1991
Janar
DioGuardi dhe Lantos udhėtojnė pėr nė Luksemburg pėr tė themeluar Grupin Ndėrparlamentar pėr Kuvendin e Kosovės nė ekzil me Iljaz Ramajlin dhe Lordin britanik Bethel.
Shkurt
DioGuardi dėshmon nė njė Dėgjim tė Senatit tė SHBA-ve tė udhėhequr nga Senatori Biden, ku cilėson Millosheqivin si Hilterin e Ri tė Evropės Sadam Hysein tė Ballkanit, dhe ku paraqet pėr herė tė parė publikisht kėrkesėn e drejtė pėr pavarėsinė e Kosovės sipas ligjit ndėrkombėtar.
Qershor
Liga Qytetare angazhohet pėr ēėshtjen e Kosovės edhe nė Komisionin e Helksinkut nė Kopenhagė ku edhe mbanė njė miting me shqiptarėt e ardhur nga mbarė Evropa.
1992
Janar
Liga Qytetare bindė Kongresistin Lantos qė tė paraqesė nė Kongres rezolutėn e parė pėr pavarėsinė e Kosovės (H.Con.Res. 264)
1993
Mars
Gjatė qėndrimit pėr tė monitoruar referendumin pėr pavarėsi nė Maqedoni, DioGuardi kalon fshehtazi kufirin pėr nė Kaēanik, Kosovė, pėr tė mėsuar nga sė afėrmi pėr gjendjen brenda Kosovės dhe pėr ti raportuar Kongresit nė lidhje me tė. .
Dhjetor
Shirley Cloyes, publiciste e Lawrence Hill Books, i bashkohet Ligės Qytetare Shqiptaro-Amerikane.
1994
Shkurt
DioGuardi dhe Kongresisti Gilman mundėsojnė takimin e Dr. Rugovės mė Presidentin Clinton, para fillimit tė ceremonisė sė pėrvjetėshme tė Mėgjesit tė Lutjeve, pėr tė sjellur mė shumė shpresė nė Kosovė gjatė periudhės kritike tė okupimit Serb.
Prill
Liga Qytetare mbanė miting ku pėr herė tė parė kėrkohet nga SHBA-tė qė tė dėrgojnė trupa ushtarake nė Kosovė dhe pėrreth saj.
Maj
Kongresisti Gilman paraqet njė rezolutė kongresionale pėrmes sė cilės kėrkon nga Presidenti Clinton qė tė mbrojė tė drejtat e Kosovarėve dhe tė vendosė njė protektorat tė OKB-sė nė Kosovė (H.Con.Res. 251)
1995
Shkurt
Liga Qytetare arrinė tė marrė pėrkrahjen e lobit hebrej pėr Kosovėn gjatė njė ceremonie nė Muzeun Memorial tė Holokaustit nė Washington, DC sė bashku Kongresistėt Hebrejo-Amerikanė Lantos, Gilman, dhe Nadler.
Mars
Kongresisti Gilman paraqet njė rezolutė kongresionale qė kushtėzon heqjen e sanksioneve ndaj Serbisė me pėrmirėsimin e gjendjes nė Kosovė (H.Con.Res. 1360)
Shtator
DioGuardi dhe Cloyes udhėtojnė pėr nė Turqi ku edhe mbajnė njė konferencė pėr shtyp nė Stamboll pėr tė paraqitur brutalitetin e Millosheviqit dhe pėr tė kėrkuar pėrkrahjen e Ankarasė pėr pavarėsinė e Kosovės.
1996
DioGuardit nuk i jepet vizė pėr tė vizituar Malin e Zi, dhe ende ėshtė nė fuqi ndalimi pėr hyrjen e tij nė Kosovė, kėshtu qė Liga Qytetare udhėheqė disa delegacione pėr nė Tetovė dhe Maqedoninė perėndimore nė pėrkrahje tė universitetit shqiptar atje.
1997
Tetor
Liga Qytetare fillon distribuimin e librit Rescue in Albania (Shpėtimi nė Shqipėri) tek anėtarėt e Kongresit dhe Senatit tė SHBA-ve pėr tė dėshmuar kurajon dhe tolerancėn e popullit shqiptar qė kishte shpėtuar tė gjithė hebrenjtė qė jetonin nė Shqipėri apo qė kėrkuan strehim nė Shqipėri gjatė pėrndjekjes nga Nazistėt nė Luftėn e Dytė Botėrore.
1998
Shkurt
Liga Qytetare nė mėnyrė tė hapur deklaron pėrkrahjen e saj ndaj Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.
Mars
Cloyes kundėrshton Ambasadorin Gelbard nė njė Dėgjim Kongresional dhe i deklaron Kongresit se UĒK nuk ėshtė njė grup terrorist.
Prill/Maj
DioGuardi dhe Cloyes i bėjnė thirrje Kongresit qė tė pėrkrahė intervenimin ushtarak tė SHBA-ve nė Kosovė dhe tė akuzimin e Millosheviqit. (DioGuardi dėshmon para Komitetit Kongresional tė Helsinkut dhe Komitetit pėr Marrėdhėnie me Jashtė tė Senatit)
Qershor
DioGuardi pėrsėri dėshmon para Komitetit Kongresional tė Helsinkut nė lidhje invazionin ushtarak serb tė Kosovės dhe pėr akuzimin e Millosheviqit si kriminel lufte.
July
Cloyes fillon tė punojė me Partinė Radikale Transnacionale me bazė nė Itali pėr tė pėrgatitur dokumentacionin pėr akuzėn ndaj Millosheviqit si kriminel lufte pėr nė Hagė
Gusht
Liga Qytetare shkon nė Romė, ku DioGuardi dhe Cloyes lobojnė Papėn pėr Kosovėn.
Shtator
Liga Qytetare lobon Emma Boninon, kryesuese e Komisionit Evropian pėr tė Drejtat e Njeriut, pėr Kosovėn.
Tetor
Liga Qytetare mbanė miting para OKB-sė kundėr marrėveshjes sė Holbrukut me Millosheviqinmarrėveshje kjo qė ēonte nė masakren e shqiptarėve nė Reēak.
1999
Shkurt
Liga Qytetare shkon nė Rambuje, Francė, ku mban miting madhor me shqiptarė nga e mbarė Evropa nė pėrkrahje tė pavarėsisė pėr Kosovėn.
Shkurt-Gusht
DioGuardi dhe Cloyes advokojnė pėr Kosovėn nė mbi pesėdhjetė emisione radioje e televizioni ndėrkombėtare e tė SHBA-ve.
Mars
Cloyes dėshmon pas Senatorit Dole, Ambasadorit Kirkpatrick, dhe Dr. Kissinger para Komitetit pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare tė Kongresit nė pėrkrahje tė dėrgimit tė trupave amerikane nė Kosovė, dhe Liga Qytetare mbanė njė miting para OKB-sė ku kėrkohet nga SHBA-tė qė tė armatosin UĒK-nė, tė dėrgojnė trupa ushtarake pėr tė mbrojtur popullin e Kosovės, dhe tė ndalojnė gjenocidin.
Prill-Korrik
DioGuardi dhe Cloyes takohen me liderė tė komunitetit hebrenjė, mbajnė mitingje, dhe konferenca pėr shtyp pėr Kosovėn nė Dallas, Los Angeles, Detroit, Chicago, Milwaukee, Miami, dhe Atlantic City.
Maj
DioGuardi dhe Cloyes flasin para Kėshillit tė Komuniteteve Muslimane nė favor tė Kosovės nė Vancouver, Kanadė.
Gusht
DioGuardi dhe Cloyes udhėtojnė pėr nė Kosovėn e lirė dhe takohen me Gjeneral-Major Ramush Haradinaj pas luftės sė NATO-s, dhe i raportojnė Kongresit nė lidhje me gjendjen e pasluftės nė Kosovė.
Tetor
DioGuardi dhe Cloyes ftohen nga Ipeshkvi Mark Sopi pėr tė marrė pjesė nė meshėn e parė nė Kosovėn e lirė nė Bizhtashin pėr tu lutur pėr tė gjithė Kosovarėt qė sakrifikuan jetėrat e tyre pėr liri.
Nėntor
Njė delegacion zyrtar i Ligės Qytetare i udhėhequr nga DioGuardi dhe Cloyes feston Ditėn e Flamurit nė Prizren dhe Pejė me ftesė tė Ramush Haradinajt.
2000
Shkurt
Liga Qytetare mbanė njė miting nė Manhattan me Senatorin John McCain ku kėrkohet lirimi i shqiptarėve tė Kosovės tė marrė si pengje lufte nga burgjet serbe.
Prill
Liga Qytetare bindė Komitetin pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare tė Kongresit qė tė mbajė njė Dėgjim Kongresional pėr mėnyrėn se si mund tė fitohet paqja nė Kosovėn e pasluftės, dhe sjellė Ramush Haradinajn, Muhamet Mustafėn, Bajram Rexhepin, Esad Stavilecin, dhe Shyqyri Kelmendin pėr tė dėshmuar nė kėtė seancė.
Shtator
Liga Qytetare sjellė Haradinajn nė New York, Chicago, dhe Washington, DC, pėr takime me anėtar tė Kongresit, Senatit, dhe Departamentit tė Shtetit.