.:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:.
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
|
Shėmbėlltyra
Shėmbėlltyrė gjuhėsisht d.m.th. Diēka shumė e ngjashme, pasqyrė e njė tjetri qė vėshtrohet si model a si shembull; Pėrfytyrim i ngjashėm me dikė a me diēka; Model; shembull;
Allahu subhanehu ue teala, thotė: "Pėr ju, shėmbėlltyra mė e mirė ėshtė i dėrguari i Allahut". (Ahzab 21)
Imam Kurtubiu thotė: "Ka divergjencė se, urdhri pėr tė marrė shembull nga Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ėshtė detyrues ose preferues. Disa kanė thėnė se ėshtė detyrues, pėrderisa nuk ka argument qė e bėn tė preferuar. Tė tjerėt thonė ėshtė preferues, pėrderisa nuk ka argument se ėshtė detyrues. Por e vėrteta ėshtė se tė merret shembulli nga ai pėr ēėshtjet fetare ėshtė e detyrueshme, ndėrsa pėr ēėshtjet e kėsaj bote ėshtė e preferuar.
Thyerja e akullit:
Thyerja e akullit nuk ndodhė pėrveē duke parė shėmbėlltyra, duke parė njerėz tė cilėt dalin para tė tjerėve me shembuj tė mrekullueshėm. Njerėzit kanė drojė tė marrin guximin, por nė anėn tjetėr e respektojnė trimėrinė. Kur tė shohin veprimin e tjetrit u zgjohen ndjenjat dhe u hapen dyert e kuptimit tė vėrtetės, ashtu qė u bėhet i lehtė pasimi. Grada mė e lartė e trimėrisė ėshtė trimėria e kuptimit tė vėrtetės, thirrjes nė tė dhe durimit nė atė rrugė. Sikur tė mos ishte Muhamedi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė pėr tė, nuk do tė ishin shokėt e tij, e sikur tė mos ishin shokėt e tij, nuk do tė ishin edhe besimtarėt qė kanė ardhur pas tyre.
Shpallja nga Allahu ishte ajo qė u ndihmonte nė thyerjen e akullit nė shumė sfera tė jetės. Shpallja ishte ajo qė u ndihmoi tė veprojnė ndryshe nga ajo qė vepronin tė tjerėt. Muhamedi, salallahu alejhi ue selem, nuk kishte nevojė pėr shembull, sepse ai vet u bė shėmbėlltyrė.
Rrugė tė shėndoshė pėrveē kėsaj nuk ka. Tė shkojmė pra, pas rrugės sė Resulullahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė pėr tė, dhe shokėve tė tij, hap pas hapi, pėllėmbė pas pėllėmbe, nė jetėn private para asaj publike, nė gjėrat e vogla para atyre tė mėdhave. Gjegjėsisht, nė adhurim, nė meditim, nė luftė, nė planifikim, nė politikė, nė thirrje, nė trimėri dhe nė urtėsi.
"Kjo ėshtė rruga ime e drejtė, andaj pasoni atė, e mos pasoni rrugė tjera, tė cilat do t'ju largojnė nga rruga e drejtė. Kėshtu ju kėshillojmė qė tė jeni tė devotshėm". (En'am 153)
Duhet tė dimė se gjendja jonė nuk do tė pėrmirėsohet, pėrveē ashtu si ėshtė pėrmirėsuar gjendja e myslimanėve tė parė. Njeriu me besim ėshtė rruga e vetme pėr shėrimin e ēdo gjėje negative.
Shėmbėlltyra ėshtė dy lloj:
Shėmbėlltyrė e mirė: Pasimi i njerėzve tė mirė dhe me vlerė nė ēdo gjė qė ka tė bėjė me vlera dhe virtyte. Dhe,
Shėmbėlltyrė e keqe: Ecja nė drejtimet e urrejtshme, dhe pasimi i njerėzve tė kėqij pa ndonjė argument.
Rėndėsia e shėmbėlltyrės:
1 Shembulli i gjallė dhe i ngritur, lė gjurmė nė shpirtin e punuesit, me njė sasi tė madhe nė aspekt tė pėlqimit, respektit dhe dashurisė.
Ja njė shembull: Ibėn Omeri radijallahu anhu, ka thėnė: "Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, filloi tė pėrdorė unazė tė arit, ashtu vepruan edhe njerėzit tjerė. E mė vonė, Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, tha: "Unė kam unazė tė arit, dhe e hoqi, e tha: Unė nuk do tė mbaj kėso unaze asnjėherė", atėherė, tė gjithė njerėzit i hoqėn unazat e arit qė kishin. (Buhariu 7298).
