Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga elvis1207
Mendoj se metoda me e mire per te ndaluar ikjen e trurit eshte arsimi. Shume shqiptare ikin nga vendi i tyre jo vetem per motivet financiare, por edhe sepse ketu nuk shohin nje mundesi te mire per tu formuar intelektualisht (si per vete si per femijet). Une per vete jam student ne Itali, por kam vendosur te kthehem ne shqiperi per te jetuar. Tani punoj part time te universiteti privat Kristal ne Tirane www.kristal.edu.al dhe mendoj se nese arsimi ne Shqiperi do arrije nivele te larta (Qofte edhe nepermjet universiteteve private), atehere kjo do sillte mundesi me te shumta, ekonomi me te mire, investime me te medha, jetese me te mire, me pak ikje truri.
|
I nderuar Elvis !
E ndaj shqetesimin tend teresisht ne lidhje me kete dukuri qe une e kualifikoj si kanceri modern i shoqerise sone. Ju keni permende disa motive qe e shkaktojne rriten e ketij fenomeni dhe keni te drejt absolute. Pa asnje pretekst nenqmimi un po i selektoj nje nder faktoret qe vazhdojne ta "ndihmojne " kete dukuri. Me ra rasti te vizitoj nje shkolle private te huaj ne vendin tone.Dhe, ske q`i thua ...kushtet teknike teper moderne etj.mirepo verejta nje moment zhgenjyes. Udheheqsi i shkolles i (huaj natyrisht) krekosej per komoditetin qe u paska dhene nxenesve ne shenimin e dites se arsimit, 7 marsit.Dhe kjo shihej si nje privelegj nga shumkush prej nesh!!! Po si ka mundesi nje i huaji te vjen ne shtepine tende dhe te te caktoje vendin ku duhet te ulesh e mepastaj kete "miresi" ta cilesosh si privelegj...C`eshte me skandaloze ne keto shkolla "myshterinjte" me ne numer jan bij-a deputetesh, ministrash, e funkcionare te ndryshem. I huaji dhe investimet e tyre nuk jan fajtore per kete...kjo i takon logjikes shum transparente jap-per te mare apo jo. Un e pergezoj paraendesin per perzgjedhjen e artikullit ne Gazeta Shqip... aty mbase jepen detajisht pergjigjet e shqetsimeve tona Elvir.Po ja qe qeveritaret tane gjithandej trumbetojne per hapje prespektivash e ne esence e luajne lojen e njejte dmth. interesohen per varferi qe mepastaj te kene elektorat tw varur egzistencialisht pwr nje vend pune(e drejte e dhene nga zoti) dhe po ky elektorat ne zgjedhje militarizohet ekstremisht per me qene besnik i perjetshem dhe i dhe po qe nevoja edhe ne vllavrasje.Ky skenar eshte prezent gjthandej ne mjediset shqiptare apo jo...
Biznesmenet shqiptare te cilet siq thoni ju do duhej te ishin me te intresuar ( se pari nga interesi i tyre, e me pas nga prizmi prespektiv), qe ne hapat e pare kushtezohen nga parti politike per larjeborxhi ende pa filluar punen.Dhe sipas kesaj logjike un perseri e gjej shkakun e ketij fenomeni shoqeror pikerisht tek lidershipi yne dhe strategjite e tyre.
z.Elvir temen e keni tresisht te qelluar dmth konform kohes dhe rrethanave, e shpresoj se polemikat qe zhvillohen rreth saje edhe ketu ne forum do sherbejne padyshim ne senzibilizimin e metejshem te saje.