hhmmmmmmm....
kjo pikepamje e ketille, eshte rezultat i percepetimit te sinqeritetit nga nja kend margjinal dhe jo i realte.
Jane vlerat tona shoqerore, traditat tona, menyra e te jetuarit qe na krijon pershtypjen se se te qenurit te sinqerte, eshte ekuivalenti i spiunit ne komunizem. Ky eshte nje shtremberim total dhe i padashur i realitetit.
Ne nje shoqeri, kur secilen here qe dikush pyet-"Si je"-pergjegjja eshte gjithmone "Mire", pamarre parasysh nese je mire apo jo-krijohet bindja se gjithmone duhet te presim qe te tjeret ti zbardhin dhembet dhe te na buzeqeshin-pamarreparasysh nese kane arsye per te buzeqeshur apo jo.
ne kete menyre, natyrisht se krijojme raport jo te shendoshe me konceptin e sinqeritetit.
Sepse sinqeriteti behet asociacion i nderlidhur me ndjenjat e keqia, me kritiken, konfrontimin, "spiunazhen", etj, etj.
Qe te ndryshojme raportet tona me sinqeritetin, duhet te flakim tradicionalitetin e kortezise se rrejshme dhe te ri-edukojme veten dhe gjeneratat qe vijne, ku femijeve u sqarohet qe ne ditet e para te jetes, se fakti se i kritikojme, qortojme, nuk pajtohemi me veprimet e tyre, s'do me thene se nuk ua duam te miren, apo nuk i duam si individe. Por edhe kur perjetojme te njeten kritike dhe mospajtim prej tyre apo prej kujtdo tjeter, perseri kjo sdo te thote se duhen shprishur raportet personale; duhet ne menyre reciproke te njihet e drejta per mendim te lire dhe te hapur(
).
Ne kete menyre mund te arrijme te krijojme nje shoqeri, ku kur dikush shpreh sinqerisht pikepamjen e vet, kjo pikepamje, ide, mendim, nuk PERJETOHET si atak personal, si sulm personal, apo si 'spiunazhe'. Nje shoqeri ku jerezit nuk FRIKESOHEN te shprehin mendimin e vet lirshem nga rreziku se mund te humbin shoqerine, miqesine, respektin, e te tjereve, nen presionin e kortezise se rrejshme, dhe te epiteteve te spiunit, apo te tjera lloji.
perveq tradicionales qe ne shpirt eshte relativisht "moniste", ku shoqeria funksionon-"ose je me mua, ose kunder meje", poashtu sistemet e deritanishme politiko-shoqerore jo-pluraliste ne trojet shqiptare kane degraduar edhe me tej qendrimin ndaj sinqeritetit si koncept.
ne nje shoqeri ku nuk kultivohet fryma pluraliste tradicionalisht por edhe politikisht, natyrisht se krijojme averzion ndaj cdo mendimi, (perfshire sinqeritetin si forme subjektive te shprehjes se realitetit) te kundert, apo jo te njejte, duke e perjetuar si sulm, rrezik, urrejtje, mos-respekt, etj.