A_dea
Anėtarėsuar: 26-04-06
Postime: 2,231
|
Shqipetri dhe Vdekja
Mbi vuajtje ngritet ,mbi gjemen e mordjes,
dhe kur e pandeh, te vdekur,perjetesisht,
pa themjan te priftit,pa lutjen e hoxhes
Ai ngritet nga hisri,qendron vertikalisht.
Vetullengrysur,si bjeshka hijerende,
hedh dy hapa ,pertej vdekjes shkon,
qivurin e hekurt e shkel me dy kembe,
Valle c'hironi, dhe Zotin e mohon!?
Keshtu ndodh me stine e me vjete,
dhe askush s'e di,nga c'inat eshte krijuar ,
mbi kete bote te piste ,nuk njeh autoritet,
njeh vetem te drejten per t'u rebeluar .
I ashper ,i rrepte ,stoik si nje shkembe ,
me vdekjen perleshet, e mund e pushton ...
e mberthen ne fyt,e kafshon me dhemb,
dhe pertej ligjeve te natyres,kaleron .
Larg e me larg ,shkon tutje ,nuk ndalet,
plihur cojne zingjiret ,qe i terheqe zvarre,
si nje zog i mocem ,tretet e ringjallet,
vdekjen e peqeshe ,vdekjes i bene balle.
Mbi fatin e zi ,qe ia percaktoi Zoti,
shkel me hapa te rende ,me hapa plumb,
i nxire nga betejat,nga flaka dhe baroti,
pluhurin e vdekjes ,nga trupi e shkund .
Dhe keshtu ,me shekuj te tere perseritet,
Shqiptari dhe Vdekja ,luften nuk e ndalin,
here njeri ngrihet poshte ,pastaj tjetri ngritet,
Vdekja thirret n'Zot ,Shqiptari n'Idealin !!!
Albion Topia (Pokeri )
|