.:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:.
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
|
Falja e nafileve nė shtėpi
Nga urtėsia dhe mėshira e Allahut pėr kėtė umet ėshtė edhe ajo qė ua ka pėrcaktuar nafilet tė cilat i plotėsojnė farzet qė kanė pasur mangėsi. Midis farzeve mė tė ēmuara nė kėtė fe bėnė pjesė edhe namazi, tė cilin ēdo musliman ėshtė i obliguar ta kryej pesė herė nė ditė. Pėr ēdo farz Allah xhele sh'anuhu ka paraparė nafile, i cili kryhet qoftė para ose pas farzit. Pėr shembull, Allahu xhele shanuhu, e ka caktuar zekatin i cili ipet njė herė nė vit, mirėpo sadakaja vullnetare mund tė ipet gjatė tėrė vitit.
Allahu xhele shanuhu e ka pėrcaktuar agjėrimin e obligueshėm nė muajin e ramazanit, mirėpo ekziston ekziston edhe agjėrimin nafile i cili mund tė kryhet gjatė tėrė vitit, nė pajtim me sunetin e Pejgamberit, salallahu alejhi ve selem. Gjithashtu edhe haxhin, muslimani e ka obligim tė kryej gjatė jetės sė tij, mirėpo nėse i jepet mundėsia atė mund ta kryej pėr ēdo vit. Si edhe kėto farze, edhe namazi i ka nafilet e veta para dhe pas tij.
Dobitė e faljes (kryerjes) sė nafileve janė tė shumta, ndėrsa ne do ti pėrmendim vetėm disa:
1) Vazhdimi me pėrkushtim nė faljen e nafileve e forcon imanin dhe bindjen. Dihet se, e kjo edhe transmeton nga gjeneratat e para, se imani forcohet me nėnshtrimin ndaj Allahu tė Lartėsuar, ndėrsa dobėsohet me nėnshtrimin ndaj shejtanit, Transmetohet se imam Buhariu, Allahu e mėshiroftė, ka thėnė: i kam shėnuar 1800 njohės tė hadithit tė cilėt kanė thėnė: Imani (besimi) ėshtė shqiptim me gjuhė dhe punė, gjegjėsisht vėrtetim me vepra, shtohet dhe zvogėlohet. (Sahihul Buhari). Gjithashtu transmetohet se Ibėn Muxhahidi ka thėnė: Kam qenė tė Ata ibėn Ebi Rebbaha, kur ka hyrė djali i tij Jakubi dhe ka thėnė: Babė, disa shok tė mi pohojnė se besimi i tyre ėshtė sikurse imani i melekut Xhibril, nė ēka i ati i tha: O bir, dije se nuk ėshtė i njėjtė imani i atij qė i nėnshtrohet Allahut me imanin e atij qė nuk i nėnshtrohet Atij.
Me faljen e nafileve njeriu i afrohet Zotit tė tij, ngritet njė shkallė derisa tė mos arrij nė shkallėn e tė vepėrmirėve tė sinqertė dhe derisa tė mos e doj Allahu. Nė hadithin e Ebu Hurejres transmetohet se Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thėnė: Me tė vėrtetė Allahu i Lartėsuar ka thėnė: Kush shfaq armiqėsi ndaj mikut Tim, i kam shpallur luftė. Nuk mė afrohet robi im me asgjė mė tė dashur te unė sesa me atė qė ia kam bėrė farz (obligim). Robi do tė mė afrohet pandėrprerė pėrderisa tė mos e dua. E kur ta dua, do tė bėhem ndėgjimi i tij me tė cilin ndėgjon, tė pamurit e tij me tė cilin sheh, duartė e tij tė cilat i shtrin dhe kėmbėt e tij me tė cilat ec. E nėse mė kėrkon, Unė i jap, nėse kėrkon mbrojtje nga Unė, Unė do ta mbroj.
