Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-03-07, 21:47   #13
Dalmatini
 
Anėtarėsuar: 22-10-06
Postime: 43
Dalmatini i vlerėsuar jo keq
Gabim Dosje

DOSJE

VITI IV - JANAR 2002 20 vjet nga vrasja e Vėllezėrve Gėrvalla dhe e Kadri Zekės
Xhafer SHATRI
17 janari i vitit 1982, dita kur u vranė Vėllezėrit Gėrvalla e Kadri Zeka ėshtė njė datė e trishtė nė historinė e shqiptarėve. Edhe pse kanė kaluar 20 vjet, ajo ditė mbetet pėrgjithnjė e freskėt me zinė e saj jo vetėm pėr familjet, por edhe pėr njė numėr njerėzish qė kanė qenė tė lidhur shpirtėrisht e organizativisht me ta. Fjala ėshtė pėr pjesėtarėt e brezit qė i vuri kazmėn Jugosllavisė sė fuqishme, vetėm me njė synim: tė ēlirohet Kosova dhe territoret e tjera shqiptare nė kėtė ish-shtet.
Nėse ju rastis tė vizitoni ndonjėrin prej kėtij brezi do tė shihni se nėpėr banesa akoma i mbajnė portretet e martirėve qė i vrau UDB-ja nė Untergruppenbach. Ato portrete prej kohėsh kanė statusin e ikonave. Pėr mė tepėr janė pjesė e rritjes, formimit dhe burrėrimit tė fėmijėve tė tyre.
Ky brez ende pyet dhe pyet: pse edhe pas njėzet vjetesh, ky krim i shtetit serb, i kryer nė mes tė Evropės, ka mbetur i pandriēuar, ndėrkohė qė nė inatet ndėrshqiptare pėrplot emra janė lakuar si vrasės tė mundshėm apo tė sigurt?

1. Njė Lėvizje e re pėrballė njė shteti tė vjetėr
Nė Kosovė, menjėherė pas demonstratave tė vitit 1981, pati filluar nė pėrmasa tė pabesueshme, radiologjia e diferencimit politik qė nėnkuptonte terrorizimin psiqik, largimin nga shkolla e nga puna, arrestimin, torturėn dhe burgimin e gjatė.
Shėrbimet jugosllave pėrmes arrestimeve i kishin dhėnė njė grusht tė rėndė Lėvizjes pėr pavarėsi, mijėra njerėz ndodheshin nėpėr burgje civile ose ushtarake; mbikėqyrej ēdo gjo gjė e ēdo kush. Elita politike duke qenė e papėrgatitur pėr kėto rrethana dhe e pėrēarė nuk mundi t'a pėrballojė presionin serb qė mėtonte nėnshtrimin definitiv tė shqiptarėve. Nė anėn tjetėr intelegjencia duke qenė krejt e papėrgatitur dhe e pambrojtur u struk para rrezikut evident, kėshtu qė politikėn e shqiptarėve filluan ta bėjnė tė rinjtė, qė ende ishin me njėrėn kėmbė nė fėmijėri. Dhe kjo nuk ishte njė politikė e madhe: aty kėtu ndonjė trakt, ndonjė parullė, ndonjė revoltė e shkruar nė letėr, nė mur ose nė asfalt, po qė pėrēonte njė measazh tė fuqishėm: kurrė nuk do tė mund tė na nėnshtroni!
Nė kėto rrethana mėrgata shqiptare pėrbėnte njė eshalon tė veēantė tė Lėvizjes pėr pavarėsi. Pėrparėsia e saj ishte se ajo ishte larg veprimit tė drejtpėrdrejtė tė aparatit shtetėror, ishte prezente nė vend, sepse njė pjesė e madhe e mėrgimtarėve qarkullonin rregullisht brenda e jashtė, kishte kontakte familjare e personale… Roli i saj ishte ndier nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė prag, gjatė dhe pas demonstratave tė vitit '81 pėrmes shtypit qė pėrgatitej jashtė dhe shpėrndahej brenda, pėrmes krijimit tė rrjetit tė organizimit etj.

I vetėdijshėm pėr rėndėsinė e mėrgatės shqiptare sektori i kryesisė sė Jugosllavisė qė koordinonte aktivitetin e gjithė sistemit tė shėrbimeve informative civile e ushtarake, e qė atėherė udhėhiqej nga slloveni Stane Dollanc, u pėrcaktua pėr njė grusht shkallmues qė do t'i jipej mėrgatės, nė mėnyrė qė ajo tė shfaktorizohej njėherė e mirė.
Nė kėtė vijė u organizua dhe u ekzekutua vrasja e Vėllezėrve Gėrvalla dhe e Kadri Zekės. Atentati u krye nė kohėn kur krejt aparati shtetėror i Jugosllavisė ishte pėrqėndruar nė Kosovė dhe nė territoret e tjera shqiptare; atėherė kur Kosovės po i dėrrmoheshin njėra pas tjetrės tė gjitha tė drejtat dhe institucionet vetanake qė ishin fituar me shumė pėrpjekje e flijime.
Atentati pati pasoja tė rėnda sepse u krye kur shumė prijės tė Lėvizjes pėr pavarėsi, qė vepronin ilegalisht ose gjysmilegalisht ishin arrestuar dhe kundėr tyre ishin kryer ose pėrgatiteshin proceset politike. Veē tė tjerash, kjo vrasje shkaktoi tronditje tė mėdha edhe pėr faktin se u krye nė njė periudhė destabilizimi e krize tė thellė politike nė gjithė hapėsirat shqiptare. Ngjarjet e Kosovės nė Shqipėri patėn efekt tė drejtpėrdrejtė, sepse ēuan deri te konflikte tė pėrgjakshme nė vetė udhėheqjen e shtetit pėr politikėn qė ishte ndjekur apo qė do tė ndiqej aty e tutje. Kėto trandje madje ndikuan nė fundin tragjik tė kryeministrit tė atėhershėm Mehmet Shehu.
Duhet pasur gjithashtu parasysh se atentati nė Gjermani ishte edhe pėrballje e organeve tė shtetit jugosllav me organet e shtetit shqiptar, sepse nė rrethanat qė ishin krijuar nė Kosovė pėr politikėn e Shqipėrisė viktimat e atentatit ishin gurė me peshė nė luftėn politike e diplomatike qė do tė bėhej aty e tutje.

2. Mozaiku politik i mėrgatės shqiptare nė fillimvitet tetėdhjetė
Nė atė kohė nė mėrgim vepronin shumė organizata. Qė nė krye duhet nėnvizuar se mėrgata e vjetėr ishte rraskapitur madje edhe dėrrmuar nė pėrballjet e shėrbimeve jugosllave me ato shqiptare qė ishin bėrė brenda saj. Por objekt i kėsaj trajtese do tė jenė ato grupime qė mund tė kishin njė ndikim nė rrjedhėn e ngjarjeve nė Kosovė. Atėherė nė Evropėn Perėndimore, konkretisht nė Gjermani e Zvicėr vepronin:
1. Besėlidhja Kombėtare Shqiptare, e drejtuar nga Emin Fazlia. Mė 10 tetor 1981 UDB kishte vrarė nė Bruksel, bashkėpunėtorin e tij tė ngushtė Vehbi Ibrahimi, nėnkryetar i Besėlidhjes, ndėrsa nė Fraknfurt kishte plagosur rėndė bashkėpunėtorin tjetėr, Rasim Zenelin. Ky ishte njė grupim politik me orientim tė djathtė dhe bashkėpunonte me mėrgatėn kroate.
2. Grupi komunist "Zėri i Kosovės", njė qerthull qė drejtohej nga Riza Salihu.
3. Fronti i Kuq Popullor, udhėhiqej nga Ibrahim Kelmendi, dhe nxirrte gazetėn "Bashkimi" (janė botuar 3 numra). Kjo gazetė shpėrndahej edhe nė Kosovė.

4. Organizata Marksiste Leniniste e Kosovės qė nxirrte gazetėn "Liria" (janė botuar 6 numra). Kėtė organizatė nė mėrgim e udhėheqte Kadri Zeka. OMLK prej vitesh kishte aktivistėt e saj nė Zvicėr.
5. Lėvizja Nacional ēlirimtare e Kosovės dhe e Viseve tė tjera Shqiptare nė Jugosllavi (LNĒKVSHJ), tė cilėn nė Evropėn Perėndimore e ka udhėhequr Jusuf Gėrvalla. Fillimisht Jusufi ka ndihmuar substancialisht nxjerrjen e gazetės "Bashkimi", pastaj ka nxjerrė gazetėn "Lajmėtari i Lirisė" (gjithsej tre numra), sė fundi filloi tė nxirrte si organ tė LNĒKVSHJ-sė gazetėn "Zėri i Kosovės".

Pas shpėrthimit tė demonstratave tė vitit '81 u bėnė pėrpjekje pėr bashkimin e disa prej kėtyre organizatave, konkretisht mes atyre qė kishin udhėheqje politike brenda, pra OMLK-sė dhe LNĒKVSHJ-sė.
Pėrpjekjet pėr bashkim janė bėrė nė Kosovė dhe nė mėrgim. Bisedimet pėr bashkimin e organizatave janė vonuar e vėshtirėsuar pėr shkak tė veprimit nė ilegalitet dhe tė rrethanave qė u krijuan pas arrestimeve tė mėdha gjatė gjithė vitit tė demonstratave. Njė takim i mbajtur nė Stamboll, nė tetor tė vitit 1981, e nė tė cilin kishin marrė pjesė nė njė anė, Kadri Zeka si pėrfaqėsues i OMLK-sė, dhe nė anėn tjetėr Sabri Novosella e Bardhosh Gėrvalla, si pėrfaqėsues tė LNĒVSHJ-sė kishte dėshtuar jo vetėm pėr shkak tė dallimeve konceptuale. Bisedimet pėr bashkim tė kėtyre organizatave nuk mund tė pėrjashtoheshin nga rrethanat shqiptare dhe rajonale, sepse organet e shtetit shqiptar pas disa dėshtimeve nė pėrballjet me shėrbimet jugosllave, pėrpiqeshin ta konsolidojnė apo thėnė mė mirė ta kontrollojnė Lėvizjen e Kosovės pėr pavarėsi. Nė treshin qė u vra shteti shqiptar shihte shtyllat e rėndėsishme tė mbajtjes gjallė tė qėndresės nė Kosovė.
Megjithatė aktivistėt e kėtyre dy organizatave jashtė, konkretisht Vėllezėrit Gėrvalla dhe Kadri Zeka kanė bashkėpunuar ngushtė nė nxjerrjen e gazetave, nė organizimin e demonstratave dhe manifestimeve tė ndryshme. Sipas burimeve tė besueshme nė prag tė vrasjes janė bėrė pėrpjekje fort serioze pėr bashkim dhe ai duhet tė ketė qenė shumė afėr.

3. Uniteti i veprimit
Jusuf Gėrvalla dhe Kadri Zeka janė takuar pėr herė tė parė nė mėrgim, nė fillim tė vitit 1981. Prej atėherė dhe gjer nė vrasjen e tyre ata kanė vepruar bashkė nė shumė drejtime: nė pėrgatitjen dhe publikimin e shtypit ilegal, konkretisht tė gazetės "Liria", nė organizimin e manifestimeve dhe demonstratave nė mbėshtetje tė kėrkesave tė Lėvizjes Studentore nė Kosovė.
Dalmatini Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė