Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-04-07, 17:03   #267
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kėtė e quani poshtėrim?

The Guardian 31. 3. 2007- ...Sa i pėrket detyrimit qė marinarja Faye Turney tė bartė shaminė e zezė , duke lejuar qė fotografia e saj tė shėtis tėrė botėn – pyetem, a thua iranianėt nuk kanė koncept tė sjelljeve civilizuese? Ēfarė tė keqe ka nėse e detyrojnė tė mbajė kapelė nė kokė? Nė kėtė formė ne sillemi me tė burgosurit mysliman – nė kokat e tyre vendosim thasė, kėshtu qė mezi marrin frymė. Atėherė ėshtė plotėsisht e pranueshme qė t’i fotografojmė dhe kėto fotografi t’i publikojmė nė gazeta, sepse tė burgosurit nuk mund tė njihen dhe tė ofendohen siē ėshtė rasti me marinarėt e mjerė anglez...
Nuk ka kapela, rrahje, maltretime... Kėta iranian nuk janė aspak tė civilizuar

Shkruan: Terry Jones
E pėrkrahi pakėnaqėsinė e shprehur nė shtypin anglez pėr mėnyrėn e sjelljeve ndaj marinarėve tanė tė cilėt Irani i akuzoi pėr hyrje ilegale nė territoritorin e tyre. Ky ėshtė turp. Ne as nė ėndėrr nuk do tė silleshim ndaj tė burgosurve nė kėtė mėnyrė – t’i lejojmė tė pinė duhan, edhe pse ėshtė vėrtetuar se duhani tė vret. Ndėrsa sa i pėrket detyrimit qė marinarja Faye Turneypėr ta mbuloj kokėn me njė shami tė zezė, duke lejuar qė fotografia e saj tė shėtis tėrė botėn – pyetem, a thua iranianėt nuk kanė koncept tė sjelljeve civilizuese? Ēfarė tė keqe ka nėse e detyrojnė tė mbajė kapelė nė kokė? Nė kėtė formė ne sillemi me tė burgosurit mysliman – nė kokat e tyre vendosim thasė, kėshtu qė mezi marrin frymė. Atėherė ėshtė plotėsisht e pranueshme qė t’i fotografojmė dhe kėto fotografi t’i publikojmė nė gazeta, sepse tė burgosurit nuk mund tė njihen dhe tė ofendohen siē ėshtė rasti me marinarėt e mjerė anglez.
Gjithashtu ėshtė e papranueshme qė tė burgosurve anglez t’ju lejohet tė flasin pėr gjėrat pėr tė cilat mė vonė mund tė pendohen. Sikur iranianėt t’ju mbyllnin gojėn me shirita ngjitės, siē veprojmė ne me tė burgosurit tanė, atėherė nuk do tė ishin nė gjendje tė flasin asnjė fjalė. Me siguri se do ta kishin mė vėshtirė tė marrin frymė, e sidomos nėse kokat e tyre do t’i kishin tė mbuluara me thasė – por, kėshtu nuk do tė kishin mundėsi tė flasin dhe nuk do tė ofendoheshin.
Ēfarė skandali, t’ju lejohet tė burgosurve tė shkruajnė letra familjarėve duke iu treguar se janė shėndosh e mirė! Ėshtė koha qė iranianėt tė vendosen nė tė njėjtėn anė me botėn civilizuese, duke iu lejuar tė burgosurve intimitetin robėrues nė vetmi. Nė fund tė fundit, ky privilegj ėshtė njė ndėr shumė tė tjerė qė amerikanėt u lejojnė tė burgosurve tė tyre nė Guantanamo.
Vetia e parė e njė vendi tė civilizuar ėshtė qė personat tė cilėt janė arrestuar nė vendet ku ata kanė kryer invazion tė mos gjykohen shpejtė. P.sh., tė burgosurit e Gunatanamos gati 5 vjet gėzuan intimeitetin e tyre, dhe pas kėsaj kohe filloj gjykimi i tė burgosuri tė parė. Ēfarė dallimi kundrejt gutisė sė pafalėnderushme iraniane qė t’i paraqesin tė burgosurit e tyre para kamerave!
Pėr mė tepėr, ėshtė e qartė se tė burgosurit britanik nuk i janė nėnshtruar kurrfarė keqtrajtimeve nga ana iraniane. Ndėrsa ushtria amerikane tė burgosurve tė tyre irakian u siguron “ushtrime fizike”. Kjo nėnkupton angazhimin ekzotik tė “pozicioneve rraskapitėse” nė tė cilat tė burgosurit duhet tė qėndrojnė me orė tė tėra. Janė tė njohur edhe ushtrimet e uljes ashtu qė kofshėt e tyre duhet tė janė paralel me dyshemenė. Kjo krijon gjendje me dhimbje tė mėdha dhe nė fund me kallje tė muskujve. Tė gjitha kėto janė kėnaqėsi tė shėndetshme dhe nė fund i burgosuri do tė pranoj tė gjitha ēka kėrkohet nga ai.
Kjo shpie deri te poenta ime. Nga TV incizimet shihet qartė se marinarja i ėshtė nėnshtruar presioneve. Gazetat kanė angazhuar psikolog qė t’i analizojnė incizimet dhe erdhėn deri te pėrfundimi se ajo ėshtė “nė gjendje tė rėndė dhe e stresuar”.
Tmerri i kėsaj ėshtė mėnyra se si iranianėt e bėnė qė ajo tė jetė “nė gjendje tė rėndė dhe e stresuar”. Nė trupin dhe fytyrėn e saj nuk shihen shenja tė keqtrajtimit. Kjo ėshtė e papranueshme. Nėse tė burgosurit detyrohen tė qėndrojnė nė pozita “tė neveritshme seksuale” apo i keqtrajtojnė nė gjenitalet e tyre me forma tė ndryshme elektrike atėherė duhet t’i fotografojnė si nė Ebu Graib. Dhe vetėm atėherė fotografitė duhet t’i tregohen botės sė civilizuar, kėshtu qė ēdo njėri mund tė shikoj ēfarė ėshtė duke ndodhur.
Siē thotė Stephen Glover nė Daily Mail, ndoshta nuk do tė mjafton bombardimi i Iranit si hakmarrje pėr ofendimin e marinarėve tanė. Jo, iranianėt duhet t’i nėnshtrohen vuajtjeve – me anė tė ashpėrsimit tė saknskioneve, siē propozon Maili, ose ta bindin Bushin qė ta pėrshpejtoj bombardimin e Iranit – gjė qė ai e ka ndėr mend – qė ta sjell demokracinė dhe vlerat perėndimore nė Iran, siē bėri nė Irak.

Terry Jones ėshtė regjisor dhe artist

The Guardian

Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė