Alone Ranger
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
|
Kjo eshte ceshtje qe ne nje doze te madhe varet nga ajo se cfare botekuptime, ideale , njerezit kane te ndertuar per dashurine ...
Une, personalisht i mbetem besnik idealeve te dashurise qe shpiejne drejt mardhenjes monogamike... I besoj dashurise e cila eshte e mbeshtetur mbi parime : perkujdesjeje, pergjegjesie, respekti dhe njohje te ndersjellet ... Jetegjatesia e nje dashurie , mund te jet e realizuar , vetem poqese qiftet angazhohen bashkarisht per tju permbajtur dhe respektuar parimet e larteshenuara .
Perfundime:
Nga ajo cfare kame shenuar me larte, jame munduar ti dha nje pergjigje , pyetjese qe ka per teme dashurine... E qe nderlidhet me dilemat dhe veshtiresit e mundesive te realizimit te saj .... Duke i bere casje ne nje aspekt qe nderlidhen me disa ide, pikepamje te Erich Fromm-it - Per vlerat e shoqerise bashkekohore (vlerat e shoqerise kapitaliste), nder to edhe per dashurine dhe nderthurjen e tyre me natyren e njeriut si qenie me dy anet e saja ... emocionale dhe fizike, ne ambientin e shoqerise kapitaliste.
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Dea_A
Nganjeher po mendoj se edhe ne jeten reale ska dashuri por edhe ajo eshte nje laramani interesi ,e lere me ne internet !
Kjo forme e te perceptuarit per dashurine... eshte perforcuar me paraqitjen e shoqerive industriale...dhe kultures se saj .... Ku cdo gje shifet me syrin e ekonomizimit dhe profitit ---Poashtu edhe dashuria si cdo mall tjeter ne treg... mund te posedohet, zoterohet, te kembehet... peraq sa ke interes te participonsh, investosh ne te .... "sa JEP - edhe MERR" ne dashuri !!!
Te kalkuluarit ekonomik edhe ne fushen e dashurise eshte - dicka qe e zbeh... gjendjen e altruizmit, ndjenjave...ne raport me personin ndaj te cilit drejtohen , transmetohen keto ndjenja te zbeheta!!!
Pikerisht duke pasur parasysh kete parim ekonomik sa jep edhe merr, ne funksionimin e te menduarit dhe ne krijimin , ndertimin e idealeve dhe botekuptimeve per dashurine; Dalin ne pah, zbulohet, jo-efikasiteti dhe problemet qe lindin , akumulohen nga ky jo-efikasitet >>>>> (nga ky parim i te menduarit ekonomik, sado racional, mirepo jo i zbatueshem-efikas ne kopshtin e dashurise).
Eshte veshtire te gjeshe modalitete, pikepamje, teori te cilat do tmund te jene te aplikueshme njesoj ne te gjtha realitetet shoqerore, ne te gjitha sferat e jetes shoqerore
Parimi sa jep edhe merr qe eshte treguar i sukseseshem ne fushen e ekonomise, nuk do te thote qe kjo do te kete , do te prodhoj te njejtin efekt , efikasitet edhe ne fushen e dashurise
Apo, parimi i te ndermjetmes - parimi logjik i perzgjedhjes se tretes ... ndermjet dy alternativave te skajshme ....Edhe ky parim nuk eshte i zbatueshem ne fushen e dashurise. Nuk mund te jesh i dashuruar pak , mesatarisht , apo shume .
Smund te veprohet me njesi matese ne kete fushe (dashuri).
OSE JE I DASHURUAR OSE NUK JE I DASHURUAR .... njejet me kete psh : nje femer ose eshte shtatezene , ose nuk eshte shtatezene ... Nuk mundet me qen pak shtatezene.. apo gjysme-shtatezene
. Apo, nuk mundesh te jesh gjysem i vdekur, gjysem i gjalle . Ose je i/e gjalle , ose je i/e vdekur .s
Dashuria eshte nje emocion ku dominon ndjenja e altruizmit, sakrifices per te tjeret; Respektivisht per tjetrin pa ndonje kalkulim- detyrimi, kompenzimi.
Dashuria eshte nje emocion , ndjenje qe lind dhe ushqehet nga brendia e shpirtit , nje emocion qe ofron dhe mbane te ofruare te lidhur forte dy trupa te qenjes humane .
Dashuria eshte nje qenie, e vetmja me premtuese qe shmange , siguron njeriun nga ndjenja e vetmise dhe anktheve ...
Dashuria eshte qelesi i sherimit , te te gjitha frustrimeve , ndjenjave te pakendshme, lajthitjeve qe njeriu perjeton mbas knaqesive , mbas nje kulmi eksitimi ekstaze TE CILAT VIJNE SI PASOJE E NJE KALKULIMI EKONOMIKE NE DASHURI .
Mbase cdo kulminacioni te kenaqesise dhe eksitimi e arritur me perllogaritje ekonomike, pason ndjenja e deshprimit ... edhepse kemi provuar eksitimi !!! Brenda nesh (brena shpirtit) asgje nuk ka ndodhur .
Thjesht, nje perpjekje per tju shmangur merzitjes , vetmise...Duke perqendruar tere forcen, epshin kuptohet, me perjashtim te arsyes dhe dashurise .
DHE NE FUND: Pas aktit seksual kafsha eshte e trishtuar
Kjo thenje i referohet seksit pa dashuri... Arritje e nje ekstaze knaqesie-fizike
pas se ciles pashmangshem shfaqet ndjenja e zhgenjimit .
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !
Be yourself, everyone else is taken.
|