Atentatet
Ibrahim Kelmendi : E para, romanin nuk e kam publikuar deri tani, sepse kam menduar qė duhet njė distancė kohore, qė unė si autor tė mund tė reflektoj pėr atė qė ėshtė bėrė nė mėrgatė, e dyta, kam menduar se publikimi i mėhershėm do tė dėmtonte luftėn, veprimtarinė ēlirimtare, gjegjėsisht nuk do i bėnte mirė asaj veprimtarie. Tani kam gjykuar qė njė ēerek shekulli ėshtė distancė e mjaftueshme dhe mund tė thuhen tė vėrtetat, pa dėmtuar luftėn dhe pa qenė i penguar nga subjektivizmi.
Express: Pse ky dekonspirim pas 25 vitesh edhe pse ju jeni njeri nga ata qė i keni ditur kėto gjėra, i keni njohur situatat, e keni njohur diasporėn dhe njerėzit atje...?
Ibrahim Kelmendi: Mosdekonspirimi i deritanishėm i atyre qė kanė ndodhur ėshtė varur edhe nga ndikimi i amanetit apo porosisė se Jusuf Gervallės, i cili ka thėnė: Nėse dorasi ėshtė shqiptar, mos u zbuloftė kurrė! Ne secili kemi njė konstrukt social, i cili na bėn tė respektojmė amanetin, gjegjėsisht porosinė e fundit. Pastaj, po tė thuheshin nė kohė kėto tė vėrteta, do kishim pėrplasje tė mėdha, do na shkonte koha duke u marrė me qėrim hesapesh nė mes nesh.
Express: E pėrmendet mitin. Heshtja pėr njė kohė kaq tė gjatė ka krijuar mite tė diasporės. Njėri nga ato mite keni qenė edhe ju. Ju keni qenė i gjithėfuqishėm, por realisht jeni njeri i rėndomtė. Ėshtė krijuar miti pėr Jusuf Gėrvallėn. Po e lexove librin tuaj, do shihet se tė gjithė ata njerėz kanė bėrė jetė normale dhe kanė bėrė njė veprimtari patriotike prej distancės. Si e shikon ju kėtė ēėshtje tash?
Ibrahim Kelmendi : Se vėrtetė kemi qenė njerėz tė rėndomtė. Mua mė pengon kur njerėzit mitizohen dhe u zmadhohen angazhimet e tyre. Nė botė tė qytetėruar angazhimi patriotik e ēlirimtar do tė shihej si punė normale. Pse, ta zėmė, ka nevoje tė lavdėrohet njė bujk qė ka punuar nė arėn e tij, pasi ka bėrė njė punė normale. Njėsoj e vlerėsoj edhe angazhimin patriotik. Prandaj zmadhimet, kėto krekosje tė njerėzve, nuk janė tė shėndetshme. Njė angazhim pėr tė fituar sa mė shumė liri nuk ka pėrse tė zmadhohet e lavdėrohet deri nė mitizim. Unė e gjykojė angazhimin tonė si angazhim tepėr tė pėrgjegjshėm e qytetar. Dhe prandaj dėshira ime ka qenė dhe ėshtė, qė tė demitizohen kėto veprimtari ēlirimtare, tė shihen realisht se i kanė bėrė njerėz vullnetmirė, tė cilat, tė them, rastėsisht kanė qėlluar aty, por ka mundur tė jenė edhe tė tjerė, prandaj nuk ka nevojė tė madhėrohen figurat, por duhet tė vlerėsohet njerėzisht, nė hapėsirė, kohė e rrethana pėrkatėse.
Express: Para se tė hyjmė nė emra konkret. Zakonisht nė Ballkan ndodh qė elementi i tradhtisė dhe patriotizmit ėshtė prezent. Tė dyja kėto elemente i keni brenda librit. Realisht, si korrespodonin kėto elemente ballkanike ose kush ėshtė mė shumė tradhtar e kush patriot, apo kush ka qenė i infiltruar nė lėvizjen e madhe pėr Pavarėsi? Pse i keni prekur kėto elemente kaq tė ndjeshme kur e dini mentalitetin?
Ibrahim Kelmendi: Janė kategorizime qė behėn nė kėtė hapėsirė, d.m.th. qė shkojnė nė ekstreme: tradhtar apo patriot. Unė e peshoj veprimtarinė e tė ashtuquajturit tradhtar dhe gjithashtu edhe tė patriotit. Patriot ėshtė secili njeri pėr nga natyra, sepse e donė vendin ku ka lind. Ata qė e quajnė patriotizmin virtyt tė jashtėzakonshėm, pėr mua janė budallenj. Tjetra, edhe angazhimet e tradhtarėve jam i predispozuar t`i shoh nė mėnyrė tė diferencuar, sidomos nė rrethana tė rėnda tė pushtimit. Pėr aq sa kanė lejuar mundėsitė dhe rrethanat e kohės, ėshtė formėsuar gjeturia e vet qytetarėve. Nė Kosovėn e pushtuar, nė hapėsira tė ndryshme kohore, ka pasur njė farė autonomie pėrkatėse administrative e vetėqeverisėse. Nė atė kuadėr tė autonomisė ėshtė dashur tė angazhohen e tė punojnė njerėzit edhe nė struktura policore, duke pėrfshirė edhe UDB-nė. Pėr shembull, sipas vlerėsimit tim, pėr mua ka qenė pothuajse i barabartė tė qenit mėsues me tė qenit udbash, gjegjėsisht nėpunės sigurimi, sepse kanė qenė struktura e hallka tė tė njėjtit zinxhir, gjegjėsisht tė tė njėjtit sistem, kanė vepruar sipas ligjeve tė miratuara nga i njėjti Kuvend i Kosovės ose nga kuvendi federativ. Mėsuesi e ka pasur pėr detyrė tė indoktrinojė, UBD-shi tė kontrollojė nėse ka zėnė vend indoktrinomi i mėsimdhėnėsit. Pėrjashto rastet, kur UDB-ashi dhe tė ngjashmit kanė kapėrcyer kompetencat ligjore, qė nuk kanė lejuar ndjekje kolektive, tortura e zhdukje fizike, nuk kanė lejuar as atentatet, si nė rastin e 17 janarit tė viti 1982. Dhe kėto raste duhet ndėshkuar, siē ka ndodhur e po ndodhin nė ish shtetet tjera moniste.
Express: Derisa nė njė moment ju e depolitizoni personalitetin pėr patriotizmin qė ka pasur obligim, nė njėfarė mėnyrė mitizoni rolin UDB-sė si tė gjithėfuqishme, si gjithkund infiltruese. Pse i keni dhėnė rolin aq tė madh, qė sipas librit tuaj, nuk ka qenė aq me peshe sa e mitizoni ju, apo ėshtė ēėshtje e frikės?
Ibrahim Kelmendi: Ka mundėsi tė jetė edhe rrjedhojė e frikės, pasi frika ėshtė ndjesi e pakontrollueshme. Ka mundėsi qė unė nuk e kam pėrshkruar tamam, sa ajo ka qenė e pranishme. Dihet se UDB-ja ka qenė njėra ndėr sigurimet mė tė fuqishme, tė cilės nė ndonjė rast ia kanė pasur zili edhe CIA, KGB, etj. E di qė kėtė strukturė, qysh nga viti 1948, e kanė ndihmuar edhe ekspertė tė CIA dhe Perėndimi i ka dhėnė edhe ndihma tė mėdha financiare dhe kadrovike dhe ėshtė ndihmuar qė tė jetė njėra ndėr sigurimet mė tė forta nė Evropė. Si e tillė ajo ėshtė pėrpjekur tė kontrollonte gjithēka, jo vetėm nė Kosovė, por tė na kontrollojė e tė na pengojė edhe nė Perėndim. Prandaj disa prej personazheve qė i kam pėrshkruar, tė cilėt kanė luajtur rol tė madh, mendoj se veprimet e sjelljet nuk duhet ti kenė pasur si rrjedhojė vetėm tė budallėkut tė tyre, ose vetėm pėr tė kėnaqur egomaninė e tyre, por ashtu duhet tė jenė instruktuar e instrumentalizuar pėr tė vepruar nga ky shėrbim. Ta zėmė, kemi pas gazetarė dhe letrar tė shkėlqyer, pėr tė cilin sa i pėrket aftėsisė profesionale, kam pas dhe kam njė respekt tė madh. Ai duhet tė ketė qenė i kamufluar si korrespodent i Rilindjes, por ka qenė i angazhuar pėr ti shėrbyer atij sigurimi...
Express: Prej nga ju kėto informata se kėta njerėz duhet tė kenė qenė tė tillė?
Ibrahim Kelmendi: E para e punės, ai, si korrespodent i Rilindjes, nuk kishte nevojė tė involvohen nė pėrplasjet tona me konsullatėn jugosllave nė Dyseldorf dhe nė atė pėrplasje ai ndonjėherė tė ishte mė brutal se vet konsulli. Do mjaftonte qė ai, me njė korrespodencė pėr gazetė tė tij, tė pėrshkruante ēka po ndodhte dhe ai tė mos inkuadrohej nė ato pėrplasje qė kishte Klubi shqiptar nė Dyzeldorf me konsullatėn dhe institucionet tjera tė atėhershme shtetėrore. Ato insistonin qė ta fusnin nėn tutelė Klubin e shqiptarėve aty, dhe ky, i kamufluar si gazetar, angazhohej pro konsullatės. Duke vrojtuar veprimtari tė tillė, vija nė pėrfundim se ai duhej tė ishte nė shėrbim tė UDB-sė...
Express: Ju kėta njerėz i quani me detyrė tė ngarkuar, vėrtet kanė qenė tė tillė?
Ibrahim Kelmendi: Njė kategori e tillė duhet tė ketė qenė, siē e vlerėsoja unė atėherė. I njėjti, p.sh., kur e arrestuan Vasilin nė Kosovė, e sjellin nga Gjermania pėr ta marrė nė pyetje gjatė hetimeve...
Express: Kush ėshtė Vasili, ngase lexuesit tanė nuk e dinė?
Ibrahim Kelmendi: Vasili ėshtė njėri nga personazhet e romanit. Ai ka pasur njė urdhėr pėr tė bėrė atentat ndaj Jusuf Gervallės, por trimėrisht ka refuzuar ta zbatojė. Pėr kėtė ai duhej tė ndėshkohej nga UDB-ja. Prandaj kur Vasilin e arrestuan nė Kosovė, gazetarin nė fjalė e sjellin nga Gjermania pėr ta marrė nė pyetje gjatė procesit hetues, meqė duhet tė jetė vlerėsuar si njohės mė i mirė i veprimtarisė sonė nė Perėndim. Kėshtu i kisha atėherė informatat dhe prandaj i krijoja vlerėsimet, pasi na duhej tė krijonim sistem tė vetėmbrojtjes.

Vasili Hysen Gega (personazhi real nė foto) bashkpuntor i Rezilit Riza Salihut