Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-04-07, 02:42   #44
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kush sprovohet mė sė shumti?

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotė: “Njerėzit qė mė sė shumti sprovohen janė pejgamberėt, pastaj ata qė janė mė afėr tyre, pastaj ata qė janė mė afėr tyre. Sprovohet njeriu aq sa ka fe, ai qė ka fe tė madhe i shtohet sprovimi, kurse ai qė ėshtė i dobėt nė fe, i lehtėsohet sprovimi. Sprovohet besimtari aq, sa qė ecė nė mesin e njerėzve, duke mos mbetur nė te asnjė mėkat”. (Buhariu).
Hadith madhėshtor me domethėnie gjigante. Fjalė tė zgjedhura tė cilat mund tė dalin vetėm nga njeriu i zgjedhur, i cili nuk flet nga hamendja, por nga shpallja qė i shpallet nga i Dituri, i Urti.
Ky ėshtė njė hadith bazė sa i pėrket temės sė sprovimit, e ai qė e analizon kėtė hadith do t’i mjaftojė pėr ta kuptuar esencėn e ēėshtjes sė sprovimit.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nė kėtė hadith me pak fjalė e sqaron krejt atė qė duhet tė dihet nė lidhje me sprovat. Hadithi ndahet nė tri pjesė, ku secila prej tyre tregon njė ēėshtje tė caktuar:
1. “Njerėzit qė mė sė shumti sprovohen janė pejgamberėt, pastaj ata qė janė mė afėr tyre, pastaj ata qė janė mė afėr tyre.”
Kjo pjesė e hadithit na bėn tė qartė njė tė vėrtetė tė madhe, e ajo ėshtė se: Ligji i All-llahut nė kėtė botė ėshtė se Ai do t’i sprovojė besimtarėt, e nga ky ligj nuk pėrjashtohet askush, as krijesat mė fisnike – pra tė Dėrguarit, alejhimus-selam.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: “A menduan njerėzit tė thonė: “Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?” Ne i sprovuam ata qė ishin para tyre, ashtu qė All-llahu gjithqysh do t'i dallojė ata qė e thanė tė vėrtetėn, do t'i dallojė dhe gėnjeshtarėt”. [Ankebut: 2-3].
Kėshtu Ai, subhanehu ve teala, na bėn tė ditur se sprova ėshtė gjė e pashmangshme, janė sprovuar tė dėrguarit, janė sprovuar ata qė ishin para nesh dhe do tė sprovohen ata qė do tė vijnė pas nesh. Kėshtu ka caktuar i Dituri, i Urti. Fundi fundit, e tėrė jeta ėshtė sprovė, siē thotė Ai, subhanehu ve teala: “Ai ėshtė qė krijoi vdekjen dhe jetėn, pėr t'ju provuar se cili prej jush ėshtė mė vepėrmirė…” [Mulk: 2].
Pastaj All-llahu, subhanehu ve teala, tregon se sprovat janė tė llojllojshme, duke thėnė: “Ju patjetėr do tė sprovoheni si nė pasurinė tuaj, si nė vetėn tuaj, madje do tė dėgjoni ofendime tė shumta prej atyre qė u ėshtė dhėnė libri para jush, e edhe prej idhujtarėve, po nė qoftė se duroni dhe ruheni, ajo ėshtė gjėja mė vendimtare”. (Ali Imran: 186).
Nga mėshira e Tij, All-llahu, tebareke ve teala, na i mėson dy gjėra pėr ti kaluar sprovat me sukses, e ato janė:
1. Durimi,
2. Devotshmėria.
Pra, gjėja e parė qė na mėson Resulull-llahu, alejhis-selam, nė kėtė hadith ėshtė se sprovat janė tė pashmangshme, se me to do tė sprovohen tė dėrguarit dhe pasuesit e tyre deri nė Ditėn e Gjykimit.
2. “Sprovohet njeriu aq sa ka fe, ai qė ka fe tė madhe i shtohet sprovimi, kurse ai qė ėshtė i dobėt nė fe, i lehtėsohet sprovimi.”
Pasi qė na e qartėsoi se sprovat janė ligj i All-llahut dhe se do tė sprovohen tė gjithė, nė kėtė pjesė i Dėrguari i All-llahut na tregon kriterin nė bazė tė cilit njerėzit sprovohen, e ai ėshtė: imani (besimi).
Kjo ėshtė drejtėsia e All-llahut, azze ve xhel: E sprovon atė qė ka besim tė dobėt me sprovė mė tė vogėl, sepse ai mund tė durojė mė pak dhe meriton shpėrblim mė tė vogėl, kurse atė qė ka besim tė madh e sprovon mė shumė, sepse ai mund tė durojė mė shumė dhe meriton shpėrblim mė tė madh.
Nėse imani ėshtė i madh, sprovat janė tė asaj grade, e nėse ėshtė i vogėl, aq janė edhe sprovat. Ky fakt i jep vullnet, kurajo dhe shpresė tė sprovuarit, sepse:
• Sprova e tij tregon se ai ka besim, tregon se ai ėshtė nė rrugėn e drejtė, nė rrugėn e tė dėrguarve dhe njerėzve tė mirė, sepse ata janė sprovuar me sprovat mė tė rėnda.
• Sprova – nėse kalohet si duhet – ėshtė nė dobi tė tė sprovuarit, e assesi nė dėm tė tij. All-llahu i Madhėrishėm me anė tė sprovės do t’ia fshijė mėkatet dhe do t’ia ngritė gradat e tija nė xhennet.
Tė dashur vėllezėr! A nuk mjafton ky fakt qė tė na ndihmojė tė mos dėshpėrohemi dhe tė mos demoralizohemi kur tė goditemi me ndonjė sprovė, por tė durojmė dhe tė shpresojmė nė shpėrblimin e All-llahut?
3. “Sprovohet besimtari saqė ecė nė mesin e njerėzve, duke mos mbetur nė te asnjė mėkat”.
Pasi qė tregoi se sprova ėshtė ligj i All-llahut dhe pasi qė e tregoi kriterin nė bazė tė tė cilit njerėzit sprovohen, nė kėtė pjesė Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na tregon urtėsinė e cila qėndron pas sprovave, sepse All-llahu ėshtė i Urtė dhe ska mundėsi tė veprojė diēka kot, mirėpo Ai e bėn atė me njė qėllim tė caktuar, qėllim i cili padyshim se ėshtė i drejtė dhe i urtė.

Besimtarėt kanė dobi tė mėdha nga sprovat, edhe atė:
- All-llahu nga mėshira e Tij me anė tė sprovave na i fal mėkatet tona dhe na i ngritė gradat tona nė xhennet.
- Sprovat e kalitin personalitetin e besimtarit dhe e pėrsosin, e bėjnė tė durueshėm dhe tė qėndrueshėm, tė aftė dhe tė kujdesshėm, e bėjnė tė pėrgaditur pėr ta bartur emanetin e “mėkėmbėsit nė tokė” mbi supet e tij dhe pėr ta kryer kėtė funksion ashtu si duhet. Dihet se ai qė e fiton njė gjė pa mund, nuk i’a din vlerėn dhe shumė shpejt e humbė, kurse ai qė e fiton me mund, i’a din vlerėn dhe lufton me mish e me shpirtė qė ta ruaj atė.
- Sprovat i pastrojnė rradhėt e besimtarėve nga munafikat, dyftyrėshat dhe tė luhatshmit nė fe.
Pejgamberi, alejhis-selam, ka thėnė: “E ēuditshme ėshtė ēėshtja e besimtarit. Ēėshtja e tij ėshtė krejt mirė pėr tė dhe nuk ėshtė e tillė pėr askėnd tjetėr. Nėse besimtarin e godet gėzimi, ai falėnderon (All-llahun), e kjo i sjell dobi, kurse nėse e godet e keqja, ai bėn durim (sabėr) andaj edhe kjo i sjell dobi (shpėrblim)”. [Muslimi].
Pjesa “dhe nuk ėshtė e tillė pėr askėnd tjetėr” na sqaron se pabesimtarėt (kafirat) nuk e fitojnė kėtė mirėsi nga sprovat. Ato janė dėnim pėr ta.
Kjo ėshtė ajo qė All-llahu na e lehtėsoi nga nxjerja e pėrfitimeve nga ky hadith i madh. Ku e kemi qėlluar, ajo ėshtė nga mirėsia e All-llahut, e ku kemi gabuar, ajo ėshtė nga dobėsia jonė dhe nga shejtani.
E lusim All-llahun, tebareke ve teala, qė tė na mėson atė qė ėshtė e dobishme dhe tė na mundėson tė kemi dobi nga ajo qė e mėsojmė. Amin. </SPAN>

Omer Islami,
25.11.2005

Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė