...Argumentum (ad ) AMORE
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
|
zoteri BEKU,keni hapur nje teme e cila kerkon vertet nje debat te mirfillte,dhe per te cilen besoj se kemi interes secili.
lexova me vemendje edhe artikullin e zoteriut
PROF.dhe 2 here DOKTORR NEXHMEDIN SPAHIU,i cili doktorroi ne shkencat politike ne gjuhen angleze ne RUMANI,dhe i cili para pak kohe perfundoi ligjerimet ne nje UNIVERSITET NE GJERMANI,ku ligjeroi POLITIKEN E BALLKANIT.RESPEKT per nje personalitet te tille.
edhe pse kam fatin qe prof.dr. Nexhmedinin ta njohe ne realitet,dhe perkunder respektit qe kam per te,kisha me shpreh edhe une mendimin tim ne lidhje me kete teme.
eshte fakt se proceset socio-politike jane procese mjafte komplexe dhe ne nje aspekt edhe abstrakte,gje qe per shumicen krijojne veshtiresi te i akceptojne,megjithate behen perpjekje qe te njihen sa me shume fale atdhedashurise qe ndjejme secili prej nesh.
ne nje ane e perkrahe zoteri NEXHMEDININ,duke u nis nga fakti se ai i shikon keto procese ne menyre shkencore,dhe natyrishte me prizma shume me te holla,se sa te tjeret qe politiken nuk e kane profesion,konkretishte flas ne veten e pare.
mirpo,me krijon nje huti artikulli i tij,pse duhet te formohet
KOMBI KOSOVAR.
nese kjo eshte detyrim i Konventave nderkombetare dhe domosdoshmeri qe te formohet shteti i KOSOVES,atehere them paraprakishte se jemi te detyruar te i hyme BISNESIT,,,
matematikes,apo lojes se SHAHUT POLITIK.
gjithashtu deshiroj te theksoj se KOMBI nuk eshte projekt,
KOMBI eshte KONCEPT KOMPLEX,,,qe mbrethen ne strukturen e tij:
-nocionin KOMB ETNIK-KULTUROR ; i cili perfshine gjuhen ,traditen,zakonet.
-nocioni KOMB POLITIK-SHTET.,i cili lindi pas revolucionit francez.
dua te citoj se eshte mjafte komplexe dhe e veshtire definimi i ketyre nocioneve si forme.
ketu si pas mendimit tim kisha me thene se NOCIONI KOMB SHTET-POLITIK eshte nje PROJEKT POLITIK.
ketu nenvizoj,nese obligativishte duhet qe ta plotesojme edhe kete "STANDARD" te konventes nderkombetare,,,atehere nuk na mbetet zgjidhje tjeter.,sic e sheh edhe ZOTERIU ne fjale,i cili padyshim se ka vizione te kjarta politike....
por ketu prap kemi nje mundesi ,qe te shfrytezojme nje hapsire filozofo-politike ,duke u mbeshtet ne faktin se:
-edhe pse jemi deshmitare te asaj se KOMBI dhe SHTETI jane te lidhura ngushte njera me tjetren,sot kemi argumente si p sh.
1.SHTETI PA KOMB-AMERIKA
2.KOMBI PA SHTET-KURDET.
atehere pse mos te shfrytezojme "THEMBREN E AKILIT",,,por te formojme edhe nje KOMB TE RI-KOSOVAR,,,gje qe vertete krijon huti ne mase.,gje qe eshte fakt se ne mediat e huaja perdoret NOCIONI KOSOVARET.
Ketu kisha me shtruar nje pyetje e cila edhe pse jo ,nje alternative e mundshme,si nje VIZION I ARDHSHEM, p.sh.
-nese edhe shqiptaret qe jetojne ne trevat tjera,MAQEDONI,ne nje te ardhme te krijojne shtetin e tyre,a do te duhej te formohej edhe nje KOMB I RI ??????...
p.s.shfrytezoje rastin te pershendes ZOTERI PROF.DR.NEXHMEDIN SPAHIUN,
nese i lexon keta rreshta,Legenda....
|