2) Allahu ėshtė obliguar qė ti plotėsoj farzet, nė tė cilat ka pasur ndonjė mangėsi, me nafile tė cilat i ka kryer ai person. Me sunet ėshtė vėrtetuar se janė dy gjėra tė cilat i plotėsojnė mangėsitė qė kanė ndodhur gjatė namazit farz dhe qė robin e Allahut e ngritin nė shkallė mė tė lartė se qė ka qenė. Gjėja e parė janė nafilet. Si dėshmi kėtė e kemi hadithin tė cilin e transmeton Ibėn Kubejs nė tė cilin thuhet:Erdha nė Medine, e pastaj e luta Allahun me fjalėt: O Zoti im, mė mundėso tė vendosem te robi yt i zgjedhur, e u vendosa te Ebu Hurejre, pastaj ia tregova lutjen time dhe i thashė: Dėshiroj qė tė mė tregosh ndonjė hadith tė cilin e ke ndėgjuar nga Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, e prej tė cilit do tė kam dobi nga ai. Pastaj Ebu Hurejre tha: E kam dėgjuar Pejgmaberin, salallahu alejhi ve selem, duke thėnė: Gjėja e parė pėr tė cilin do tė jap llogari njeriu nė Ditėn e Gjykimit ėshtė namazi, andaj nėse namazin e ka nė rregull, ka shpėtuar, e nėse namazin nuk e ka nė rregull ėshtė shkatėrruar. Nėse namazi i tij i ėshtė i mangėt (jo i plotė), Allahu do tė thotė:Shikoni se mos ka robi im nafile, e plotėsoni me nafile atė qė e ka lėnė mangu me farze. E pastaj do tė jap llogari pėr veprat tjera. (Ebu Davudi).
Gjėja e dytė e cila i plotėson namazet farze ėshtė istigfari (kėrkimi i faljes) menjėherė pas dhėnies sė selamit, sikurse ka bėrė Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem. Nga Subani transmetohet se ka thėnė: Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, pas pėrfundimit tė namazit ka bėrė istigfar tri herė dhe ka thėnė: O Allahu im, Ti je shpėtim dhe nga Ti ėshtė shpėtimi. I lavdėruar qofsh, O i Larmadhėrishwm dhe Fisniku.. Pastaj Velidi e ka pyetur Evzaiun: Si ka bėrė istigfar Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem? Ky iu pėrgjegj: Ka thėnė tri herė estagfirullah.
Duhet ditur se istigfari pas namazit nuk ėshtė istigfar pėr mėkatet qė janė bėrė jashtė namazit, por istigfar pėr lėshimet qė kanė ndodhur gjatė namazit. Shumica e muslimanėve sot nafilet i falin nė xhami. E lusim Allahun qė ti shpėrblej pėr kėtė. Mirėpo, me faljen e nafileve nė xhami ata e lėjnė diēka qė ėshtė shumė mė e vlefshme, e kjo ėshtė falja e nafileve nė shtėpitė e tyre. Pėrjashtim bėjnė ato nafile tė cilat edhe vet Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, i ka kryer nė xhami, sikurse janė: namazi i taravive, tehijjetul mesxhid e tė ngjashme.
Do ti pėrmendim disa hadithe tė cilat qartė tregojnė nė atė qė nafilet ėshtė mė mirė tė falen nė shtėpi sesa nė xhami. Nga Jezida ibėn Thabiti transmetohet se Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thėnė: O njerėz faluni nė shtėpitė tuaja, me tė vėrtetė namazi mė i mirė ėshtė ai i cili falet nė shtėpi, pėrveq namazit farz. (Muslimi). Te Ebu Davudi qėndron se Pejgamberi, salallahu alejhi ue sellem, ka thėnė: Namazi i secilit nga ju nė shtėpinė e tij ėshtė mė i mirė se namazi nė kėtė xhaminė time, pėrveq farzit.
Nga Abdullah bin Shekika transmetohet se ka thėnė: E kam pyetur Aishen, gruan e Pejgamberit, salallahu alejhi ve selem, se si i ka falur nafilet, e pastaj ka thėnė: Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, nė shtėpinė time i ka falur katėr rekate para farzit tė drekės, e dilte dhe njerėzve ua falte farzin e drekės mė xhami, e pastaj kthehej dhe i falte dy rekate pas farzit. Ua falte njerėzve farzin e akshamit nė xhami, e pastaj kthehej e i falte dy rekate pas farzittė akshamit. Ua falte njerėzve namazinė e jacisė nė xhami, e pastaj kthehej e i falte dy rekate sunet pas jacisė, e kur agonte i falte dy rekate tė sunetit tė sabahut. (Muslimi) Nė transmetimin tjetėr thuhet: Pastaj dilte e ua falte njerėzve sabahun.
3) Nga Abdullah ibėn Omeri transmetohet se Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thėnė: Faluni nė shtėpitė tuaja e mos i bėni varre. (Buhariu dhe Muslimi).
ثshtė e ditur se namazi nė xhaminė e Pejgamberit Pejgamberi salallahu alejhi ve selem e ka vlerėn njė mijė herė mė tė madhe se nė xhamitė tjera, pėrveē se nė Qabe. Edhe pėrkundėr kėsaj Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, sunetet i ka falur nė shtėpi sikurse e kemi parė nga hadithet e mėparshme. Por edhe i nxiste sahabet e tij qė ti pėrmbahen asaj qė ka bėrė ai. Nė hadithin e Abdullah bin Sad el Ensariut transmetohet se e ka puetur Pejgamberin, salallahu alejhi ve selem: A ėshtė namazi im mė i mirė nė shtėpi ose nė xhami?. Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, i tha: A nuk e sheh shtėpinė time sa ėshtė afėr xhamisė, e unė pėrkundėr kėsaj mė shumė dėshiroj tė falem nė shtėpinė time se nė xhami, pėrveq farzeve. (Ibėn Maxhe).
