Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-03-07, 00:58   #3
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

MIRKO GASHI
--------------------------



Nisia e dashurisė - Atlantida ime


Hėna lėshoi rrjetėn
qyteti vazhdoi jetėn

nė muzgun e parė
si nė zgjua
jeta vloi

tė dashuruarit nė ēdo hap
bluanin
drithin e dashurisė

e zemra ime
vaj e nė vaj
si zurkajė
as nė kėtė moshė
me dashuri
s' u josh

jetoja
pa mostra
bėja zustra

me ēdo varg
shkoja larg
e mė larg

shkrova
pėr renė e zezė
pėr nėnėn Terezė
por jo edhe kėtė kėngė
jetoja zi e mė zi
skamnor e i pasur
por i tėri nė poezi

taverna
mė ēeli
kaverna nė ēdo tavernė
nga njė kavernė

po qe besa
s' mė la shpresa
se njėherė nė jetė do tė mė paraqitet
ajo kometė
e Halejit

prej tavernės mė shpien
nė orėn letrare
atje poezia ime
qe abetare
e jetės sė shkretė
e jetės sė vėrtetė

dhe aty
nė odeonin e diturisė
zė fill i dashurisė

e gjeta

nė syrin e qiellit
nė zenitin e diellit
nė orėn e gjelit

nėpėr tingujt e lahutės
me ata sytė e sutės
erdhi nė livadhin tim

dre o dre
i pafre
sa gjumin e pamatur
e kishe pasur

dora dorės
zemra zemrės

me baticė i mbushur uri
pėr dashuri
unė urithi
pashė kometėn e Halejit
u harruan tavernat
u mbyllėn kavernat

nė prehrin e hėnės
sa e lumtur
m' ishte jeta
edhe nė shpirtin tim
tashti zbriti bleta

dre o dre
i pafre
zemra jote dorė
luan daullėn kraharor

Eta nuk m' ishte vetėm floēkė
ajo m' ishte loēkė
ar
thesar

dre o dre
i pafre
zemra jote dorė
luan daullėn kraharor

kush ėshtė Ikari
kush Armstrongu

u dėgjua gongu

pa fijen e romantikės
do ta pushtoj
yllin mė tė largėt
tė Galaktikės
t' ia dhuroj
Etės floēkė
Etės loēkė

klithėn yjet
nga gėzimi
i saj dhe imi

ajo Rrushė
imja
jo e Rexhės
i largoi
pas ferexhes
sė reve

pastaj
diku larg
pelat hingėlluan
qentė kuitėn
arat e thara
tė dashurisė
s' u ujitėn

kush na bėri magji
lanetit i dha gji

treti Eta
u zhduk drenusha
vajti nuse Rrusha

mua fati
Rexhėn ati
mua ylli im i fatit
Rexhėn thundra e atit

diku lart
flet njė alt
Eta Eta
e jo Mauthia
Etaaa

e unė e hėna
vajtojmė
luajmė etida
ē' u bė nisia
ku ėshtė Atlandida.
__________________
Te gjitha jane thene




Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga legenda : 02-02-08 nė 18:31
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė