Kuvendi javėn e ardhshme e shpall konkursin pėr simbolet
Prishtinė, 5 prill- Kuvendi i Kosovės javėn e ardhshme do ta shpallė konkursin pėr simbolet shtetėrore tė Kosovės, tha sot kryekuvendari Kolė Berisha.
Nė njė takim me gazetarė ai pohoi se kriteret pėr konkursin pėr simbolet shtetėrore tė Kosovės tashmė janė pėrcaktuar nga Kryesia e Kuvendit.
"Ėshtė e vėrtetė qė ėshtė mbajtur njė mbledhje e Kryesisė ku janė caktuar kriteret, por ka edhe shumėēka tjetėr qė duhet t'i paraprijnė asaj procedure. Jemi nė pėrfundim tė procedurės tė shpalljes sė konkursit dhe jam i bindur se javėn e ardhshme do tė jetė publik konkursi pėr simbolet", tha kryekuvendari Berisha.
Kryesia e Kuvendit tė Kosovės dhe shefat e grupeve parlamentare, mė 12 mars ranė dakord qė ta shpallin njė konkurs kombėtar pėr simbolet shtetėrore tė Kosovės, pėr flamurin shtetėror dhe stemėn, ndėrsa ēėshtjen e himnit e patėn lėnė pėr njė kohė tjetėr, me vlerėsimin se nuk ėshtė ēėshtje urgjente.
Kryesia ka pėrcaktuar si kriter, qė konkursi tė jetė nacional, ndėrsa do tė jetė i hapur 30 ditė, ndėrsa komisioni do tė krijohet nga Kuvendi dhe do tė ketė edhe ekspertė jashtė Kuvendit.
QIK-u
|