij dhe ballafaqon fakte dhe emra pa hezituar fare se mund tė krijojė situata tė pakėndshme nė jetėn kosovare edhe ashtu tė rėndė dhe konspirative.
Thotė qė e njeh atentatorin e Jusuf Gėrvallės, i cili jeton nė njė fshat tė komunės sė Suharekės. I bėn shenja dhe ia heq elozhet politike dhe meritėn folklorike edhe miteve nė diasporė, siē thotė ai, tė ngritura artificialisht. Ndryshe, nga tjerėt, e sheh figurėn e Enver Hadrit dhe Vehbi Ibrahimit, duke i pėrshkruar ata si njerėz me merita tė dyshimta.
Libri ,“Atentatet”, duhet tė jetė vetėm njė pjesė e sė vėrtetės tė cilėn Ibrahim Kelmendi, ish udhėheqės i Fondit “Vendlindja thėrret” dhe njeriu qė ka propozuar qė LPK-ja tė ketė fundin e saj historik nė vitin 1999 nė kongresin e rregullt nė Prizren, sepse e vėrteta tjetėr duhet tė shpaloset pas intervistės qė i ka dhėnė gazetės Express. Ai flet atė qė rrallė kush guxon ta thotė.

Express: Pyetja e cila ėshtė shumė dilematike pėr secilin qė ju njeh, pėr shembull gjeneratat e vjetrat, jo tė rejat. Pse libri “Atentatet”? Ke thėnė qė libri do tė bėhet krejt nė njė kohė mė tė qetė. Pse tani ky libėr? Ėshtė ky dėshpėrim i juaji me tė kaluarėn dhe tė tashmen?
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė