
Vebih Ibrahimi
Ibrahim Kelmendi: Bėhet fjalė ndoshta pėr Vebih Ibrahimin. Ate, nga njohja ime e drejtpėrdrejtė dhe nga njohja pėrmes bashkėveprimtarėve nė Bruksel, tė cilėt e kanė njohur mė mirė se unė, e kam kategorizuar nė atė skedarin tim si element kriminel, qė merret me kontrabandė, me prostitucion me gjithēka, por veē patriotizėm e moral nuk i ka. Nė fakt shtirej se ishte veprimtar e trim patriot, po i kishte vetėm si mjet pėr punė. Kėshtu gjykoja unė atėherė dhe kėshtu vazhdoj tė mendoj, deri sa tė mė ofrohen prova kokėforta pėr tė kundėrtėn.
Express: Po pse kėto dallime kaq tė mėdha. Realisht krijohet miti pėr njė njeri i cili nė diasporė ka pas krejt tjetėr punė?
Ibrahim Kelmendi: Sepse kėtu ėshtė lehtė tė spekulosh. Unė di kopukė, qė janė marrė me droga, kontrabandė, imoraltet, hajni, spiunim, qė vinė nė Kosovė, paguajnė gazetar fukara, financiarisht dhe profesionalisht, qė punojnė nė televizion ose nė gazeta dhe ua bėjnė me porosi reportazhet pėr ti bėrė hero. Pastaj ato shkrime i manipulojnė njerėzit, meqė nuk janė tė informuar. Akoma kemi njerėz tė shkretė, qė kanė njėfarė kulti tė vjetėr, se ato qė pasqyron televizioni ose gazeta, duhet me qenė e vėrtetė. Pastaj tė tillėt fillojnė tė madhėrojnė edhe keqbėrės, fillojnė tu thurin kėngė...
Express: Por, edhe miku i juaj, Haqif Mulliqi e ka madhėruar Enver Hadrin.
Ibrahim Kelmendi: Nuk e di. Ai e paska bėrė njė punė nė mungesė tė informatave, ose mund ta ketė ndjerė si obligim moral, sepse, ndoshta, nė kohėn e fundit Enver Hadri ka fituar njė lloj ndėrgjegjėsimi patriotik dhe njė siguri, se mund tia kthen shpinėn padronit. Dhe ky lloj guximi atij i kushtoi me jetė. Ne e kemi diskutuar njė rast, kur ai doli tė propagandonte dhe tė mbledhė lekė nė emėr tė asaj qė ka merita pėr rezolutėn e parė pėr Kosovėn, qė pat aprovuar Parlamenti Evropian. Meqė unė isha nė dijeni pėr procesin e rezolutės qė nė nismė, atėherė e kėshillova: Enver je duke e rrezikuar vetėn. Ti ke dėgjuar si krejt bota nė lajme pėr rezolutėn. Tjetėr meritė pėr te nuk ke. Mos i dil zot, sepse jo tė gjithė nacionalistėt serbė nė Evropė i ka UDB-ja e Beogradit nėn kontroll dhe dikush prej tyre mendon qė ti vėrtet e ke atė meritė qė po mundohesh ta pėrvetėsosh. Ndonjėri prej tyre mund tė hakmerret ndaj teje, prandaj rri rehat dhe mos ia sjellė vetės ujkun nė torishtė, nė mėnyrė kaq naive. Edhe kėtė punėn e mbledhjes se tė hollave te bashkatdhetarėt, gjoja nė emėr tė shpenzimeve qė ke bėrė pėr tė korruptuar parlamentarė pėr tė miratuar rezolutėn, do tė lutesha ta ndėrpresėsh, mos i bezdis se nuk i meriton. Kanė qenė tė paktėn edhe 10 veta prezent, nė klubin shqiptar Idriz Seferi nė Bruksel, kur e kemi debatuar kėtė ēėshtje. Tash edhe Haqifi ka ndjerė obligim moral tė shkruaj, por edhe unė kam ndjerė obligim moral qė t`ia organizojmė varrimin, sepse nuk ka pas kush tia organizojė. Njerėzit e Lėvizjes i kam kėshilluar qė tė merren me organizim sa mė dinjitoz tė varrimit tė tij, sepse, megjithatė, mėshtė duk njė gjest shumė i mirė e i guximshėm, qė Enveri ka provuar tė dalė nga shėrbimi, sepse ka menduar qė ishte dobėsuar UDB-ja. Unė nuk druhem t`i them gjėrat e pėrparme tė tij, po kuptohet, siē i kam vlerėsuar nė Kohė dhe do gėzohesha, sikur tė kisha prova qė tė bindesha se ai ka qenė gjithė jetėn patriot.