.:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:.
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
|
Kur u inkuadrova ne fillim ne kete Bote, qe po i thone "Virtuale", disi e llogarisja veten sikur kur isha femije kur me humbte vellau ne treg, e qaja derisa e gjeja, derisa dikur u mesova vet te shkoj ne treg pa ndihmen e familjareve, e nuk humbesha aty. Porse me kete dua te them, se po kjo Dea_A, qe tash iku, e na braktisi pa meshire, ishte ajo qe mi mesoi fillet e kesaj bote virtuale, e cila bote sa me kenaqur aq edhe me ka lodhur e merzitur, mbase ne te perjetova shume sfida, ca te lehta e ca te renda, deri sa tash me goditi kjo fatkeqesi, qe me shkaktoi plage, qe iu duhen kohe (Expertit) per t'iu mbyllur, porse c'te bejme, kjo thjesht po me paralajmerone se me ka ardhur edhe mua rendi qe nje dite te iki, porse nuk e di kur do e kem ate potencial guximi per te bere nje veprim te ketille, sepse tani e tutje do me mungoj perkrahja e motres sime, e cila ishte inkurajimi im per te shkruar ne kete forum, e qe ska dyshim se te pasurit e perkrahjes ne forum, eshte pika kryesore per te te njohur dikush ketu, e qe Dea_A, ishte ajo qe me fjalet e saj te bukura, qe une si nxenes i dobet qe jam nuk i meritoja, beri qe te tjeret te me rrespektojne per skej te saj, e qe per kete do i jem mirenjohes sa te jetoje e te mbaje ne mend ne kete jete, mbase nje privilegj te ketille nuk ma ofroi askush.
Shpesh ndegjoja per forume... shpesh ndegjoja se dikush po kenaqet aty... porse nuk me kursenin transmetuesit edhe nga lajmet se aty po behet mizori, e po preken ndjenjat e njeriut. Hyra ketu, ndoshta mendoja se do kaloja mire, e po, ishte Dea_A, e Agolli, e ca te tjere, qe bene te marr mendim te mire per forumin,...jo te tere, porse per mundesine qe e gjetem ketu te njohim miq kaq te medhenje.... te njoh nje Dea_A, qe shifra e saj posedon postimet me pasurine intelektuale, e qe eshte nje thesar i ēmueshem, e qe do te derdhet ne depote e popullit me te madhe ne Bote, popullit shqiptare.
Te krenohesh me nje Miss, e me nje Mister, eshte veper e budallallenjeve, mbase keta kurre skane perfaqesuar e as ekspozuar ndonje vlere kombetare te popullit tone te dashur, porse te krenohesh me nje intelektuale, qe fjalet e saj gjithenje ishin te bashkangjitur me keshillat e sinqerta, qe rrjedhnin nga qellimi subtil per te pare dicka te mire ne popullin tone, sikur rasti i motres sime Dea_A, eshte mencuri qe deshmon intelektin tone, se sa dijme te ēmojme vlerat tona, qe i kemi kaq afer e nuk po i njohim.
Dea_A, ishte shifra e nje vajza shqiptare, qe urrente falsititetin e demagjogjine, e te ekspozuarit joreal, mbase ajo ka qene dhe eshte e shtyer nga sinqeriteti i ēilter, qe te jetojme e te veprojme duke u bere te vertete, duke e nxjerre realitetin tone, e te mos mundohemi te jemi diēka ēka nuk jemi.
Me kenaqte gjithenje kur krenohej ne publik per identitetin e saj shqiptar e musliman, perkunder shume shume arroganteve qe kemi ketu, qe deshirojne ta zhdukin identitetin e tyre, i cili eshte nje thesare shume i madhe, e qe e kemi dhurat nga Allahu (Zoti yne), e qe asnje popull nuk e ka gezuar sikur ne nje identitet te ketille, e qe do te ia mesojme femijeve tane gjithenje, qe te krenohen me identitetin e tyre.
Me te vertete, eshte kenaqesi per ne, qe kur kemi hyr ne keto forume, kemi marre kete produkt kaq profitabilė, e qe kjo per mua eshte miqesia qe fitova me kete moter shqiptare, qe nga postimet e para.
E di... s'jemi perfekt, dhe keshtu si njerez qe na ka krijuar Allahu i Gjithepushtetshem, neve si krijesa mund te gabojme... mund te e teprojme, e te bejme gjera jo te drejta... edhe me miqt tane. Porse bukurija e ligjit hyjnor eshte, se Krijuesi Apsolut, inkurajoi njerezimin te meshirohen me njeri tjetrin nese deshirojne meshiren e Zotit. Prandaj, ketu ne publik te kerkoj te falur nese ndokund te kam prekur, apo te kam kundershtuar padrejtesisht, si do qe te kete qene, ta kesh parasysh se ato (gabimet) jane bere prej ngutesise sime apo paditurse, e jo nga urrejtja e smira apo paragjykimet, e qe per kete mendoj se veēse e di.
Edhe pse ti tani na le e ike, nuk dyshoj se do te na shoqerosh me syt e tu, duke na lexuar neve. S'do te harrojme kurre,... gjithenje ne mendjet tona do qendroje emri i yt i bukur, qe pata privilegj te e njoh, e qe ai emer po shenohet ne kapitujt tane.
Sa e veshtire eshte ndarja... ah sa e veshtire...!!! Shpresoj qe kur te ikim nga kjo Bote te na kaploje meshira e Allahut,... e qe shpresoj qe perkunder qe ne kur lindem te tjeret qeshnin e ne si femij qanim, te shpresojme qe kur ne te shkojme fytyrat tona te buzeqeshin, e te tjeret te qajne per neve, e te takohemi ne Parajsen, qe eshte vendbanimi i njerezve besimtare te sinqerte!
Te ka rrespektuar, e te rrespekton, te nderon e te don, si gjithenje vellacko yt, i cili kurre nuk ka per te ta falur ate qe ke menduar se nuk e them me zemer fjalen moter per ty, (albanian expert), me pikellim te madhe!
Te uroj cdo te mire ne jete, suksese e perspektive, nje ardhmeri e mbushur me te mira, e qe shpresoj qe ne, populli yne, te ta dijme vleren qe je e jona.
Allahu te paste nen kujdesin e tij!
Lamtumire!
|