Lidhja e radhėve nė namaz
Revista el-Huda
Ibn Umer [radiallahu anhu] transmeton se i dėrguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] ka thėnė:"Rregulloni radhėt e juaja [drejt], se vėrtet engjėjt falen nė radhė. Radhitni krahėt e juaj, mbyllni zbrazėtirat, mbėshtetni duart pėr vėllanė e juaj dhe mos lini zbrazėti pėr shejtanin. Kushdo qė e lidh njė radhė [saf], Allahu e mban atė; kushdo qė e ndėrpret njė radhė, Allahu e nderpret atė." [Ahmed, Ebu Daud, en-Nesa'i dhe tė tjerėt. Shiko Sahi ul-Xhami nr.1187]
Kushdo qė ėshtė falur me grupe tė ndryshme njerėzish mbas gjase ka pėrjetuar situatėn nė vijim: Kur radhiteni pėr namaz, personi afėr jush s'lejon qė shputat e juaja t'i prekin tė tyret; nėse orvateni t'u afroheni atyre, ata largohen, nėse ngulmoni nė kėtė ka mundėsi qė tė shpėrthejė belaja.
Dėshmia pėr tė qėndruar katėr gishtėrinj larg?
Shumica e njerėzve, tė cilėt qėndrojnė larg fqiut tė tij gjatė namazit me xhemat, e bėjnė kėtė vetėm nga shprehija. Nuk do tė ishte me vend qė tė pohohet se kjo ėshtė e bazuar nė ndonjė medhheb tė caktuar, ngase kjo s'do tė gjindej nė mėsimet e librave burimore tė medhhebit. Pėr shembull, nė librin e famshėm tė fikhut Hanefi "Hashije" nga Ibn Abidejn, pėrmendja e vetme e mosprekjes sė shputave tė fqiut gjatė namazit, ėshtė nė rastin e burrit kur falet me bashkėshorten e tij! Ngjashėm, kjo s'ėshtė pėrmendur nė "el-Um" tė esh-Shafi'i. Mirėpo, opinioni se ėshtė e lejueshme qė tė qėndrohet katėr gishtėrinj larg nga personi i afėrt, ėshtė pėrmbledhur nė disa libra krahasues tė fikhut.1 Ky opinion, qė ne shpresojmė ta paraqesim, ėshtė supozim i pabazė, dhe zbatimi i mėtejshėm i kėsaj shkel tekste tė shumta tė pėrgjithshme e tė veēanta, tė cilat mėsojnė se si tė qėndrohet nė radhė pėr namazin e pėrbashkėt. Veē kėsaj, mėnyra nė tė cilėn faleshin shoqėruesit [sahabėt] nė praninė e pejgamberit [salallahu alejhi ue selam] ėshtė dėshmi pėr t'u ndjekur nga muslimanėt, posaēėrisht kur ai [salallahu alejhi ue selam] tha, "
se vėrtet unė mund t'ju shoh prapa shpinės sime
" [el-Buhari] Dhe ai e tha kėtė pasi urdhėroi shoqėruesit t'i ndreqin radhėt e tyre. Po tė mos e zbatonin urdhėrin e tij si duhet, apo po ta tepronin nė kėtė, atėherė ai, duke pasur mundėsi qė ta shohė kėtė, me siguri do t'i ndreqte edhe mė tej. Dhe kjo ėshtė dėshmi kundėr atyre qė pohojnė se interesi nė kėtė ēėshtje paraqet teprim.
Pėr mė shumė, ky opinion kėrkon nga personi qė falet tė bėjė njė akt shtesė, dmth tė largohet, ndėrsa po tė mos lėvizte kur personi afėr tij e vendos shputėn e tij afėr tė tijės, ai do tė vepronte mė pak, dhe veprimi mė i pakėt ėshtė rregulli nė namaz po nuk u dėshmua ndryshe! Kjo ėshtė veēanėrisht e vėrtetė nė dritėn e tekstit, siē do tė dėshmojmė nėse lejon Allahu.
Urdhėri pėr tė drejtuar radhėt dhe mbyllur zbrazėtirat, dhe se kjo ėshtė uaxhib [detyrim]
Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thėnė:"Bėjeni tė mirė qėndrimin tuaj nė namaz." [Ahmed dhe Ibn Hiban. Saktėsuar nga el-Albani nė Sahi ul-Xhami nr.195] Dhe:"Vendosni radhėt [drejt], dhe bashkohuni
" [el-Buhari, Muslim, dhe tė tjerėt].
Imam el-Begaui komentoi fjalėn 'terasuw' [kėtu ėshtė pėrkthyer si bashkim] duke thėnė, "Thėnia e tij 'terasuw' do tė thotė tė ngjiturit bashkė derisa tė mos ketė zbrazėti nė mes. Siē ka thėnė Allahu:"Vėrtet, Allahu i do ata qė luftojnė nė rrugėn e Tij nė radhė sikur tė ishin njė mur i ngurtė [mersusen]." [es-Saf:4] Do tė thotė se ata bashkohen me njėri-tjetrin. Nė kėtė ka dėshmi se imami duhet tė kthehet nga njerėzit pėr t'i urdhėruar ata qė t'i drejtojnė radhėt e tyre."2
Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] po ashtu ka thėnė:"Drejtoni radhėt, se vėrtet drejtimi i radhėve ėshtė pjesė e plotėsimit tė namazit." [el-Buhari dhe Muslim], pėr tė cilėn imam esh-Sheukani konstatoi, "Nga kjo kuptohet qė drejtimi i radhėve ėshtė uaxhib." [Nejl ul-Autar]
Dhe ai [salallahu alejhi ue selam] urdhėroi:"Mbyllni zbrazėtirat
[Ahmed, Ebu Daud, en-Nesa'i dhe tė tjerėt. Shiko Sahi ul-Xhami nr.1187]
Urdhėrimi i veprės me anė tė foljes, e cila shoqėrohet me 'Lamin' e urdhėrimit
Midis shenjave tė mirėnjohura tė njė detyrimi apo uaxhibi, nė usul ul-fikh, ėshtė kur folja urdhėruese tė jetė paraprirė nga shkronja Arabe lam. Ky lloj lami ėshtė i njohur si lam el-amr, apo lam urdhėrues. Kurdo qoftė qė kjo tė pėrdoret, atėherė nė kuptojmė se adresimi paraqet njė detyrim, pėrveē nėse kjo shoqėrohet me njė akt apo thėnie, e cila tregon se kjo ėshtė vetėm rekomandim. Nė tekstin vijues, lami i tillė i paraprin foljes, duke na lėnė tė kuptojmė se thėnia ėshtė njė detyrim:"Vendosni radhėt [drejt], [nė njė transmetim kėtė e vijon:Pasha Allahun, ose do t'i vendosni radhėt [drejt], ose Allahu do tė hedhė pėrēarje nė zemrat e juaja." [Ebu Daud, Ibn Hiban. Sahi, shiko Sahih et-Tergib uet-Terhib nr.512 dhe shtesa gjindet nė Ebu Daud, shiko Sahi ul-Xhami nr.1191]
Dhe:"Ose drejtoni radhėt, ose Allahu do tė bėjė qė pėrēarja tė shfaqet nė fytyrat e juaja." [el-Buhari, Muslim dhe tė tjerėt]
Imam en-Neueui shpjegon siē vijon:"Do tė thotė se hidhėrimi, armiqėsia dhe mospajtimi do tė shfaqen nė zemrat. Sikur thuhet, 'Fytyra e filanit ndryshojė ndaj meje.' Kjo do tė thotė, 'fytyra e tij tregon mospėlqim ndaj meje.' Pra, dallimi i tyre nė radhėt ėshtė njė lloj i dukshėm i pėrēarjes, dhe dallimet e dukshme sė jashtmi janė shkak pėr pėrēarjen e brendshme."3
Vazhdon