Anėtarėsuar: 17-06-05
Vendndodhja: Prishtine
Postime: 146
|
Shqiptarėt qė arritėn pozita tė larta nė shtetin osman janė me qindra. Ndėrmjet tyre kishte shumė vezirė tė fuqishėm, pranė Portės sė Lartė siē ishin: Gedik Ahmedi, Davud-pasha, Ahmed Dukagjin Zade, Kara Ahmedi, Koxha Sinan Pasha, Lutfi Pasha, Kara Muradi, Tarhunku Ahmed Pasha, Ajaz Pasha, dinastia e famshme e kryeministrave qyprillinjė (Koprulu) dhe shumė tė tjerė.
* * *
Agallarėt jeniēerė shqiptarė udhėhoqėn ushtrinė osmane gjatė fushatave nė Hungari, Moldavi dhe Persi. Ndėrsa Jahja Bej Dukagjini shkruajti nė Stambollin e shekullit tė 16tė, poezitė mė popullore tė kohės. Kontributi kulturor dhe ushtarak i shqiptarėve muslimanė nė qytetėrimin Islam tė mesjetės sė vonshme nuk mundet tė injorohet kollaj. Islamizimi u solli shqiptarėve shkrimin mė gėrma arabe, me tė cilin arti i mrekullueshėm letrar Alxhamiado (apo bejtexhizmi) shqiptar u shkrua.[25]
Jeta e pėrditshme e Arnautllukut (Shqipėrisė) nėn pushtetin e Portės sė Lartė kishte tipare kozmopolite dhe qytetare. Nė shekullin e 16tė, fshatarėt shqiptarė, ashtu si edhe shumė boshniakė dhe bullgarė, migruan drejt kasabave (qytete tė vogla) tė ndėrtuara nga urbanistėt osmanė. Urbanizimi islamik, edukimi dhe mundėsitė e punėsimit i tėrhoqėn shqiptarėt e varfėr drejt Islamit, dhe nga fundi i shekullit tė 17tė shumica e tyre braktisėn kishat e krishtera. Nė kohėt e rėnies militare dhe politike tė Perandorisė Osmane, krishterimi nė Shqiperi ishte reduktuar nė njė fe provinciale tė banorėve qė jetonin nė viset e thella malore tė vendit. Islamizimi i shqiptarėve ka pėrparuar mė shumė nė qendrat qytetare shqiptare tė sanxhaqeve tė Elbasanit, Shkodrės, Prizrenit, Vlorės, Delvinės dhe Ohrit, sesa nė viset e izoluara tė Alpeve tė Shqipėrisė. Nė trevat e lashta tė Maqedonisė, banorėt katolikė dhe ortodoksė shqiptar, Islamin e pranuan shumė mė herėt sesa bujkrobėrit vendas tė feudalėve sllavė. E njėjta gjė ndodhi edhe nė Kosovė dhe Metohi, ku autoriteti i Kishės Ortodokse Serbe ishte mjaft i fuqishėm, dhe autonomia e saj njihej nga Shteti Islam, si autoriteti shpirtėror i sllavėve tė krishterė.[26]
Pjeter Mazreku, njė i dėrguar me origjinė shqiptare i Papės, qė hetonte rėnien rapide tė katoliēizmit nė sanxhaqet e Prizrenit, Shkodrės, Shkupit dhe Vuēiternės, raportonte nė vitin 1624 se shumica e shqiptarėve nė kėto zona ishin muslimanė. Raporti i tij, konfirmohet edhe nė vitin 1638 nga Gregori Bardhi, peshkopi i Tivarit. Nė Pejė, Gjakovė, Vuēiternė dhe Prishtinė, 90 perqind e qytetarėve shqiptarė ishin muslimanė. Ndėrsa nė Janjeve, Novobėrdė dhe Trepēė numri i familjve muslimane ishte akoma mė i vogel sesa i atyre tė krishtera. Shumė tė krishterė shqiptarė dhe serbė, emigruan nga Rumelia e islamizuar pėr nė Itali apo Hungari. Mė tepėr se 150.000 katoliks shqiptarė migruan pėr nė Pulia pas reniės sė rrebelimit tė Skėnderbeut. Nga fundi i shekullit tė 17tė, aristokracia shqiptare e Kosovės ishte islamizuar pothuajse totalisht. I dėrguari i Papės, Marino Bizi qė vizitoi Shqipėrinė mė 1610, nuk ekzagjeronte kur shkruante se shqiptarėt e sanxhaqeve perėndimore ishin humbur pėr Kishėn Katolike.[27]