Transmetim i ngjashėm shėnohet edhe nga Kabi nė tė cilin thuhet: Erdhi Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, nė xhaminė Beni Abdul Esh-hel, e ua fali farzin e akshamit. Pasi qė e falėn akshamin, njerėzit u ngritėn dhe filluan ti falin sunetet, ndėrsa ky iu tha: Me tė vėrtetė kėtė namaz ėshtė mė mirė tė falet nė shtėpi. Ndėrsa nė transmetimin tjetėr thuhet: Nė ju ėshtė qė kėtė namaz ta falni nė shtėpi. (Ebu Davudi). Duke i marrė kėto argumente dijetarėt janė pajtuar se namazi nė Qabe (100.000 namaze), nė xhaminė e Pejgamberit, salallahu alejhi ve selem, (1000), dhe Mesxhidul-Aksanė (500) namaze, vlen vetėm pėr namazet farz. Ndėrsa disa dijetarė thojnė:falja e nafileve nė shtėpi ėshtė mė i vlefshme se brenda vet Qabes.
Nga imam Tahaviu transmetohet se ka thėnė: Kush betohet se do tė fal namaz nafile nė njėrin nga tri xhamitė (Mesxhidul harami, nė xhaminė e Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, dhe nė Mesxhidul Aksa), e nuk e bėnė kėtė, shpagimi i tij ėshtė qė ta fal atė nė shtėpi ngase ngase nafilja ėshtė mė e vlefshme nė shtėpi.
Gjithashtu transmetohet nga Sehla bin Sadi se ka thėnė: Kam jetuar nė kohėn e Osman bin Afana, i cili i udhėhiqte njerėzit nė namaz, dhe kur jepte selam tė namazit tė akshamit njerėzit shpejtonin kah dyert, kėshtu qė nuk kam parė askėnd qė sunetet i falė nė xhami, por shkonin nė shtėpi dhe atje e falnin namazin (sunet). اfarė pamje ka qenė nė kohėn e Osmanit, e atėherė ēfarė tė thuhet pėr kohėn e Pejgamberit, salallahu alejhi ve selem, posaqėrisht kur ėshtė fjala pėr dy rekate tė namazit tė akshamit, ngase transmetohet se Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thėnė: O njerėz, falni kėto dy rekate nė shtėpitė tuaja.(Ibėn Maxhe).
Transmetohet nga Abdullahu, i biri i Ahmed ibėn Hanbelit, qė i ka thėnė atit tė tij: E kam ndėgjuar se njė njeri po thotė: Kush i fal dy rekate tė sunetit tė akshamit nė xhami, nuk e ka hequr nga vetja borxhin pėrderisa tė mos i fal ato nė shtėpi, ngase Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thėnė: Me tė vėrtetė ky namaz falet nė shtėpi, nė ēka imam Ahmedi i tha: kush ėshtė ai njeri? Djali iu pėrgjegj: Abdurrahman ibėn Ebu Lejle. Atėherė imam Ahmedi i tha: sa e mirė ėshtė ajo qė flet ai.
Dobitė e faljes sė nafileve nė shtėpi
Dobitė e faljes sė nafileve nė shtėpi janė tė shumta, ndėrsa ne do ti pėrmendim tri:
1) Shpėrblimi mė i madh: Nė kėtė tregon edhe hadithi tė cilin e transmeton Suhejb Rumi se Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thėnė: Namazi vullnetar i njeriut atje ku nuk e shohin sytė e njeriut, ėshtė mė i mirė se namazi tė cilin e shohin pėr 27 shkallė. (Sahihul xhamia; 3821.). Nė disa transmetime nga Suhejb ibėn Numana transmetohet se Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thėnė: Vlera e namazit vullnetar nė shtėpi larg syve tė njerėzve, ėshtė sikurse farzi ndaj nafiles. (Sahihu tergib; 431.).
Nė kėto dy hadithe i gjejmė disa dobi: me faljen e nafileve nė ēfarėdo vendi larg syve tė njerėzve arrihet shpėrblim i shumėfisht, ngase Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thėnė: Ku nuk e shohin njerėzit, e kjo mund tė jetė shtėpia, hoteli, zyra, pushimorja etj.
Vazhdon
|