2 Shembulli i mirė i bind tė tjerėt se arritja e kėtyre cilėsive do t'ju sigurojė atyre jetė tė mirė dhe shpėrblim tė madh.
Hudhejfeja rrėfen se njė njeri nė kohėn e Resulullahut, salallahu alejhi ue selem, erdhi dhe lypte, por askush nuk i dha gjė, mė vonė dikush i dha diēka, dhe tė gjithė pas tij i dhanė. Atėherė Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, tha: "Kush bėn njė tė mirė dhe tė tjerėt e pasojnė nė tė, ai ka shpėrblimin e tij dhe shpėrblim tjetėr qė ėshtė sa shpėrblimet e atyre qė e kanė pasuar, duke mos u pakėsuar asgjė nga shpėrblimi i tyre. Ndėrsa, kush bėn njė tė keqe dhe tė tjerėt e pasojnė nė tė, ai ka mėkatin e tij dhe mėkat tjetėr qė ėshtė sa mėkatet e atyre qė e kanė pasuar, duke mos u pakėsuar asgjė nga mėkati i tyre". (Ahmedi, Hakimi, Ibėn Maxhe dhe Tirmidhiu).
3 Pasuesit shikojnė drejt shėmbėlltyrės me shikim tė mprehtė, pa e ditur ai.
Lexoje kėtė ngjarje me vėmendje: Omeri radijallahu anhu, pa Talha b. Ubejdullahin se kishte veshur ihrame tė lyera me ngjyrė (1), dhe i tha: Ē' ėshtė kjo rrobė e lyer o Talha? Ėshtė nga dheu, o i pari i myslimanėve, u pėrgjigj Talha. Omeri ia ktheu: "Me tė vėrtetė, o ju grup i vogėl, ju jeni imama, tė cilėt pasoheni nga njerėzit dhe ka mundėsi qė ndonjė i paditur tė sheh kėtė dhe tė thotė se Talha ibėn Ubejdullahi ka veshur ihram tė lyer. Andaj, mos i vishni kėto rroba tė lyera". Pra, ia tėrhoqi vėrejtjen nga shikimet e mprehta tė njerėzve, te tė cilėt kjo sjellje mund tė ketė ndikim negativ.
Bazat e shėmbėlltyrės:
a- Mirėsia, kjo pėrbėhet prej tre gjėrave: besimi, adhurimi dhe sinqeriteti.
b- Sjellja e mirė
c- Pėlqimi i fjalės me veprėn.
Mendoj se kėto baza janė tė pėrmbledhura nė kėtė hadith: "Ēdo pejgamber qė e ka dėrguar Allahu, subhanehu ue teala, te ndonjė popull para meje, ka pasur ndihmėtarė dhe shokė (baza e parė), tė cilėt e kanė pasuar nė ēdo vepėr dhe kanė respektuar ēdo urdhėr tė tij (baza e dytė). E pas tyre, erdhėn njerėz qė ndryshuan, flasin atė qė nuk e punojnė dhe punojnė atė qė nuk janė tė urdhėruar ta punojnė (baza e tretė). Kush i kundėrshton ata me dorė, ai ėshtė besimtar, kush i kundėrshton me gjuhė ėshtė besimtar, kush i kundėrshton me zemėr ėshtė besimtar, e pas kėsaj nuk mund tė ketė besim nė atė zemėr as sa njė grimcė.
Ndikimi i shėmbėlltyrės nė pėrhapjen e Islamit: Nga metodat mė tė rėndėsishme nė pėrhapjen e fesė dhe nė thirrjen e njerėzve nė Islam, pėr t'iu nėnshtruar urdhrave tė Allahut ėshtė shėmbėlltyra e thirrėsit (davetxhiut), veprat e mira tė tij, dhe morali i lartė e i pastėr qė ka. Kėto bėjnė qė ky person tė jetė shembull pėr tė tjerėt. Tė jetė njė kopje ku njerėzit do tė mund tė shohin Islam tė gjallė dhe tė nxitojnė kah ai pėr tė pėrfituar nė mėsimin e fesė. Sepse dihet fare mirė, se ndikimi qė bėhet me vepra dhe sjellje ėshtė shumė mė i madh sesa ndikimi vetėm me fjalė. Nė kėtė formė Islami ėshtė shpėrndarė nė shumicėn e vendeve tė botės.
Vazhdon
|