* * *
Arsyet e islamizimit tė vrullshėm tė shqiptarėve lidhen edhe me faktin se krishtėrimi nė Shqipėrinė para-islamike nuk ka qėnė asnjėherė real. Shqiptarėt katolikė dhe ortodoksė, qė ishin thellėsisht tė ndarė si pasojė e luftėrave tė frikshme tė herezisė latine perėndimore dhe skimatizmit lindor, zhvilluan njė ndjenjė mbijetese politike nė kėtė pellg teologjik. Pushtimi serb i Shqipėrisė dhe politika e dhunshme e serbizimit tė heretikėvė latinė nga Dushani, shkatėrroi nė mėnyrė tė ndjeshme rolin misionar tė priftėrinjve katolik, shumė kohė perpara ardhjes se trupave turke nė Durrės.[28]
* * *
Nė vitin 1479, ndėrmjet Portės sė Lartė dhe Republikės sė mundur tė Venedikut u nėnshkrua njė traktat paqeje. Nė kėtė marrėveshje, Venediku i frikėsuar detyrohej tė braktiste tė gjithė dominionet e tij nė Shqiperi pėrveē qyteteve tė Ulqinit dhe Tivarit, tė cilat qėndruan nėn pushtetin e tij deri nė 1571. Menjėherė pas thyerjes sė rrethimit tė Vjenės nga veziri i madh me origjinė shqiptare, Kara Mustafa (1683), venedikasit dhe Lidhja e Shenjtė pushtuan Ballkanin musliman. Por jeniēerėt shqiptarė dhe osmanė i dėrmuan ushtritė e krishtera, ndėrsa minoritetet katolike refuzuan tė mbėshtesin Dukėn e egėr tė Holstein-it, i cili u arratis nė Hungarinė perėndimore tė pushtuar nga Habsburgėt mė 1690. Pas tėrheqjes sė tij nga Bosnia dhe Serbia, rreth 35.000 serbė, tė udhėhequr nga peshkopi Arsen Crnojeviē u larguan nga Kosova, me ftesėn e perandorit Habsburg Leopold I. Nė tokat e liruara nga serbėt u vendosėn 12 fise gege qė erdhėn nga Shqipėria e sipėrme.[29]
* * *
Nė vitin 1727, muslimanėt shqiptarė, boshniakė, pomakė bullgarė dhe turq mundėn ushtritė e kombinuara austriake dhe ruse, tė cilat kishin pushtuar Rumelinė. Njėzet e pesė vjet mė vonė, Mehmet Bushati, njė pasha shqiptar nga Shkodra, bashkoi fiset e Shqipėrisė veriore dhe qendrore, dhe me to pushtoi Ulqinin (Dulcigno), i cili nė ate kohė ishte kthyer nė qendėr piratėsh tė krishterė dhe muslimanė. I biri i tij, Kara Mahmuti, nėnshtroi pashėn me origjinė kurde tė Beratit dhe kaēaket malazezė. Ai ishte aq i fuqishėm saqė mundi tė pushtojė Republikėn e Venedikut, e cila kėrkoi ndihmėn e sulltanit turk. Ndėrsa nė Shqipėrinė jugore, Ali Tepedeleni Pasha (i njohur mė mirė si Ali Pashė Tepelena), Luani i Janinės (1740 1822), organizoi milicinė e tij islamike, e cila luftoi me trimėri rusėt nė 1787.
Duke qenė mirėnjohėse ndaj fushatės sė pamėshirshme (qė Ali Pasha kreu) kundėr rebelėve grekė, Porta e Lartė e gradoi atė Pasha tė Trikallės nė Thesali dhe Dervend Pasha tė Rumelisė. Ndėrsa nė vitin 1788, ai u emėrua Pashai i Janinės (Epir). Por kur republika e Venedikut u pushtua nga ushtritė e Napoleon Bonopartit, Ali Pasha mundi trupat franceze nė brigjet e Jonit dhe pushtoi Prevezėn, Vonicėn dhe Butrintin. Admirali britanik Nelson, e pėrgėzoi Aliun pėr kėtė, ndėrsa sulltan Selimi i III e gradoi guvernator tė tė gjithė Shqipėrisė. Dhjete vite mė vone ai u bė guvernator i Rumelisė. Ndėrsa nė vitin 1786, kur trupat e Kara Mahmudit tė Shkodrės, u pėrleshėn dhe thyen trupat e sulltanit nė Kosovė, artileria shqiptare e dėrguar nga Ali Pashė Tepelena, dezertoi nė krah tė Kara Mahmudit. Trupat e Ali Pashės sollėn rregull nė malėsitė shqiptare tė Sulit nė 1803, pasi tė krishterėt vendas grabisnin fshatrat muslimane pėrreth.
Megjithatė projektet pėr krijimin e njė shteti tė pamvarur islamik shqiptar nga pashallarėt e Gegėrisė dhe Toskėrisė, do tė deshtonin kur njė snajper malazez do tė vriste Kara Mahmud Pashėn nė njė kurth qė tė fundit iu ngrit nė malėsitė e Malit tė Zi nė 1796. Disa vite mė vonė edhe Ali Pasha do tė vritej gjithashtu, pas dorėzimit ndaj ushtrisė sė perėndimorizuar tė sulltan Mahmudit II-tė, e cila udhėhiqej nga Khurshid Pasha dhe bejlerė shqiptarė. Ali Pasha do tė deklarohej rebel nga sulltan Mahmudi i II-tė, kur shqiptari i fuqishėm vendosi lidhje diplomatike dhe ekonomike me Britaninė e Madhe, Rusinė dhe Francėn, pa lejen e Stambollit. Rrethimi pėr tė zėnė Aliun do tė zgjaste tetė muaj. Vrasja nė mėnyrė tė pabesė e liderit tė fuqishėm musliman shqiptar nė vitin 1822, do ti jepte kurajo rebelėve grekė qė tė shpallin pamvarėsinė e Greqisė.
* * *
Pėrpjekjet shqiptare pėr tė krijuar shtetin e tyre do tė vazhdojnė edhe pas luftės ruso-turke tė viteve 1828 29, nga Mustafa Pashė Bushati, aleati shqiptar i shtetit tė pamvarur dhe jetėshkurtėr islamik boshnjak, qė udhėhiqej nga kapedani Husein Aga Zmay (Dragoi), i cili arriti tė mundė trupat e demoralizuara turke tė sulltan Mahmudit tė II dhe aneksojė Bullgarinė dhe Maqedoninė. Megjithatė, ushtritė e dėrguara nga sulltani, dhe komandoheshin nga Reshid Pasha, i mundėn shqiptarėt nė Prilep. Mė pas, trupat e Mustafa Pashės do tė kapitullojnė pas katėr muajsh rrethimi nė Shkodrė, dhe ēojnė nė rivendosjen e pushtetit qėndror turk mbi pjesėt mė tė mira tė Shqipėrisė.
Politikat centralizuese tė Perandorisė Osmane do tė bėjnė qė nė vitin 1847, Ismail Rahmi Pasha i Janinės dhe Ismail Plasė Pasha i Prizrenit (Kosovė), tė ndajnė Shqipėrinė nė katėr vilajete administrative. Ato ishin vilajetet e Shkodrės, Janinės, Kosovės dhe Manastirit (Maqedonia jugperėndimore)...
Pėrpjekjet e shqiptarėve pėr tu ndarė nga Perandoria Osmane dhe krijuar shtetin e tyre, ishin njė kėrkesė e kohės, pasi Perandorisė Osmane, e kėsaj kohė do tė ishte nė rrugėn drejt kolapsit. E ngarkuar rėndė nga dozat e reformave pseudo-perėndimore tė sulltan Mahmutit II dhe e goditur ushtarakisht nga ringjallja e ortodoksisė lindore nė Shėn Petėrsburg, dhe zhytur nė borxhe tė thella ndaj bankierėve freemasonė dhe ēifutė perėndimorė, perandoria ku shqiptarėt jetuan pėr 500 e disa vite do tė degradonte nė themel dhe njihet si I sėmuri i Bosforit. Ndėrsa shqiptarėt, me rėnien e saj do tė bėhen pre e sundimit nga kombet ortodokse tė Ballkanit, vetė perandoria nė tė cilėn ata jetuan pėr 500 vjetė do tė dėnohej tė vdesė dhe shuhet nė thellėsitė e sekretevė tė Mėdha tė Orientit.
--------------------------------------------------------------------------------
[1] Pollo dhe A.Puto, pp. 24-28
[2] Al-Sayyid Ahmad bin Al-Sayyid Zayni Dahlan, pp. 80-83.
[3] Arabet e zinje enigmatik Kara Arapi te Bosnies, Rumelise dhe Aranautllukut (Shqiperise) jane pershkruar nga eksploratori i famshem Musliman i Evropes, Efendi Evlija Celebi. Shiko: E. Chelebi, Petpis, Bulgarian tr. and ed. by S. Dimitrov, Sofia: Institut za Balkanstika pri BAN, 1972, p. 223, also ed. A. Matkovski, Makedoniya vo delata na stanskite patopistzy, Skopje (Uskub): Misla, 1991, p. 561.
[4] Burime te zgjedhura per historine e Shqiperise, vol. 3, Shqiperia nen sundimin feudal ushtarak ottoman (1506 1839), ed. nga I. Zamputi, S. Naci, Z. Shkodra, Tirane 1963, shtese gjithashtu; Dokumente te shek. XV per historine e Shqiperise 1479 1506, ed. nga I. Zamputi, Tirane 1967.
[5] Zachariadou in: Latins and Greeks in the Eastern Mediterranean Aftetr 1204, eds Arbel, Hamilton, p. 214. Idem, The catalanians of Athens and the beginning of the Turkish expansion in the Aegean Area, in studi mediaveli vol. 31, pp. 821 838.
[6] Zachariadou, op. cit, p. 220, 222
[7] H. Inalcik, Gelibolu, Encyclopedia of Islam, New Edition, Leiden: E. J. Brill, 1979.
[8] Copia brevis Domini Innocentii ad Principes et Potentatus Christianos super cansa expeditions contra Turcum (A copy of the popes note of April 12, 1489)/ Arch. Segr. Vaticano, Miscellanea, II, vol. 56, fol 373
[9] Thalloczy Jiricek, Sufflay, pp. 257 269
[10] Novakovic, pp. 153-155.
[11] Anna Komnena, p. 103.
[12] Encyclopedia of Islam, p. 653
[13] M. Bizzi, relatione, op. cit, fol. 9.
[14] Ibid, fol. 12 13.
[15] Voyages de Pietro Della Valle, Rouen: R. Machuel 1745, vol 1, p. 37. Also: Notize universalli dello stato di Albania e dell operato da Monsigniore Vincenzo Zmaievich, arcivescovo de Antivari, esaminante nelle Congregationi Generali di Propaganda Fide di 3 Debr. 1703 1012, feb 1074, Bibliotheca Barberinna, Rome, MSS, no. L. p. 126.
[16] H. Inalcik, Arnavutlluk, Encyclopedia of Islam, New Edition, Leiden,: E. J. Brill, 1979, pp. 650 52.
[17] H. Inalcik, Timariotes Chretiens en Albanie au XVe sielce in: Mitteilungen des Asteirrichische Staachzarsivs, 4 Band, Vienna, 1951, pp. 118 38.
[18] P. Bartl, Die Albanische Muslime zur Zeit der Nationalen Unabhagtigkheitsbewegung, Weisbaden 1968, pp. 16 26
[19] Vryonis, p. 203
[20] G. Stadmuller, Die Islamisirung bei den Albanern, in: Jahrbucher fur Gechicte Osteuropas, no. 3, (1955), Munich, pp. 405 420
[21] Kiel, p. 21
[22] H. Inalcik, op. cit, p. 651
[23] Ibid., pp. 654 656.
[24] Evliya Chelebi, pp. 555 561. Sratsimi, pp. 183 213
[25] Kalesi, pp. 49 61.
[26] Shkodra, pp. 160 71
[27] Bizzi, op. cit., passim
[28] Reported e Gillaume Adam, kryepeshkop i Tivarit te Mbreti Freng Filip VI Valois ne 1332, dhe letra e Guido de Padoves (1350), cituar nga C. Jiriek, Geschiste Der Serben, Gotha 1911
.
[29] Swire, pp. 16 17
|