Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-03-07, 12:53   #13
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Reagim ndaj shkrimit "Ahtisaari kundėr vizionit tė Rugovės" tė botuar nė "Express" me 18.02.2007


Ahtisaari dhe Kombi Kosovar

-Ahtisaari nuk ėshtė kundėr vizionit Rugovės por Ahtisaari nuk ėshtė Rugova.
(Nuk ėshte se njerka ėshtė kundėr nanės por njerka nuk ėshtė si nana)

-Nėse Kosova definohet si shtet multietnik kjo nuk e pengon krijimin e kombit kosovar. Kombi ėshė proces. Shumica e kombeve evropiane janė kombe multietnike.

- Nėse flasim pėr kosovarėt si komb, kjo nėnkupton shqiptarėt e Kosoves ne radhė tė parė si shumicė absolute e banorėve te Kosoves, si promotorė tė kėtij procesi. Nė momentin, kur boshnjakėt, turqit apo shkalinjtė integrohen nė shoqėrinė kosovare ata bėhėn kosovarė nė kuptimin kombėtar. Nė momentin qė sėrbet tė integrohen nė shoqėrinė kosovare ata bėhen kosovarė nė kuptimin kombėtar.

Nexhmedin SPAHIU*
Autori V.Syla e thotė njė tė pavertetė, kur pohon se krijimi i nje kombi kosovar ka filluar tė propagohet si ide politike nga selia e Rugovės nė Velani. Ideja e krijimit tė kombit kosovar ėshtė inicuar nga shtypi i Tiranės e i Shkupit pėrmes shkrimeve te mia qė nga viti 1994 e kėndej. Ndėrsa sa i pėrket Prishtinės kjo meritė, apo ky faj, i takon "Kohės Ditore" dhe pėrgjegjėsve tė saj tė vitit 1999, qė artikujt e mi i kanė botuar si kryeartikuj ku kam propozuar qė "Kur ra kushtrimi nė Kosovė" tė jetė Hymni Kombėtar i Kosovės, para se kėtė ta intonojė Presidenti Rugova tri vite mė pas (nėnėtor 2002).
Kėtė nuk po e pėrmend pėr t’u lavdėruar apo pėr t’i zvogėluar meritat e Rugovės nė kėtė drejtim po thjeshtė pėr tė treguar se kombi ėshtė njė proces. Nuk ka asgjė kontradiktore mes pararugovistėve, rugovistėve dhe "Ahtisaarit" (po e vė nėn thojza pėr tė bėrė tė ditur se po flasim pėr planin e Ahtisaarit tė perceptuar sipas artikullshkruesit). Ja pse.
Nėse flasim pėr kosovarėt si komb, kjo nėnkupton shqiptarėt e Kosoves ne radhė tė parė si shumicė absolute e banorėve te Kosoves, si promotorė tė kėtij procesi. Nė momentin, kur boshnjakėt, turqit apo shkalinjtė integrohen nė shoqėrinė kosovare ata bėhėn kosovarė nė kuptimin kombėtar. Nė momentin qė sėrbet integrohen nė shoqėrinė kosovare ata bėhen kosovarė nė kuptimin kombėtar. Problemi me pakon e Ahtisarit ėshtė se kjo pako nuk i integron sėrbėt nė shoqėrinė kosovare po e ndanė Kosovėn, po e bėnė atė shtet (kon)federal sui generis
Pėr kėtė, Ahtisaari nuk ėshtė Rugovė, nuk ėshtė nanė pėr Kosovėn por njerkė. Pėr kėtė, faji dhe pėrgjėsia u takon atyre qė nuk e dėgjuan nanėn (Ibrahim Rugovėn) por tani po e dėgjojnė njerkėn (Ahtisaarin).
Nė fund tė fundit,kombi kosovar do tė krijohet me sėrbėt apo pa sėrbėt, me boshnjakėt apo pa boshnjakėt, me ashkalinjtė apo pa ashkalinjtė. Ideja e kombit kosovar nuk ėshtė krijuar nga ndarja e Kosovės prej Sėrbisė po qė nga momenti kur lėvizja irredentiste shqiptare ėshtė konvertuar nė lėvizje pėr pavarėsinė e Kosoves.
Artikullshkruaesi thotė se Ahtisaari e ka fundosur idetė e vjetra si Kosova shtet komb dhe bashkim me Shqipėri, por shtet tė pavarur e multietnik. Kjo nuk qėndon logjikisht. Pothuaj tė gjitha kombet e sotme evropiane janė kombe multietnike. Edhe kosovarėt me gjasė do tė jenė njė komb multietnik. Shqipėria ėshtė njė shembull briliant i integrimit tė pakicave etnike nė shoqėrinė shqiptare. Kombi kosovar nuk ka pse mos tė jetė njė fotokopje e kombit shqiptar.
Artikull-shkruesi akoma ngatėrron etninė me kombin. Ai thotė se shteti i Kosovės nuk do tė jetė kombėtar po multietnik! Ky ėshtė nonsens. Etnia ėshtė bashkėsi (komunitet), ndėrsa kombi ėshtė shoqėri. Kėtė do tė duhej ta mėsonin nxėnėsit nė lėndėn Edukata Qytetare nėpėr shkollat tona fillore. Fatkeqėsisht kėtė nė Kosovė nuk e kanė mėsuar ende shumica e gazetarėve, politikanėve dhe profesorėve e universitetit.
*Autori ėshtė profesor i lėndės "Politika e Vendeve tė Ballkanit"
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė