Rruga drejtė pavarėsisė sė Kosovės ėshtė trasuar nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane pėrmes Kongresit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės
1985
Janar
Joe DioGuardi, shqiptaro-amerikan, jep betimin para Kryetarit tė Kongresit tė SHBA-ve pėr tė filluar mandatin e tij si Kongresist
Shtator
Shqiptaro-Amerikanėt nga Rrethina Kongresionale e DioGuardit mėsojnė se babai i tij ėshtė Arbėresh dhe fillojnė tė lobojnė DioGuardin pėr ēėshtjen e Kosovės.
1986
Qershor
Rezoluta e parė pėr tė drejtat e shqiptarėve nė Jugosllavi paraqitet nė Kongresin e Shteteve tė Bashkuara nga DioGuardi nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesėve (H.Con.Res. 358) dhe nga pėrkrahėsi i tij, Senatori Bob Dole nė Senat (S.Con.Res. 150).
Nėntor
DioGuardi rizgjidhet Kongresist edhe pėr njė mandat dy vjeēar.
1987
Qershor
DioGuardi paraqet njė verzion tė ri tė rezolutės kongresionale pėr shqiptarėt nė Kosovė para Kongresit sė bashku me 57 kongresistė tjerė (H.Con.Res. 162)
Korrik
Sllobodan Millosheviqi vjen nė pushtet dhe fillon tė ēpifė akuza kundėr shqiptarėve pėr krime ndaj serbėve nė Kosovė pėr tė rritur tensionet etnike.
Tetor
Departamenti i Shtetit tė SHBA-ve ekspozon politiken e vet pro-jugosllave, anti-shqiptare nė njė letėr drejtuar Kongresistit Dante Fascell (atėherė Kryetar i Komitetit Kongresional pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare), nė tė cilėn thuhej se kėrkesa e DioGuardit pėr tė diskutuar ēėshtjen e Kosovės nė Kongres ishte ofendim pėr njė shtet mik dhe aleat (Jugosllavinė) tė SHBA-ve.
Nėntor
Kryetari Fascell, njė italiano-amerikan dhe mik i DioGuardit, lejon Dėgjimin e parė Kongresional pėr ēėshtjen e Kosovės.
1988
Qershor
DioGuardi udhėheqė mitingun e parė madhor tė shqiptarėve para Kombeve tė Bashkuara pėr tė tėrhequr vėmendjen e shtypit dhe publikut nė SHBA drejtė kėrkesave tė drejta tė shqiptarėve nė ish-Jugosllavi, e veēanėrisht tė atyre nė Kosovė.
Shtator
DioGuardi dhe Kongresisti Lantos kundėrshtojnė politikėn anti-shqiptare amerikane nė njė takim tė nivelit tė lartė me zyrtarė tė Departamentit tė Shtetit dhe me Ambasadorin nga Jugosllavia.
1989
Janar
Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane themelohet nga DioGuardi dhe pėrkrahės dymbėdhjetė shqiptaro-amerikan tė ardhur nga tė gjitha tokat shqiptare nė Ballkan.
Qershor
Mitingu i parė madhor pėr ēlirim tė Kosovės nga okupimi serb dhe pėr lirim tė Adem Demaēit nga burgu mbahet nė Washington, DC.
Korrik
Kongresi aprovon rezolutėn e parė pėr tė drejtat e shqiptarėve si nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesėve (H.Con.Res. 314) ashtu edhe nė Senat (S.Con.Res. 124).
Nėntor
DioGuardi udhėton pėr herė tė parė pėr nė Beograd pėr tė kundėrshtuar Millosheviqin dhe pėr nė Prishtinė pėr tė takuar Dr. Ibrahim Rugovėn dhe pėr tė qenė dėshmitar i brutalitetit tė okupimit serb nė Kosovė.
1990
Shkurt
DioGuardi sjellė nė Beograd dhe Prishtinė Drejtorin Ekzekutiv tė Kėshillit pėr tė Drejtat e Njeriut tė Kongresit pėr tė dėshmuar okupimin e Kosovės dhe pėr tė marrė dėshmi nga gazetarė dhe aktivistė shqiptarė nė Kosovė.
Prill
Liga Qytetare sjellė nė Washington, DC, Dr. Rugovėn dhe njėmbėdhjetė liderė tjerė nga Kosova tė fushave akademike, qytetare, dhe shoqėrore, pėr tė dėshmuar para Kongresit pėr herė tė parė dhe pėr tu nderuar nga shqiptaro-amerikanėt nė Hotelin Sheraton nė New York City.
Maj
DioGuardi sjellė nė Kosovė Tom dhe Annette Lantos si dhe shefin e stafit tė Kongresistit Lantos pėr tė ekspozuar Getot e Varshavės qė Milosheviqi kishte krijuar tanimė nė Kosovė.
Korrik
DioGuardit zyrtarisht i ndalohet hyrja nė Jugosllavi nga Parlamenti nė Beograd nėn diktatin e Millosheviqit.
Gusht
Me kėrkesė tė Ligės Qytetare, Bob Dole dhe gjashtė Senatorė tjerė tė SHBA-ve vizitojnė Prishtinėn pėr tė parė pėr sė afėrmi brutalitetin e Millosheviqit.