.:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:.
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
|
Namazi, thesar i fshehtė
Klithja e fundit e modės nė Amerikė ėshtė e ashtuquajtura teknika e mendimit transcendental, pėrkthimi tekstual i sė cilės bėzan: tė medituarit e thellė abstrakt. Kjo modė ka ardhė nga India dhe paraqet njė lloj tė jogės. Sikurse edhe tė gjitha risitė tjera, edhe ajo ka gjetur pranim tė gjėrė nė shoqėrinė amerikane. Mbi tė janė shkruar libra dhe punime tė shumta, janė organizuar edhe tubime e kongrese tė numėrta. Ithtarėt e kėsaj teknike numėrohen nė miliona. Ajo, madje i ka edhe lajmėtarėt e vet, emisarėt dhe misionarėt nėpėr tė gjitha kontinentet, tė cilėt me vete bartin literaturėn dhe e pėrhapin mėsimin pėrkatės. Edhe unė pata rastin tė takohem me njėrin prej atyre misionarėve nė klubin Xhezira nė Kajro, i cili, natyrisht, u mundua t`i favorizojė mėsimet e tij.
Shkurtimisht, ato mėsime kėrkojnė prej ithtarėve tė vet qė disa minuta nė ditė tė xhveshen nga tė gjitha preokupimet, tė lirohen nga tė gjitha brengat. Dhe duke qenė tė ulur ose tė shtrirė nė shpinė, duke i mbyllur sytė dhe duke i harruar tė gjitha, madje edhe vetėveten, tė dalin nga lėkura e tyre dhe tė kalojnė nė gjendje tė lirimit (xhveshje) tė plotė... nė qetėsinė e pavlerė tė kotėsisė (kurrgjėsė)... Ēdonjėrit prej ithtarėve tė tij, misionari ia zgjedhė formulėn e caktuar, tė cilėn ky e pėrsėritė. Ajo formulė, zakonisht pėrbėhet prej disa fjalėve nė sanskritishte, tė cilat pėr ithtarin nuk kanė domethėnie. Nė tė vėrtetė, kanė kuptim aq sa i ėshtė e nevojshme t`i ndihmojnė qė mė lehtė ta xhveshė veten, tė lirohet nga kjo botė dhe t`i japė fund brengave, telasheve dhe tensioneve, duke kaluar kėshtu nė tjetrėn, botėn transcedentale, botėn e qetėsisė dhe shpėtimit.
Ajo teknikė, nė tė vėrtetė ėshtė njė lloj ftese, qė mendjes t`i jipet pak pushim (ēlodhje) nėpėrmes sė cilės shpirti do tė gjente qetėsi dhe pushim nga tė gjitha vuajtjet... Ai misionar m`i tregoi librat, revistat, punimet profesionale dhe tė dhėnat statistikore tė cilat vėrtetojnė se shumė njerėz janė shėruar nga shtypja e gjakut, sėmundja e zemrės, ērregullimeve hormonale dhe kokėdhembjes kronike, disa muaj pas pėrdorimit tė kėsaj teknike.
Nė njėrėn prej kėtyre punimeve qėndronte se si mjeku pėrcjellte shtypjen e gjakut tė njė sėmuri nė kohėn e seancės, kurse aparatet regjistruan zvogėlim tė dukshėm tė shtypjes sė gjakut, ngadalėsim tė pulsit dhe rivendosje tė baraspeshės midis pėrbėrjes kimike tė gjakut. Nė bisedėn e gjatė qė e bėmė, ky misionar mė tha se ka mbajtur disa ligjėrata pranė sqarimeve praktike tė mėsimit tė tij, nė tė njejtin klub, por mu ankua se nuk ka gjetur mirėkuptim tė duhur tė atyre qė prezentonin, e as nė jehonė e efekt tė pritur, e as nė pėrgjigje tė thirrjes.
Iu pėrgjigja se ajo ėshtė gjė normale dhe e pritur, sepse, atė ēka e flet dhe e propagon, pėr neve nuk ėshtė e re. Pėr mė tepėr, ne si muslimanė, i ushtrojmė dhe i praktikojmė kėto teknika pesė herė nė ditė... Ato janė pjesė pėrbėrėse tė lutjes sonė islame tė cilėn na e urdhėroi dhe sqaroi Pejgamberi ynė, salavati dhe selami qoftė mbi tė. Namazi ynė ėshtė i kushtėzuar me kėtė pėrgatitje shpirtėrore, qė falėsi plotėsisht tė lirohet nga brengat dhe preokupimet e tij, t`i hudh tė gjitha pas tij, ta braktisė vetėveten, dėshirat e tij, qejfet, mendimet dhe parafytyrimet duke thėnė: Allahu Ekber (Allahu ėshtė mė i Madhi).... Do me thėnė: mė i Madh se krejt kėto. Tė qėndrojė nė sexhde plotėsisht i qetė dhe i dorėzuar, sikur ta lėshonte kėtė botė...
Namazi ynė, megjithatė, dallon mbi teknikėn tė cilėn ky misionar e pėrhapė dhe e rekomandon. Sepse, namazi nuk ėshtė braktisje e botės sė brengave dhe shqetėsimeve dhe dalje nė botėn e zhvleftėsisė absolute dhe qetėsisė boshe... Ne nuk ndihmohemi me formulat dhe talismane sanskrite tė cilat nuk kanė kurrfarė kuptimi. Ne e lartėsojmė Allahun duke i lexuar Emrat e Tij: I Mėshirshmi, I Lartėsuari, Zot i ditės sė gjykimit. Kėshtu qė, nė kėtė mėnyrė, nė zemrat tona ta ballafaqojmė atė prezencė tė bukur hyjnore qė nuk ka si ajo tė ngjashme.
Gjithashtu i thashė se namazi, besimtarit i ofron qetėsi tė plotė dhe pushim, tė cilėn ai e rekomandon, madje edhe mė shumė se kjo... Pastaj, namazi nuk ėshtė kurrfarė pushimi pėr mendje, veēse ripėrtėritje e zemrės dhe hapje shpirtėrore, gjatė sė cilės, besimtari pranon sasi tė re tė dritės, tė ekspozuar tė vazhdueshėm para mirėsisė sė Tij, goditje tė re tė mėshirės dhe lėshim tė ri mbėshtetjes sė Zotit. Namazi ėshtė shumė frytėdhėnės dhe moment i pasur, nė tė cilėn besimtari pėrtėrinė lidhjen me burimin e fshehur nga e cila e nxjerr ekzistimn e tij. Ndarja me botėn e njollave, tė kėqijave dhe brengave, pėrcjellė takimin me botėn e bukurisė. Qėkėndej edhe dobia e dyfishtė e namazit pėr atė qė e kryen.
Nėse muslimani e falė namazin me plotė koncentrim, prezencė, pėrkushtim dhe pastrim, ajo i bėhet ilaq pėr tė gjitha sėmundjet tė cilat i pėrmendėt, bile edhe mė shumė se ajo, i thashė bashkėbiseduesit. Sikur tė bėhej analiza e gjakut, sikur tė matej tensioni i gjakut dhe pulsi, pastaj tė bėhej inēizimi i trurit gjatė kohės sė namazit, do tė vinim deri te rezultate mė tė mėdha dhe mė tė shkėlqyeshme se sa ato rezultate tė cilat ju i pėrmendėt nė teknikat tuaja, i thashė atij... Mirėpo, fatkeqėsisht, askush nė Amerikė nuk shikon nė Islam ashtu siē nė tė vėrtetė ėshtė ai, e as qė dikush tenton qė si tė tillė ta studiojė.
Lutja islame do tė mbetet thesar i fshehur, pėrmbajtjen e sė cilės nuk e di askush, pėrveē atij i cili e kryen me prezencė tė plotė tė shpirtit... All-llahu na thotė: kryene lutjen, e nuk thotė lutuni... Sepse, namazi i vėrtetė ėshtė ai, i cili kryhet dhe nė tė cilin marrin pjesė tė gjitha organet pranė zemrės, mendjes dhe shpirtit...
Evropiani gabon nė atė qė ai mendon, se lutja islame pėrbėhet prej lėvizjeve tė zakonshme dhe se ajo, mė sė shumti ēka mund tė jetė, ėshtė pastrimi dhe fiskultura. Ai shikon vetėm anėn formale, e nuk shikon mė tutje...
Tė qėndruarit nė namaz (kijami) ėshtė lartėsimi i Allahut, pranė tė theksuarit Allahu Ekber (Allahu ėshtė mė i Madhi). Pastaj, vijon ruku`ja, e pastaj me pėrulje dhe respekt tė rėnėt nė sexhde. Ajo ėshtė gjendje e dorėzimit dhe lirisė sė plotė, gjendje e pushimit tė plotė shpirtėror, nė tė cilėn ėshtė tė shprehurit dhe tė dėshmuarit e Lartėsisė sė Zotit me fjalėt: Falem para Pėrsosmėrisė Tėnde, O Zoti im i Lartė (Subhane rabbijel-e`ala)... Shprehja Subhane do tė thotė se Atij askush nuk i ėshtė i barabartė... Kjo, nė tė vėrtetė ėshtė, tė pranuarit e pafuqisė sė plotė qė tė prezentohet dhe tė paraqitet Madhėria e Tij. Pafuqia e gjuhės, pafuqia e fjalėve, pafuqia e mendjes qė tė pėrshkruhet I Dashuri. Ky ėshtė kulminacioni shpirtėror i bisedave tė fshehta. Kėshtu pra, namazi nuk ėshtė lėvizje e zakonshme dhe e pakuptimtė. Namazi mbetet thesar i fshehur, mbi tė fshehtat e sė cilės dimė shumė pak, kurse tė folurit mbi namazin nuk ka fund.
Dr. Mustafa Mahmud
Nga gjuha arabe: Mesud Hafizoviē (rahmetullahi alejhi)
Pėrktheu dhe pershtati nga boshnjakishtja: Rijad Misini
Redaktoi/Ramadan Ramadani </SPAN>
dr.Mustafa Mahmud,
29.3.2002
|