.:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:.
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
|
NUK KAM FTUAR NĖ PĖRDORIMIN E DHUNĖS, POR JEMI KĖMBĖNGULĖS NĖ "ZEMĖRIMIN RACIONAL"
Dijetari i mirėnjohur i botės islame dr. Jusuf el-Karadavi nė ligjėratėn e sė premtes, ka dėnuar pėrdorimin e dhunės ndaj ambasadave tė huaja pėr shkak tė karikaturave fyese ndaj Pejgamberit a.s. qė u publikuan nė disa shtete tė Europės. Ai po ashtu gjatė ligjėrimit tė tij, u bėri thirrje tė gjithė muslimanėve qė tė mbėshtesin fuqishėm lėvizjen e Hamasit dhe tė jenė pranė tyre.
Hirėsia e tij, ftoi vendet arabe dhe ato muslimane qė tė gjithė sė bashku ta pėrkrahin Hamasin, duke potencuar se Mesxhidul Aksaja nuk ėshtė xhami vetėm e palestinezėve dhe se kjo tokė e bekuar e Profetėve si dhe e bėrjes sė Israsė dhe Miraxhit, nuk ėshtė tokė vetėm e popullit palestinez, por ėshtė tokė qė i takon tėrė ummetit islam. Ai tha se ėshtė obligim (vaxhib) pėr ummetin islam qė ta mbėshtesin lėvizjen e Hamasit dhe tė gjitha organizatat bamirėse dhe humanitare qė veprojnė nė Palestinė.
Ai pėrgėnjeshtroi ata qė thanė se zgjedhja e Hamasit ka ardhur si ndėshkim ndaj partisė Fetah, duke iu drejtuar Amerikės se fitorja e Hamasit nuk ėshtė kurrfarė ndėshkimi, por ėshtė zgjedhje e lirė e ndėrtuar sipas platformės qė ka ofruar Hamasi nė dobi dhe interes tė popullit palestinez. Vėrtetė populli diti ta dallojė tė mirėn nga e keqja dhe falėnderuar qoftė All-llahu, zgjodhi me vota tė lira lėvizjen e Hamasit, kėtė grup islam tė vendosur i cili ka derdhur gjakun duke flijuar shpirtėra tė shumtė vetėm e vėtėm pėr tė mbrojtur fenė dhe atdheun e tyre.
Gjithashtu kritikoi dhe kėrcėnoi Perėndimin sa u pėrket ndėrprerjes sė ndihmave pėr popullin palestinez, duke thėnė: "Sikur tė tillėt (evropianėt) posedojnė furnizimin e gjithė botės, sikur tė ishin zot tė kėsaj bote."
Nė anėn tjetėr dr. Karadavi gjatė hytbes sė tij tė dytė, kėrkoi miratimin e njė ligji ndėrkombėtarė i cili ndalon fyerjen e fesė, pejgamberėve dhe tė gjitha vlerave tė shenjta. Ndėrsa nė anėn tjetėr kėrkoi edhe njė herė nga muslimanėt qė tė bojkotojnė tė gjitha prodhimet e Danimarkės, Norvegjisė dhe tė gjithė atyre qė u munduan ta ofendojnė tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. nga shpifjet e tilla.
Dr. Karadavi gjatė hytbes sė tij tha: "Beteja e mbrojtjes sė tė Dėrguarit tė All-llahut s.a.v.s. dhe zemėrimi pėr shkak tė fyerjes sė tij , akoma ėshtė duke gufuar brenda botės islame dhe jashtė saj. Kjo ėshtė njė betejė qė na u imponua edhe pse pėr ne ėshtė e urrejtur dhe e padėshiruar. Nuk ishim ne (muslimanėt) ata qė e filluam kėtė betejė, por ne u sulmuam pa kurrfarė shkaku dhe pa kurrfarė arsye pėr tė bėrė njė gjė tė tillė. Atėherė ėshtė oblogim i yni dhe i gjithė ummetit islam qė tė shfaqė zemėrimin e thellė ndaj ofendimeve tė Pejgamberit tė Zotit, Muhammedit s.a.v.s."
Nė vazhdim tha: "Kemi kėrkuar nga muslimanėt qė ky zemėrim ndaj fyerjece tė Pejgamberit s.a.v.s. dhe ndaj tė gjithė Pejgamberėve tė tjerė, ndaj vlerave tė shenjta islame, tė jetė zemėrim racional, i matur, duke mos tejkaluar kufijtė, prandaj edhe kam kundėrshtuar atė qė rezultoi nga ky zemėrim nė disa vende, me ē'rast u dogjėn disa ambasada, konsullata, kisha, apo u sulmuan disa prona dhe individ tė caktuar. Kjo qė ndodhi asnjėherė nuk e kemi dėshiruar. Mirėpo, ajo qė ne dėshirojmė ėshtė qė ta ngrisim zėrin tonė nė mbarė botėn, nė mėnyrė qė njerėzit tė kuptojnė se ummeti i Muhammedit s.a.v.s. assesi nuk bėn qė tė heshtė atėherė kur pėrqeshet dhe ofendohet Pejgamberi mė i dashur i All-llahut - Muhammedi s.a.v.s. Ky ofendim, kurrsesi nuk bėn pjesė nė lirinė e tė shprehurit. Nuk ėshtė liri e tė shprehurit qė tė sulmohen dhe tė ofendohen njerėzit pa kurrfarė shkaku
atėherė ēfarė lirie e tė shprehurit ėshtė kjo?
Dr. Jusuf el-Karadavi ndėr tė tjerash tha: "Ne kemi thirrur nė gjėra pozitive. Nuk kemi ftuar nė vrasjen e askujt. Para pak kohe mė ėshtė shpifur njė gėnjeshtėr nė njė gazetė italiane nga ana e njė shkrimtari rrenacak me origjinė arabe, i cili kishte shkruar se gjoja unė paskam thirrur nė vrasjen e karakaturistėve dhe kryeredaktorėve tė atyre gazetave qė i botuan kėto karikatura. Ju mė keni dėgjuar se ēfarė kam thėnė nėpėrmjet kėtij kanali televiziv tė Katarit, e po ashtu mė ka dėgjuar e mbarė bota se ēfarė kam thėnė nė hytben e kaluar. Nuk kam bėrė thirrje qė tė vritet dikush, por kam ftuar muslimanėt qė tė shfaqin zemėrimin e tyre racional ndaj ofendimit tė Pejgamberit tė All-llahut s.a.v.s. Kam ftuar qeveritė e botės islame qė tė bėjnė presion ndaj Shteteve tė Bashkuara qė tė miratojnė njė ligj ndėrkombėtarė i cili ndalon fyerjen dhe ofendimin e Muhammedit s.a.v.s. dhe tė gjithė Profetėve dhe vlerave tė shenjta tė tė gjitha feve nė pėrgjithėsi. Njė vendim i sinqertė duke mos i lėnė hapsirė ndonjė konfuzioni apo dyshimi."
Nė vazhdim potencoi se kėto fyerje janė burim i luftės dhe konfliktit nė mes popujve dhe kombėsive tė ndryshme. Mirėpo, ne ftojmė nė paqė dhe dashuri ndėrnjerėzore e jo nė armiqėsi e urrejtje. Kam ftuar muslimanėt qė tė bojkotojnė tė gjitha mallrat qė importohen nga Danimarka dhe ato shtete qė e mbėshtetėn atė, dhe jam kėmbėngulės nė kėtė qėndrim. Kjo ėshtė e drejtė e jona
Njė shkrimtarė danez kishte thėnė se muslimanėt nuk prodhojnė, andaj edhe janė tė varur prej nesh, ndėrsa unė i pėrgjigjem: "Pasha All-llahun, ne nuk jemi tė varur prej jush, do tė furnizohemi nga shtetet e Lindjes dhe Azisė, me Kinėn, Japoninė, Korenė, Malezinė e shtete tė tjera e nuk do tė bashkėpunojmė me ju. Do tė mundemi pa ju qoftė edhe duke bėrė jetė askete nėse paraqitet nevoja, e nėse na vėshtirėsohet edhe mė tepėr gjendja jonė, do tė agjėrojmė e do tė mbesim tė uritur vetėm e vetėm pėr tė mbrojtur tė Dėrguarin tonė tė dashur, Muhammedin s.a.v.s"
Nė vazhdim tha: "Pa dyshim, dėshirojmė tė pozicionohemi nė njė qėndrim pozitiv nė mbrojtjen e tė Dėrguarit tė All-llahut s.a.v.s., nė atė ēfarė ka thėnė Abbas Akkadi nė librin e tij. Ai thotė: "Muhammedi a.s. ishte gjeni me profetėsi dhe revelatė, nė kėtė dyshim nuk ka. Mirėpo, nėse e shikojmė nė aspektin e natyrės njerėzore, na del se ai ishte gjeni mbi gjenitė, ishte njeriu mė i madh i mbarė njerėzimit nė tė gjitha aspektet, nė aspektin fetar e shkencor
Mjafton ajo qė vetė All-llahu i Madhėrishėm e ka lavdėruar nė librin e Tij, me njė lavdėrim qė nuk ka lavdėruar asnjė nga Pejgamberėt dhe tė Dėrguarit e Tij. All-llahu i Madhėruar ka lavdėruar shumė Pejgamber veqanėrisht ata qė u quajtėn prej tyre "ulul azmi", mirėpo Muhammed Mustafanė e veēoi dhe e favorizoi ndaj tė gjithė Pejgamberėt tjerė. All-llahu i Madhėruar thotė nė Kur'an: "Juve ju erdhi i dėrguari nga lloji juaj, atij i vie rėndė pėr vuajtjet tuaja, sepse ėshtė lakmues i rrugės sė drejtė pėr ju, ėshtė i ndijshėm dhe i mėshirshėm pėr besimtarėt." (Kuran: 9:127) Pastaj thotė: "Ti ishe i butė ndaj atyre, ngase All-llahu tė dhuroi mėshirė, e sikur tė ishe i vrazhdė e zemėrfortė, ata do tė shkapėrderdheshin prej teje.." (Kuran: 3:159 . ), kurse nė kundėrpėrgjigje ndaj idhujtarėve tė cilėt e akuzonin pėr ēmenduri, e qė mu ata ishin tė ēmendur, kėndonte kėto ajete kuranore: "Nun, betohem nė pendėn dhe nė atė ēka shkruajnė! Ti, me dhuratėn e Zotit tėnd, nuk je i ēmendur! Dhe se ti, pa dyshim do tė kesh shpėrblim tė pandėrprerė! Vėrtetė, ti je nė njė shkallė tė lartė tė moralit," (Kuran: 68:1-4) dėshmi madhėshtore nga Zoti i qiejve e i tokės, nga All-llahu i Madhėrishėm
A ka madhėshti mė tė madhe se vetė All-llahu mbi qiellin e shtatė dhe mbi Arshin e Tij, tė dėshmojė pėr madhėshtinė e moralit tė lartė tė Muhammedit s.a.v.s.!! Morali i lartė harmonizohet me madhėshtinė e misionit me tė cilin u dėrgua Muhammedi s.a.v.s. Profetėsia e tij nuk ishte sikur profetėsitė e Pejgamberėve para tij duke e shpjeguar me kėto fjalė: ēdo Pejgamber para tij, ėshtė dėrguar vetėm pėr popullin e vet, kurse ai u dėrgua pėr mbarė njerėzimin, pėr racėn e kuqe dhe tė zezė, pėr arabėt dhe jo arabėt, pėr banorėt e lindjes e perėndimit, pėr njerėzit dhe exhinėt. E Ne tė dėrguam ty (Muhammed) vetėm si mėshirė pėr tė gjitha krijesat"(Kuran: 21:107), profetėsi e pėrhershme, vulė e tė gjitha profetėsive. Asnjė Pejgamber nuk pati thėnė se unė jam Pejgamberi i fundit dhe se pas meje nuk do tė ketė mė Pejgamber, me pėrjashtim tė Muhammedit s.a.v.s. i cili pėrmes Zotit tė tij na informoi se ai ishte i dėrguari i fundit i All-llahut dhe vulė e tė gjithė Pejgamberėve.
Mė pastaj theksojė edhe kėtė: "Profetėsia e tij, ėshtė profetėsi gjithėpėrfshirėse, e cila pėrfshinė ēėshtje tė shumta qė kanė tė bėjnė me fenė dhe jetėn e kėsaj bote. Islami nuk trajton ēėshtje qė kanė tė bėjnė vetėm rreth besimit nė mes njeriut dhe Zotit tė tij, por ka ardhur me njė besim (akide) dhe profetėsi gjithėpėrfshirėse qė trajton tė gjitha ēėshtjet jetėsore tė kėsaj bote dhe botės tjetėr, pėr da'ven (thirrjen nė Islam), shtetin, moralin etj.
Ky mesazh, me gjithė kėtė pėrgjithėsim, madhėri dhe me gjithė kėtė shtrirje tė madhe tė tij, patjetėr duhet qė tė ketė njė tė dėrguar madhėshtorė i cili do tė bartė barrėn e kėtij mesazhi hyjnor. Ka qenė vullneti i All-llahut qė dėrgesėn e Vet ta komunikojė pikėrisht ky Pejgamber i madh, tė cilin e cilėsoi me moralin mė tė lartė ku tha: "Vėrtetė, ti (o Muhammed) je nė njė shkallė tė lartė tė moralit." (Kuran: 68:4.). Sot, ne jemi mė se tė nevojshėm qė t'u tregojmė njerėzve moralin e tij tė lartė me tė cilin All-llahu e dalloi dhe e lavdėroi Pejgamberin e Tij - Muhammedin s.a.v.s.
Ne e dimė se Perėndimi ka patur njė imazh tė shtrembėruar ndaj Muhammedit s.a.v.s. qysh nga luftėrat e kryqėzatave. E paraqitnin si njė njeri i cili ka dalur prej Gadishullit Arabik duke pretenduar rrejshėm nė profetėsi, duke deklaruar se ėshtė i inspiruar nga All-llahu, nė dorėn e tij mbante shpatėn duke i prerė kokat e njerėzve kurse ēdo grua tė bukur qė shifte, e merrte pėr vete, adhuronte njė gurė tė zi nė Mekke, e shumė e shumė shpifje dhe trillime tė tilla, tė cilat i shpifėn tė krishterėt gjatė kryqėzatave dhe pas tyre. Akoma kėto pėrfytyrime tė rrejshme e tė falsifikuara qė nuk pėrkojnė me realitetin, veprojnė nė mendjet e shumicės sė perėndimorėve, ku nė mesin e tyre bėjnė pjesė edhe ata qė i botuan dhe i ribotuan kėto karikatura nė disa gazeta evropiane. Ata e konsiderojnė Muhammedin s.a.v.s. si njė njeri i luftės, xhelat dhe amoral duke e paraqitur me bombė mbi ēallmėn e tij, duke kidnapuar e grabitur gra tė bukura dhe fėmijė tė vegjėl
Pėr kėtė shkak, ėshtė obligim i ynė si musliman, t'i paraqesim botės mbarė, imazhin e vėrtetė tė Pejgamberit, Muhammed s.a.v.s. dhe misionin e tij. Ne muslimanėt, tė cilėt kemi arritur numrin nė 1 miljard e 300 milion e mė tepėr, nuk patėm mundėsi deri mė sot qė t'u komunikojmė botės si duket islami e vėrtetė. Nuk kemi arritur gjer me sot, qė t'u paraqesim njerėzve nė mbarė botėn njė pasqyrė reale pėr Pejgamberin tonė Muhammedin s.a.v.s. Ky ėshtė njė obligim kolektiv pėr tė gjithė ne (farzi kifajeh). Shumė pak perėndimorė kanė lexuar biografinė e ndritur tė Pejgamberit s.a.v.s., tė cilėt qenė mahnitur e fascionuar me jetėn e tij. Prej tyre kishte qė besuan nė Profetsinė e tij dhe pranuan fenė islame dhe thonin: Sa fe e bukur qenka kjo. Sikur t' kishte burra
Shumė njerėz nė tė kaluarėn por edhe sot pėrqafuan Islamin, mirėpo kishte edhe tė tillė qė e ēmuan dhe besuan profetsinė e Muhammedit s.a.v.s., por nuk pranuan Islamin. Nga mesi i tyre ishte edhe filozofi i njohur britanez Tomas Korlajf, i cili kishte shkruar njė libėr me titull "Heronjėt". Nė kėtė libėr Pejgamberin Muhammed s.a.v.s. e ka pėrshkruar si njė hero tė vėrtetė nė pamjen e Profetit. E ka paraqitur Resulullahun s.a.v.s. si shembullin mė tė lartė nė heroizmin e tė gjithė Pejgamberėve. Nė kėtė libėr ka treguar gjėra madhėshtore rreth tė Dėrguarit tė All-llahut, duke iu drejtuar atij qė dyshon nė profetėsinė e tij me kėto fjalė: "ēfarė kėrkon ti nga ky Profet i cili pėr ty ndėrtoi njė pallat shumė tė madh e tė fuqishėm qė mund tė zė me mijėra njerėz dhe tė jetė i qėndrueshėm pėr qindra vjet? Ēfarė dėshmie kėrkon nga ai se ėshtė Profet, ku All-llahu bėri qė nėpėrmjet tij, tė udhėzohen miliona e miliona njerėz? Akoma shumė njerėz edhe nė ditėt e sotme, pėrqafojnė fenė e tij. Bashkėsia e tij (ummeti) ėshtė prej bashkėsive mė tė mėdha nė sipėrfaqen e tokės dhe qė i pėrkushtohen mė sė shumti fesė sė tyre.
Po ashtu ndėr tė tjera tha: "Atėherė le ta dinė njerėzit se shembulli i heroit ėshtė si shembulli i tė hollave tė falsifikuara qė kalojnė nė shumė duar tė ndryshme derisa tė verifikohet e kuptohet se janė falso, mirėpo askush nuk mund ta ngrejė kokėn me tė."
Dr. Jusuf Karadavi gjatė hutbes sė tij potencoi se shumė pak perėndimorė kanė njohuri tė sakta rreth personalitetit tė Muhammedit s.a.v.s., pasiqė atyre u ėshtė mundėsuar tė lexojnė biografinė e pastėr tė tij, tė thellohen nė njohjen e jetės dhe veprės sė tij larg ēdo paragjykimi
.. mirėpo shumicės prej tyre nuk u ėshtė mundėsuar njė gjė e tillė. Ne si musliman, nuk u kemi mundėsuar sa duhet, nuk iu kemi dhėnė rastin e duhur pėr ta mėsuar biografinė e pastėr tė Pejgamberit s.a.v.s., prandaj tė gjithė ne (muslimanėt) jemi pėrgjegjės para All-llahut pėr humbjen dhe lajthitjen e kėtyre popujve. Nuk ua kemi percjellur sa duhet madhėshtinė qė pėrmban mesazhi i Muhammedit s.a.v.s.
Pejgamberi s.a.v.s. pa dyshim ėshtė njeriu mė i madh i mbarė njerėzimit nė tė gjitha aspektet, ashtu siē kishte thėnė edhe Abbas Akkadi (All-llahu e mėshiroftė) nė librin e tij "Gjenialiteti i Muhammedit a.s".
Aishja (r.a.), bashkėshortja e tij pati thėnė se morali i tij ishte Kur'ani, qė do tė thotė se kush dėshiron tė mėsojė nė hollėsi rreth moralit tė Muhammedit s.a.v.s. le tė lexojė Kur'anin
Vazhdon
|