Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Albanian eX|PerT
E nderuara legenda!
Edhe pse para do kohe, te bera ca pershendetje, ne kete oden tuaj kaq te pasur, qe ne te strehohen pershendetjet nga me te ndryshmet, qe prej juve po pasojne me pergjigje te sinqerta, mendova te te beje prap nje pershendetje shoqerore, si mik, pas shume diskutimeve qe kemi bere ne forum. Mbase mendoj, e them, qe per te njohur personalitetin e nje njeriu, patjeter duhet te shoqerohesh me te per nje afat te caktuar kohor te pakten, e qe me juve, kohet e fundit, ne keto momente kur me shoqeron merzija e nostaligjija per atdheun e familjen, mund te them, nga konstatimi qe kam arritur se me juve kam gjetur nje hapesire miqesore, e cila eshte per shembelltyre, e qe per kete u jam shume mirenjohes!
Ndoshta, shpesh them, qe diskutimet e ndryshme, duke filluar nga ato shkencore e intelektuale, e duke vazhduar tek ato te ndryshme shoqerore e pse jo edhe zbavitese, jane shembuj te lehte e te volitshem, per te njohur nje njeri, e qe sikur ne rastin tone konkret, nga diskutimet gjenerale qe kemi pasur ne forum, mendoj qe kemi arritur ta njohim njeri tjetrin, pse te mos e them, edhe ta shtojme rrespektin reciprok, perderisa ta them te drejten, ne juve kam gjetur nje shembull ideal intelektual, perkunder kohes qe jeni larg atdheut, prap e keni ruajtur me vendosmeri te madhe, gjuhen e bukur e autentike shqipe, qe na e transmetuan brez pas brezi te paret tane. Dhe kjo, qe na konkludon per nje personalitet atdhedashes, na tregon edhe vleren intelektuale akademiko e shkencore te juaj, nese i japim nje sy te pergjitheshem shkrimeve tuaja, te mbushura me vlera e dituri, mbase qasja e juaj ne tema eshte aq serioze, e qe eshte e bashkangjitur me qellimin subtil e fisnik, e qe kjo ka influencuar tek ne te kemi nje mendim te vecant per juve, e qe sigurisht, te mos harroj te ceki, e te mundohemi qe nga mesimet e juaja te arta ne forum qe beni, te perfitojme edhe ne si nxenes qe jemi, mbase ne nė krahasim me juve, jemi thjesht ca nxenesa te fillores, e qe sigurisht si te vegjel ne vleren shkencore qe jemi, prej juve si akademike te mundohemi te perfitojme profitin e duhur pozitiv.
Edhe pse shumeshpesh ne forum, kam qene i lodhur ndonjehere, e ndoshta kam menduar edhe te largohem prej kesaj ode, prap kur kam pare qasjen e personave si ju, jam inkurajuar prap te qendroje ketu, e qe prezenca ime te mos jete per se koti, porse duke e shfrytezuar mundesine e perfitimit intelektual nga postimet e juaja, te cilat sigurisht vijne nga penda e nje femres shqiptare, e cila sigurisht ne kete forum po na deshmon, se eshte njeri i librit, e shkences, perparimit, e qe sigurisht shpesh ne postimet e juaja verejme inovacione me te cilat befasohemi, e qe krenohemi me inteligjencen tuaj.
Ska dyshim, se ne diskutimet tona neve mund te gabojme me ju ne ndonje c'eshte, e anasjelltas, porse te qenurit tone se e njohim njeri tjetrit, ben qe neve te vazhdojme ne krijimin e urave te bashkepunimit, e te tolerances e mirekuptimit, ne menyre qe te vazhdoje ne menyre profitabile kjo miqesi qe vecse ka filluar, e qe po shkruhet ne kapitullin e jetes sone.
Mbase kam verejtur se shume koncepte te ndryshme shoqerore, i kemi te perbashketa,... porse, edhe te mos ishte kjo... prap te them, e te premtoj, se ne forum do kesh prekrahjen time maximale, perderisa te therrasesh ne te verteten, e keshtu qe, do mundohemi te kultivojme dicka produktive e pozitive per popullin tone.
Te pershendet fort, ai qe te ēmon shume, shoku, miku, vellau, i varfuri
albanian expert
|