Anėtarėsuar: 18-04-05
Vendndodhja: Manhattan
Postime: 5,899
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Penesti
Po e hap kete teme per te shtruar drejt e mire qasjet qe shprehin dilema te ndryshme dhe her here botkuptimet tona terhiqen deri ne skajet ekstreme te cilat mepastaj prodhojne huti, humbje vetbesimi dhe se fundi depresione per perkatesine tone kombetare. I kemi borxh brezit te ri t`i a zgjidhim nyjen gordiane aq me teper kur ky brez po perpelitet dyerve te dynjase se bashku me prinderit qe per kerkim te kafshatbukes u bene sakrifice por jo per te fragmentu faren gjakun dhe gjenin tone.
Un po e filloj pa pikvenie i bindur se tema ne fjale do jete derhapje per te trajtuar dhe zberthyer shum e shum dilema qe i shtrohen brezit...
RILEXIMI I HISTORISĖ
- Pse dhe si duhet rilexuar historia
- Ideologjizimi i historisė
- Historia si shkencė dhe si lėndė mėsimore
- Faktet dhe interpretimi
Ndryshimet apo thėnė me fjalė tjera, zhvillimet i nėnshtrohen rregullave tė pashkruara..Proceseve tė tilla nuk mund ti shmanget as natyra dhe as shoqeria njerzore sa do qe ne periudha te caktuara ato shfaqen nė dukje si stagnim apo dekadence. Shpjegimit tė kėtyre proceseve I dalin zot shkenca te caktuara natyrore dhe shoqėrore.
Historia si shkence e cila I takon sortes shoqėrore ne vazhdimsi po pėrpelitet pėr tė pėrmbushur detyrimin qė ka. Se kendejmi pashmangshem shtrohet pyetja ; Po historia a duhet tė pėrjashtojė veten nga kjo dialektikė? Gjithsesi pergjgjja do tė jet zhgenjyese pėr metafizikėt, pra edhe ajo pėrballė paprekshemrise do I nėnshtrohet domosdo ndryshimeve tė vetvetes aq me teper qe brenda sistemeve egzistuese (moniste) mbeti per nje gjysem shekulli peng I ideologjive.Si e tille ajo ku mė shum e ku mė pak u bė argat I ndertimit dhe mbrojtjes se sistemit komunist.
Tani nė postmortje te njėmendėsisė sdo mend se ėshtė e domosdoshme njė ritrajtese e gjithe asaj historiografie qė ende ndodhet nėn kthetrat e botkuptimeve qė prodhoi rendi komunist.Domethene kesisoji jemi ithtare te mendimit se historia duhet rilexuar qka nenkupton shtrohet dilema si duhet tw rilexohet historia kombetare?
Ju ftoj ne debate dhe polemika...
|
Debat dhe polemike mbi "rileximin" e historise!!!....
hmmmmm..."periudha moniste e interpretimit te Historise" qe del me nevoje per nje "ri-interpretim" te ri....
Fort interesant kjo teme, por fatekeqesisht, e prezantuar me nje REALITET gjysmak!!!
perderisa ne sistemin monist, librat e Historise kane qene prone e Qeverise ne pushtet, dhe shteti eshte identifikuar me pushtetin, Arsimimi me Idologjine e momentit, dhe BURIMET, apo QASJA ne materiale/autore/ tema te "padeshiruara" ka qene e limituar apo edhe e ndaluar igjerisht, sot gjithe shqiptaret jetojne ne shoqeri DEMOKRATIKE, dhe kane qasje konvencionale dhe moderne ne nje BOTE te tere SHKENCORE e cila mund te eksplorohet lirshem, nga te gjithe ata te cilet kane ndonje interesim te mirefillte te gjejne burime mbi tema te ndryshme te cilesdo shkence-meqe dyert i kane te hapura te lexojne, mesojne, edukohen-riedukohen me te verteten, apo jo??? A nuk do te pajtohesiht me kete te veretete zoteri "konstruktivi"????
Interesant qe keni anashkaluar faktin se shqipatert sot NUK jetojne me ne MONIZEM, dhe se, se bashku me renien e idologjive dhe "intepretimeve" te caktuara, kane rene e dhe prangat e roberise, qe ne te kaluaren nuk roberuan individin vetem fizikisht por edhe intelektualisht.
Meqe paskeni vene akcentin ne shqiptaret e diaspores, do te shtoja se ata kane aq me shume mundesi per pasurim intelektual, shkencor e historik, kur qe mund te numeroj me gjishtrinje sa librari apo muze ne trojet etnike shqiptare kane tekstet origjinale/artifaktet hostorike te se kaluares sone, perderisa muzete/librarite e metropoleve Boterore jane perplot me burime te ndryshme fascinuese, ku mund te kalohen ore te tera ne studime/lexime/ri-lexime, etj, etj...
Fatkeqesisht, kjo thirrje e ketille, per gjoja mbrojten e brezave te rinje, nga historia e "keq-interpretuar" e idologjise moniste, me perngjane mu ne dokumentet qe kam lexuar mbi "manifestet e partive komuniste" ku poashtu GJITHMONE behen thirrje per t'u mbrojtur gjoja 'brezat e rinje' nga disa forma "keq-interpretimesh"!!!!
Ne asnje shoqeri te perparuar, e demokratike nuk ka nevoje per "thirrje" per "ri-lexime" te shkencave, sepse te gjithe kane te drejte qasjejje ne burimet shkencore, dhe ne ate qe komuniteti shkencor e aprovon si shkence, apo teze shkencore, perderisa vete ideja e ketille e ka rrenjenen ne sistemet nje-partiake, ku te tjereve u imponohet se CKA dhe SI duhet lexuar dicka.
__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
|