Arrestimi i Rezilit(Riza Salihut) - shkruan gazeta "Heilbronner Stimme" - 30.01.1982
Express: Dorasi ka dhėnė njė alibi se ka qenė te motra..., por ju e demaskoni kėtė?
Ibrahim Kelmendi: Unė e kam bėrė kėtė duke u thirr nė bashkėbisedimet qė kam pasur me krye-hetuesin, sepse ai thotė qė motra ka qenė shumė mirė e pėrgatitur, e ka mbuluar shumė mirė Rezilin, por nipat e tij, me tė cilėt ka biseduar krye-hetuesi, kanė treguar se daja i tyre s`ka qenė natėn e krimit tė motra, bile ata i kanė treguar se nuk kishte qenė gati pėr dy vjet aty. Fatkeqėsia e tij (krye hetuesit), siē ėshtė shpreh vetė krye-hetuesi, ėshtė se ligji nė Gjermani e ndalon qė tė miturit tė jenė dėshmitarė nė gjyq.
Express: Ju e dini se kush ėshtė vrasėsi. Ai ėshtė Rezili. Meqė ju e keni pasur mik Jusufin, pse nuk e denonconi rastin, kur tė miturit e motrės sė tij tash janė rritur, ata mund tė flasin nė gjyq? Rezili jeton nė Kosovė nė njė rajon tė caktuar. Cili ėshtė obligimi moral i mikut tė Jusufit, i cili ėshtė gjallė?
Ibrahim Kelmendi: Obligimi im moral ėshtė qė tė testoj opinionin, kam drejtė unė apo nuk kam tė drejtė tė shkeli mbi amanetin e Jusufit pėr tė bėrė pastaj denoncim konkret ndaj Rezilit. Pastaj obligim moral tashmė duhet ta kenė edhe lexuesit, qė e kanė lexuar romanin Atentatet...
Express: Kemi tė bėjmė me vrasje, porosia ėshtė ēėshtje morale.
Ibrahim Kelmendi: Unė kam dilema, prandaj po marrė mendime nga njerėzit, se ēfarė pėrshtypjeje u ka bėrė romani. Edhe tė tjetėr kanė mundėsi tė bėjnė denoncimin. Janė me qindra qė e dinė emrin e vėrtetė tė Rezilit, pasi e dinė se ai ka qenė kryetar i grupit komunist Zėri i Kosovės. Ata nuk janė tė lidhur emocionalisht me Jusufin, siē jam unė qė ndjehem i obliguar tė respektojė njė porosi tė tillė. Pra, ata i kanė mundėsitė mė tė hapura. Nėse ata se bėjnė, unė do i pres diskutimet dhe nėse mė thuhet, se ėshtė mė me rėndėsi denoncim i dorasit, sesa porosia e Jusufit, atėherė do ta bėj kėtė.
Express: Me qenė se po i lėmė lexuesit qė ta lexojnė librin, nuk po ndalemi te rasti Gėrvalla, se si ėshtė vrarė. Ti e prek njė element jashtėzakonisht interesant nė libėr ose mė mirė tė themi ke prek edhe njė personazh tjetėr, Emil Kastriotin. Njė personazh tejet konfuz, por njė personazh i qartėsuar nga ti dhe i paqartė nė veprimtarinė e tij. Pse duket Emil Kastrioti i tillė?

Emil Kastrioti
Ibrahim Kelmendi: Unė e kam njohur atė edhe personalisht. Kam biseduar shpesh me tė, sepse me secilin veprimtar nė migracion unė skam pas kurrė njė lloj paragjykimi tė rri e tė bisedoj me tė, qė tė shikoj a kemi diēka tė pėrbashkėt qė na lidh. Edhe nė saje tė atyre takimeve, mė ėshtė imponuar tė krijoj njė lloj intuite qė tė mundem ti vlerėsojė dhe ti kategorizoj njerėzit, janė apo nuk janė pėr bashkėpunim. Kėshtu unė, qysh herėt, Emilin e kam kategorizuar nė atė skedarin tim, se nuk ėshtė pėr bashkėpunim, se ėshtė destruktiv, bile se ėshtė i dyshimtė. Por me Emilin dhe tė tillėt, nuk kam dėshiruar tė hyj nė konflikt, sepse gjykoja se do harxhoja kot energji time dhe tė organizatės ku bėja pjesė.
Express: Nė libėr i sheh ata si njerėz tė rrezikshėm, megjithatė?
Ibrahim Kelmendi: Po, sigurisht, bile si shumė tė rrezikshėm dhe unė kam menduar qė duhet t`i lėmė rehat, nuk duhet tė merremi me ta. Nėse merrem me ta, atėherė procesi shkon duke eskaluar dhe ndoshta do shkonim deri te vrasja.
Unė kam pas njė pėrcaktim: vrasje nė Perėndim nuk guxon tė ndodhė, njė pėr shkak tė kultit qė kam prej malėsorit, se mysafiri nuk guxon tė shpėrdorė mirėpritjen e nikoqirit, do me thanė, nė shtėpi tė huaj nuk bėhet sherr. Kėshtu qė, meqė nė Perėndim na kanė strehuar, na e kanė lejuar veprimtarinė patriotike dhe na kanė ofruar shans pėr njė jetė mė tė mirė, atėherė unė kam qenė i pėrcaktuar qė tė kanalizojmė mėrgatėn tonė kundėr vrasjeve, qoftė mes ne shqiptarėve, qoftė me tė tjerėt. Prandaj unė u kam ikur kėtyre sherrxhinjve, qė kanė qenė shumė tė rrezikshėm, dhe kurrė nuk jam marr me ta. Kur ata janė marrė me mua, unė i kam duruar, kam heshtė dhe i kam injoruar. Vetėm njė pėrplasje skandaloze e kam pas me Emilin, mė pat bėrė njė sherr tė madh, por e kam duruar, nuk jam hakmarrė.
Express: Nė librin tėnd, realisht njė personazh krejt minor, ėshtė hero i njė pjese tė Kosovės. Ai ėshtė rivarrosur me nderime, i ėshtė ngritur kulti i personalitetit. Unė i kam lexuar reagimet e Ibrahim Kelmendit pėr njė personazh tė tillė, i cili gjatė jetės nė diasporė ka qenė kontrovers dhe i dyshimtė. Ju e dini pėr cilin e kam fjalėn, besoj?