Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-03-07, 10:50   #2
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

PARAPĖRGATITJE PĖR KANONIZIM

TĖ PATER LUIGJIT



Nga tetori i vitit filloi procesi i hulumtimit dhe i mbledhjes sė fakteve pėr ēėshtjen e kanonizimit tė grupit tė parė prej 35 klerikėve dhe 5 laikėve, tė cilėt derdhėn gjakun pėr t'i qėndruar besnikė Kishės dhe kombit shqiptar. Dhe, nė mėsin e tyre ėshtė edhe pater Luigj Palaj, eshtrat e tė cilit pushojnė nė perjetėsi nė Shėngjergj, fshat pranė Zymit.

Sa herė qė meditojmė pėr tė shkruar pėr martirėt e kombit, duhet t'i gjejmė dhe pėrdorim shprehjet mė adekuate pėr ta, me qėllim qė me to t'i pėrmbushim tė gjitha postulatet e domosdoshme pėr njerėz tė tillė. Kur marrim pėr tė shqyrtuar personalitetin e pater Luigj Palaj (1878-1913), nuk mund ta shprehim me njė fjalė tė vetme, as me njė togfjalėsh, por me njė periudhė domethėnėse: Njeri qė ka kryer njė vepėr tė madhe e tė lartė guximi, trimėrie e vetėmohimi nė luftė a nė punė pėr popullin dhe atdheun e vet, njeri qė ka flijuar edhe jetėn e vet duke kryer vepra heroike. Ne fakt, i tille ishte dhe mbetet pater Luigji, i cili e flijoi jetėn duke mos mohuar fenė, as idealet e tė vertetėn pėr fe e atdhe.




90-vjetori i martirizimit



Sivjet, mė 7 mars 2003, u mbushėn plot 90 vjet, kur nė mėnyrė mė mizore e barbare e vrau (pas shpine) dora armike e pushtetit malazez ne Janosh tė Gjakovės, ku edhe e varrosin pas njė ekspertize tė pėrshpejtuar, pa kurrfarė ceremonie fetare publike. Gjaku i martirit tė vėrtetė nuk hesht, kėshtuqė, njė muaj pas kėtij akti mizor, mė 9 prill 1913, u tubua njė komision mikst (pėr tė tretėn herė), dhe nga kėrkesat e fuqishme, vendosėn qė mjekėt tė bėjnė obduksionin e sėrishėm tė kufomės sė pater Luigjit. Edhe mė tej, me kėrkesat kėmbėngulėse tė konzullit tė Austro-Hungarisė obduksioni u bė mė 11 prill 1913, ndėrsa mė 13 prill u rivarros pėrsėri nė vendin e vrasjes, nė Janosh, duke mos pranuar kėrkesėn e ripėrsėritur tė kryeipeshkvit imzot Lazėr Mjedės e tė konzujve pėr ta rivarrosur nė varrezat e kishės sė Shėn Prenės, nė famullinė e Zymit tė Hasit. Pas njė procedure, mė 15 prill, komisioni nėnshkroi protokollin pėr mbylljen e ēėshtjes sė vrasjes sė pater Luigjit. Dhe pėrkundėr kėrkesave tė mėdha pėr transportimin e kufomės nė njė vend mė tė sigurt, nuk u lejua, kinse pėr shkaqe sanitare, derisa tė kalojė afati i paraparė me ligje sanitare.

Pas kėrkesave tė vazhdueshme dhe kembėngulėse tė arqipeshkvit monsinjor Lazėr Mjedės dhe me insistimin e vicekonzullit austro-hungarez me seli nė Prizren, z.Fiberio Pecel dhe tė zėvendėskonzullit italian z. Zuculini (Bruno Zuccili) qė tė lejohet bartja e kofomės pėr ta varrosur nė fshatin Bytyq (Shėngjergj, afėr Zymit), me qėllim qė rivarrosja tė bėhet me ceremoni fetare publike. Kjo kėrkesė u realizua mė 16 korrik tė po atij viti.
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė