Rregullat e adbesit
nga shejh Allame Salih Ibn Feuzan Ibn Abdillah Ibn Feuzan
Burimi: el-Mulekhes el-Fikhi, vėllimi 1, f.31-35
Dije, o musliman, se abdesi ka kushte, detyrime dhe akte tė rekomanduara. Kushtet dhe shtyllat duhet tė pėrmbushen nėse njeriu ėshtė i aftė pėr kėtė, qė abdesi tė jetė korrekt. Pėrsa u pėrket akteve tė rekomanduara, ato e pėrsosin abdesin dhe nė to ka shpėrblim shtesė, e nėse kėto lihen, atėherė rregullsia e abdesit s'do tė ndikohej nga kjo.
Kushtet janė Islami, intelekti, vitet e pjekurisė dhe qėllimi [nijeti]. Pra, abdesi i mosbesimtarit dhe i tė ēmendurit s'ėshtė i vlefshėm, as i tė riut qė s'mund tė gjykojė si duhet, as i atij qė s'ka pėr qėllim tė marrė abdes por vetėm dėshiron tė freskohet apo tė lajė ndonjė pjesė tė trupit pėr tė larguar papastėrtinė.
Kusht i abdesit ėshtė qė uji tė jetė i pastėr dhe pastrues, sepse nėse ėshtė i papastėr, kjo s'do tė ishte pranueshme. Nga kushtet e abdesit ėshtė se uji duhet tė jetė i lejueshėm. Nėse uji pėrfitohet nė mėnyrė tė paligjshme apo merret nė mėnyrė joislamike, atėherė abdesi s'ėshtė korrekt.
Nga kushtet e abdesit ėshtė qė ai [abdesi] tė paraprihet nga pastrimi i organeve gjenitale duke pėrdorė ose ujė, ose gurė.
Po ashtu kusht ėshtė edhe largimi i gjėrave qė do ta pengonin ujin ta prek lėkurėn. Pra, ėshtė detyrim pėr atė qė merr abdes qė ta heqė atė qė e mbulon pjesėn trupore tė abdesit, qoftė baltė, brumė, qiri, pisllėk i mbledhur apo bojė e trashė; qė uji tė rrjedhė drejpėrdrejt nė lėkurėn e pjesės sė trupit pa pengesė.
Pėrsa u pėrket detyrimeve [uaxhib] tė abdesit, ato janė gjashtė:
1. Larja e tėrė fytyrės, dhe larja e gojės dhe e hundės ėshtė pjesė e kėsaj. Pra, ai qė lan fytyrėn e tij dhe e lė larjen e gojės dhe hundės apo njėrėn nga kėto, atėherė abdesi i tij s'do tė ishte korrekt, sepse fytyra dhe hunda janė pjesė tė fytyrės.
Allahu ka thėnė:"Lani fytyrat e juaja." [el-Maide: 7]
Ai urdhėron qė e tėrė fytyra tė lahet, kėshtu qė kushdo qė lė diēka nga kjo, ai nuk i bindet urdhėrit tė Allahut. Po ashtu pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] e lante gojėn dhe hundėn e tij.
2. Larja e dy duarve pėrfshirė edhe bėrrylat, pėr shkak tė thėnies sė mė tė Lartit:"Dhe duart e juaja deri nė bėrryla." [el-Maide: 7]
Domethėnė: pėrfshirė bėrrylat. Dhe pėr shkak se pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] i lante me ujė bėrrylat e tij, ndėrsa nė njė tjetėr hadith "Ai i lante duart e tij deri nė krah," qė tregon se bėrrylat pėrfshihen nė larje.
3. Fshirja e tėrė kokės, kurse veshėt janė pjesė e kokės nga thėnia mė tė Lartit:"Fshini kokat e juaja." [el-Maide: 7]
dhe thėnia e pejgamberit [salallahu alejhi ue selam]:"Veshėt janė pjesė e kokės."1 Pra, larja e vetėm njė pjese tė kokės s'ėshtė e pranueshme.
1. Transmetuar nga Ibn Maxhe, ed-Darakutni dhe tė tjerė pos tyre.
4. Larja e dy shputave sė bashku me nyjen [e kėmbės]. Pėr shkak tė thėnies sė mė tė Lartit:"Dhe shputat e juaja deri nė nyje." [el-Maide: 7]
Kjo vėrtetohet nga hadithet qė pėrshkruajnė abdesin e pejgamberit [salallahu alejhi ue selam] dhe vėrtet nė to qėndron se nyjet pėrfshihen nė larje.
5. Marrja e abdesit sipas renditjes [siē pėrmendet nė ajetin], qė sė pari tė lahet fytyra, pastaj dy duart, pastaj tė fshihet koka, pastaj tė lahen shputat pėr shkak tė thėnies sė mė tė Lartit:"O ju qė besoni! Kur tė pėrgatiteni pėr namaz lani fytyrat e juaja, duart e juaja deri nė bėrryla, fshijeni kokėn, dhe lani shputat e juaja deri nė nyje." [el-Maide: 7]
Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] merrte abdes sipas kėsaj renditjeje. Dhe ai [salallahu alejhi ue selam] ka thėnė:"Allahu s'do ta pranojė abdesin pėrveē nė kėtė mėnyrė."2
2. Transmetuar nga Ebu Daud dhe tė tjerėt veē tij.
6. el-Muwalat, dhe domethėnia e kėsaj ėshtė se secila pjesė e trupit qė ėshtė pėrmendur tė lahet nė seri nė mėnyrėn qė s'do tė kishte zbrazėti mes larjes sė njėrės pjesė dhe pjesės tjetėr qė ėshtė larė pėrpara, por qė larja e tyre tė jetė e njėpasnjėshme, duke e larė njėrėn pas tjetrės, nėse pėr kėtė ka mundėsi.
Kėto janė detyrimet e abdesit, tė cilave duhet pėrmbajtur ndėrsa merret abdesi nė pajtim me atė qė Allahu pėrmend nė Librin e Tij. Dijetarėt ndahen nė mendime pėrsa i pėrket rregulles sė tė thėnit 'bismilah' nė fillim nė abdesit, se a ėshtė kjo detyrim [uaxhib] apo Sunet, por tė gjithė mbajnė qėndrimin se kjo ėshtė ligjėruar, kėshtu s'ėshtė e pėrshtatshme qė kjo tė lihet.
Pėrsa i pėrket ndonjė gjėje, e cila ėshtė plotėsuese e asaj qė u pėrmend nė pėrshkrimin e abdesit tė pejgamberit [salallahu alejhi ue selam], atėherė kjo ėshtė e rekomanduar [mustehab]; ai qė e bėn kėtė do tė ketė shpėrblim shtesė, ndėrsa ai qė e lė atė asgjė se parandalon nga kjo.
Pėr kėtė shkak disa nga Fukahatė [Juristėt] e quajnė kėtė veprim suneni i abdesit, duke menduar nė aktet e rekomanduara. Sunenet e abdesit janė:
1. Siuak momenti pėr tė ėshtė kur tė lahet goja, qė goja tė pastrohet me kėtė dhe t'i mundėsohet individit gjendja e duhur e adhurimit pėr tė lexuar Kur'an dhe pėr t'iu lutur Allahut, mė tė lartit dhe tė fuqishmit.
2. Tė lahen duart tre herė para larjes sė fytyrės nė fillim tė abdesit, pėr shkak tė hadithit qė pėrmend kėtė, nga qė duart janė mjeti qė mbart ujin nėpėr tjerat pjesė tė trupit, kėshtu qė larja e tyre ėshtė njė masė parandaluese pėr abdesin.
3. Tė fillohet me larjen e gojės dhe hundės para larjes sė fytyrės, pėr shkak se me to ėshtė filluar nė hadith. Dhe, nė kėtė duhet bėrė pėrpjekje nėse nuk jemi agjėrueshėm, dhe domethėnia e pėrpjekjes nė larjen e gojės ėshtė lėvizja e ujit nėpėr tėrė gojėn, ndėrsa nė larjen e hundės mendohet nė futjen e ujit deri nė pjesėn e epėrme tė saj [hundės].
4. Ndėr aktet e rekomanduara tė abdesit ėshtė hollimi me ujė i mjekrrės sė dendur, nė mėnyrėn qė do ta mbėrrinte pjesėn e brendshme, dhe larja e gishtėrinjėve tė dorės, si dhe gishtave tė shputave.
5. et-Tejemum qė tė fillohet me dorėn dhe shputėn e djathtė para tė majtės.
6. Pėrsėritja e larjes deri nė tre herė, kur tė lahet fytyra, duart dhe shputat.
Kėto janė kushtet, shtyllat dhe aktet e rekomanduara tė abdesit. Ėshtė me rėndėsi qė t'i mėsoni kėto dhe tė pėrpiqeni t'i zbatoni nė ēdo abdes, qė abdesi i juaj tė jetė i plotė dhe nė pajtim me pėrshkrimin e ligjėruar, dhe qė ju tė arrini shpėrblimin.
Lusim Allahun qė ta na e shtojė diturinė e dobishme dhe veprat e mira, neve dhe juve.