31-03-07, 01:35
|
#25
|
.:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:.
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
|
Namazi i Kusufit/Eklipsės
Falenderimi i qoftė All-llahut azze ve xhel-le , Krijuesit tė qiejve dhe tokės , Dhuruesit tė territ dhe tė dritės ,Ai i cili krijoi Diellin dhe Hėnėn si dy argumente tė fuqisė sė Tij dhe na urdhėroi qė mos ti bėjmė sexhde as Diellit as Hėnės por t'i bėjmė sexhde Atij. Salavati e selami qoftė mbi Muhammedin salallahu alejhi ve sellem.Krijimi i tokės dhe qiejve , harmonia e ligjeve qe ekzistojnė nė tė janė prej argumentėve mė tė qarta pėr fuqinė eTij . Sikur tė mos ekzistojė njė Krijues dhe Rregullues i tyre do tė ndodhnin shumė ērregullime nė atė tė cilėn ne e njohim si Univers. Koordinatat e levizjės sė planetave dhe largėsisė sė yjeve janė aq precize sa qė njė ndryshim i vogėl nė tė do tė shkaktonte shkatėrrime tė mėdha nė kosmos. Me gjithė atė All-llahu azze ve xhel-le me urtėsinė e Tij ka caktuar disa ndryshime pėr ta pėrkujtuar njerzimin se sa e madhe ėshtė fuqia e Tij dhe sa i dobėt dhe i pafuqishėm ėshtė njeriu ndaj ligjeve tė cilėt i ka vendosur Sunduesi suprem , All-llahu azze ve xhel-le qoftė i lartėsuar Ai.
Prej kėtyre shenjave ėshtė kur Dielli pėr njė kohė tė shkurtėr humbė shkėlqimin e dritės sė Tij pėr shkak tė qendruarit tė Hėnės nė mes tė tokės dhe diellit .
Kjo gjė ka qėnė e njohur nė kohėn e Muhammedit salallahu alejhi ve sellem dhe ka qenė njė rast i rėndėsishėm se ka ndodhur nė kohė kur vdiq djali i tij Ibrahimi dhe kur njerzit akoma ishin nėn ndikimin e besimėve tė kota se kjo gjė ndodhė pėr shkak se ka ndodhur diē e madhe . Resulullahu salallahu alejhi ve sellem shpejtoi qe tė shpjegojė se kjo gjė nuk ka ndodhur pėr atė shkak tė cilin menduan ata dhe tha:
"Mė tė vėrtetė Dielli dhe Hėna janė dy prej argumentėve tė All-llahut (tė fuqisė sė Tij) dhe ato nuk e humbin dritėn pėr shkak vdekjės sė ndonjė personi as pėr shkak gjallėrimit tė tij dhe kur tė ndodhė kjo faluni dhe lutėni All-llahun (me frikėrrespekt) deri sa tė largohet ajo qe ju ka ndodhė"
(trasmeton Buhariu nė Sahihun e tij 2\529 Muslimi 2\618 dhe tjerė)
Hadithet e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem gjithashtu na tregojnė mėnyrėn se si falet ky namaz:
1 - Thirrja pėr kėtė namaz bėhėt me fjalėt (ESSALATU XHAMIATUN) e cila dmth : Tubohuni pėr namaz .Kėta na e trasmeton Abdullah ibn Amr ibnul As radijallahu anhuma ne hadithin tė cilin e trasmeton Buhariu (11\6382) dhe Ebu Davudi(4\1524) dhe tjerė.
2- Mėnyra e tė falurit ėshtė trasmetuar nė hadithin tė cilin e pėrcjell Aisheja radijallahu anha e cila thotė : " Kur ndodhi kjo, Resulullahu salallahu alejhi ve sel-lem doli nė xhami dhe i rradhiti njerėzit nė safe ,pastaj mori tekbirin fillestar dhe lexoi Kur' an gjatė, pastaj mori tekbir dhe shkoi nė ruku ku qėndroi gjatė por mė shkurtė se sa qėndrimi i tij nė kėmbė .Pastaj u ngrit nga rukuja duke thėnė semia All-llahu limen hamideh dhe pėrsėri lexoi Kur'an gjatė por mė shkurt se sa leximi i Tij para rukusė.Pastaj mori tekbirin dhe shkoi nė ruku ku qėndroi gjatė por mė shkurt se sa qendrimi i Tij nė rukunė e parė , pastaj u ngrit duke thėnė semia All-llahu limen hamideh ,Rabbena lekel hamd e pastaj shkoi nė sexhde .Ne rekatin e dytė veproi si nė rekatin e parė. Pra, fali dy rekate me katėr ruku dhe katėr sexhde. Para se tė pėrfundojė namazin, ndriēoi pėrsėri drita e diellit. Transmeton Buhariu 2/1046; Muslimi 2/619 dhe tjerė.
3-Hutbeja pas namazit:
Prej sunetit ėshtė kėshillimi i njerėzve pas namazit siē ka vepruar Muhamedi (salell-llahu alejhi ve sel-lem). Kėtė e shohim prej haditheve tė cilėt i kanė transmetuar shumė shokė tė Pejgamberit (salell-llahu alejhi ve sel-lem) si Ebu Musa el-Esh'ari, Esma dhe Ajsheja radijall-llahu anhum
4- Hukmi i namazit tė kusufit:
Thotė ibn Haxheri: "Shumica e dijetareve janė tė mendimit se ėshtė sunet i fortė edhe pse ka dijetar te cilėt kanė thėnė Vaxhib (Ebu Avene dhe ibn huzejme) 2/525
Mendimi mė i vėrtetė ėshtė se kjo eshtė sunnet i fortė sepse Pejgamberi a.s. nuk e ka cekur me namazet e obliguara tė cilėt ia ka treguar Beduinit dhe ka dėshmuar se do tė jetė prej tė shpėtuarve nėse i falė pesė kohėt e namazeve tė obliguara. Vall-llahu E'alem.
Pėrfundimisht e lus All-llahu azze ve xhel-le qė tė na udhėzojė nė rrugėn e drejtė tė na pėrforcojė nė tė dhe tė na mundėsojė ta pėrhapim sunnetin nė tokėn e Tij.
</SPAN>
Talha Kurtishi,
10.1.2001
|
|
|